Kulturë
Shyqyri Fejzo: Alida Hisku dhe 50-vjetori i “Vajzat e fshatit tim”
E marte, 28.10.2025, 06:58 PM

Alida Hisku dhe 50 vjetori i këngës fituese në Festivalin e 13-të, të këngës viti 1975 “Vajzat e fshatit tim.”
Nga
Shyqyri Fejzo
Historia
njerzore flet se çdo epokë prodhon heronjtë e saj. Në momente të caktuara kjo
histori ka treguar se një qytet, fshat, krahinë apo vend nxjerr personalitete
të përmasave epokale. Ne, për një pjesë të mirë të tyre, jemi mësuar të lexojmë
apo të flitet për heronj e personalitete që kanë kaluar një epokë apo një kohë
të caktuar, kur karakteristikat e tyre janë fiksuar e njohur nga mbarë bota
shqiptare dhe më tej. Por, sa të rinj e të reja të talentuar kemi në vënd dhe
nëpër botë, që punojnë, mësojnë, shpikin por jo të gjithë njihen, nxiten dhe i
vlerësojmë në kohë.
Për
kushtet e mia si dhe statusin e gjendjes civile vitet e fundit, më është dashur
të jetoj shumë kohë në Gjermani, së bashku me djemtë të cilët kanë vite të
vendosur familjarisht në qytetin e Hamburgut. Po e flak pak tutje modestinë,
duke treguar se edhe këtu jam përpjekur
e po bëj një jetë aktive, duke lexuar e shkruar dhe synuar të mos më shpëtojë
gjë. Mirpo kot nuk thonë që vigjilenca është çmimi i epërsisë. Kam botuar edhe
libra me personazhe shqiptare, gjermane etj. si dhe shkruaj në gazetat
shqiptare dhe sidomos ne portalin “Zemra Shqiptare.”E pranoj që për disa
shqiptarë nuk e kam pasur shkallën e vigjilencës në lartësinë e kërkesave të
kohës. Në portalin “Zemra Shqiptare”
lexova një shkrim të z. Albert Z. Zholi me titull “Flet këngëtarja e mirënjohur
Alida Hisku.” Jam befasuar jo vetëm për intervistën aq cilësore, por edhe për
faktin se gazetari i talentuar kishte intervistuar një nga divet e këngës, e cila nuk dihej se ku ishte për
dekada të tëra. Në disa shkrime që kam botuar këtu në Gjermani, i kam dhënë
prioritet atyre që janë personazhe të cilët kanë rol të rëndësishëm dhe nuk
gabojmë të quhen nyje lidhëse e urave midis popullit e vendeve të Gjermanisë me
Shqipërinë, si Xhelil Musa: “Magjistari që gërshetoi lindjen me perëndimin”,
për shkencëtarin botanist Friedrich Markgraf,
piktorin Shuk Oran, për shkrimtaren Waltrud Tuger Bejko, për Peter
Lutzen, për “Mirushen e Mitrovicës Elbenita Kajtazi”etj. Por, intervista e
dhënë nga zonja Alida Hisku, më hapi sytë, më shkundi, edhe pse me vonesë,
kujtova fjalën kuptimplote që përdoret në Shqipëri;”ai që kërkon gjen, ai që
këmbëngul gjen dhe merr” dhe për këtë nuk është vonë kurrë.
Këngëtarja
Alida Hisku, që moshë fare të re që në festivalin e Pionierëve, në Shqipëri u
bë shumë e mirënjohur për intrepetimet e
saj në festivalet, veprimtaritë e rëndësishme duke arritur kulme në festivalin
e 13-të me këngën e bukur “Vajzat e fshatit tim,”me tekst të poetes të njohur,
Zhuliana Jorganxhi e kompozim nga kompozitori Enver Shëngjergji. Kam qënë dhe
jam dashamirës i kësaj kënge, mbasi e merrte temën nga fshati, ku punohej e
luftohej me vështirësitë, ekzekutohej në
mënyrë të përkryer nga Alida. Ruaj një kujtim me kompozitorin e saj, Enver Shëngjergji, i cili në një
bisedë intime me dy tre shokë të tjerë, na tregoi për historinë e kompozimit,
si dhe vlerësimit të asaj kënge. Ajo
këngë ka dhe do të ketë jetëgjatësi të madhe. Në faqen e facebook të
këngëtares, më ka bërë përshtypje një video ku një djalë Irlandez këndon këngën
“Vajzat e fshatit tim” shoqëruar me një instrument karakteristik muzikor. Ai në
video bëri një interpertim vyrtioz, se e kishte hak kjo këngë të shkonte e
korrte duartrokitje deri në Irlandën e largët.
Duke
dëgjuar videon e shkruar për këto probleme, të kujtohen menjëherë mendimet e
dietarëve e personaliteteve të shquara, si Hygoj, Tolstoi, Heminguej apo
Lasgushi ynë se ”faktor kryesor për arritjen e një suksesi në jetë është dhe një fëmijëri e vuajtur dhe e varfër.” Dhe personazhi i këtij
shkrimi nuk bën asnjë përjashtim nga ato konkluzione të njerëzve të shquar. E
themi këtë për arësye se po të dëgjosh odisenë e vështirësive dhe pengesave,
sidomos ato shpirtërore, dhe vuajtjeve të Alidës deri në arritjet e sotme,
sipas tregimeve të saj dhe në një emision televiziv: mbetesh pa frymë. Në veçanti momenti i kapërximit të vijës së kufirit me të dy djemtë, të cilët
nuk i la asnjëherë jashtë vemendjes e
kujdesit, është një odise sa e
rrezikshme aq dhe kurajoze e cila u
realizua në saj të qartësisë dhe këmbënguljes saj.
Në
këtë shkrim, me “penelata të theksuara”, dua të ndalem në dy momente:- Në rolin
dhe dashurinë e saj për artin, veçanërisht muzikën e këngën dhe së dyti:–Alida
Hisku-njeri.
Kuptohet dhe shkencërisht është vërtetuar se në ecurinë e Alidës në fushën e muzikës dhe veçanrisht të këngës, ndikimin kryesor e ka trashëgimia, prejardhja e saj, geni. Kështu, është vërtetuar se gjenetika (geni) trashëgon 40 deri 60 përqind e aftësive. Në veçanti me theks trashëgohet ndjeshmëria ndaj tonit, ritmit dhe kujtesës muzikore. Faktor bazë është gjithashtu dhe mjedisi familjar, i vlerësuar dhe ai 40 deri 60 përqind. Mjedisi stimulon zhvillimin e prirjeve nëpërmjet shembullit dhe praktikës. Aty aktivizohet potenciali i trashëguar duke u shndërruar në aftësi reale. E thënë shkurt dhe më shkoqur; geni mbjell farën e muzikës, ndërsa mjedisi e “ujit” dhe e rrit.
I
theksuam diçka dhe nga ana teorike këto tregues mbasi lumturisht për Alida
Hiskun dhe shoqërinë njerzore këto dy faktorë, siç pohon vetë ajo, kanë qënë të
shkallës sipërore. Këto cilësi të saj i kanë kapur dhe evidentuar si prindët
dhe kompetentët e muzikës. Nga ana tjetër, vetë Alida si fëmijë, në
veprimtarinë e saj në këtë drejtim, nuk ka pasur asnjë lloj force që të vepronte
nga e kundërta dhe ta frenonte. Pjesmarrja e saj që në moshë fare të vogël në
veprimtari e deri në festivale, filluar nga 9 vjeç e më tej tregonte se po
lindëte (siç lindi) një talent i ri. Ja. Sot ky sukses i merituar i Alidës në
festivalin e 13-të të vitit 1975, mbush plot 50 vjet.Kemi të drejtën ti japim
lexuesit “Cfarë bëhet me këtë këngë dhe interpertuesen brilante të saj Alida
Hisku?”
Unë jam i një brezi më të hershëm se Alida, këngën e së cilës e kam dashur e adhuruar, për iterpertimin plot dinjitet, për tingullin, timbrin dhe shqipërimin shumë pastër të fjalëve të këngës. Fizikisht nuk e kam njohur heret, u desh Gjermania dhe media virale të na njohë dhe afrojë. Dua të theksoj një moment. Kam punuar si drejtues në disa fshatra të rrethit tim. Kur vinte koha e korrjes e shirjes e grurit, tamam, siç jepen në videon e këngës “Vajzat e Fshatit Tim”ndodhte edhe në lëmenjtë tanë. Vajzat e të rejat që hidhnin grurin në erë me lopata dhe gjithë gëzim dëgjonin në ato radiot me bateri, këngën që këndonte aq bukur Alida. Vazhdoj më tej. Alida asnjëherë nuk i është trembur punëve të vështira. Këtu, në Gjermani duhet theksuar se puna (që është babai i të gjithave) e ngriti dhe po e mban aq lart me të gjitha të mirat. Ajo nuk e ka pasur për turp të punojë në punët më të vështira, sidomos në vitet e fillimt. Por edhe tani ajo në vazhdimësi, pa pikë qibarllëku u futet dhe i mbaron në kohë dhe cilësi çdo punë që ze.
Të
përgatitësh me lugën e drunjtë (karakteristike e guzhinave tona) gjellët
shqiptare në bisnesin tënd, të dalësh para klientëve gjermanë që kanë mbushur tavolinat me praninë
e tyre, me pyetjen;”A u pëlqeu gatimi?” Ata të përgjigjen me një breshëri
duartrokitje. Pas dy minutash tingujt e këngëve shqiptare dhe gjermane si
:Hurra…Wir leben noch (cover)…të kënduara aq bukur nga Alida, mbushin
ëmbëlsisht sallën. Kjo ndodh shpesh në bisnesin e Alidës, dhe vetëm ajo me
energjitë e saj të pashtershme mund ta bëjë kështu. Ka kohë që gjermanët po i
njohin se cilat janë shqiptaret.
Për
shqiptarët, nuk ka pasur njohje të plotë,
për arsye të kufizimeve politike. Kjo dihet nga të gjithë. Trajtimi mitik i Shqipërisë është mjaft i përhapur sot në vend dhe jashtë tij.
Jo shqiptarët që kanë vizituar vendin,
apo analizuar problemin, janë përqëndruar tek historia, gjuha e veçantë, nga
pejsazhi dhe natyra e pa ndotur, prapambetja dhe mjerimi, sponatniteti
popullor, zakonet e lashta si dhe përzjerja e lindores me perëndimoren, nga
copëzimi dhe larushitja e vendit, nga e
panjohura e zanafillës së tij. Bota kështu na njeh në vija të trasha, po kjo
nuk është e tëra. Jo më pak shkrime e analiza ka për karakterin, vetitë genin e
shqiptarit, se i tillë është dhe realiteti.
Shqiptarët
dallohen jo vetëm për qartësinë e mendimit, por veçanrisht në këmbënguljen. Këto
dukuri lidhen direkt me përvetësimin e
gjuhëve të huaja, përshtatëshmërinë dhe dukuri e tendenca për të realizuar më
të mirën bashkëkohoren, në përputhje me stadet e zhvillimit të vendeve ku
jetojnë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Të gjitha këto dukuri,në një
formë apo në një tjetër, janë
manifestuar edhe tek Alida.
Alida
Hisku-njeri.
Alida
Hisku bën pjesë në “kreshtat” e njerëzisë të kombit shqiptar. Njerëzit si Alida
janë si të gjithë të tjerët, por dallohen sepse ata bëjnë gjënë e duhur në
kohën e duhur. Aq më tepër në Gjermani, banorët e të cilës dhe gjithë struktura
shoqërore, kohën e përcakton si gjënë më të shtrenjtë, ndaj së cilës nuk bën
asnjë lëshim. Energjitë, parashikimet dhe realizimet faktike, në mbajtjen dhe
konsolidimin e familjes, në ngritjen dhe funksionimin e bisnesit, në krijimin
dhe forcimin e urave të komunikimit midis popullit shqiptar dhe atij gjerman,
në humanizmin dhe bujarinë e saj, janë
treguesit kryesorë që përbëjnë identitetin e karakterin e Alidës.
Alida
Hisku është unike dhe nuk mund ti gjesh dot binjaken në të gjitha drejtimet, së
pari si artiste, si karakter, si prind dhe atdhetare klasi. “Aksidenti” në se
mund ta quajmë kështu, atë nuk e mposhti, po i dha forca dhe energji për ta
përballuar, mbasi proçesi, materiali i paraqitur nga njerëz jo të denjë,
vërtetoi pasaktësinë e tij. Në një intervistë televizive u pyet:”Po të takosh
ato dëshmitaret e gjyqit tënd sot çfarë do të bësh?” Do ju flas normalisht,
mund t’u jap edhe kafe.” Vetëm kaq do të mjaftonte për të përkufizuar atë,
“këngëtare e madhe, dhe njeri, me barkun hambar dhe zemrën behar.” Shoqëria atë
nuk e veçoi me gjithëse atyre mund t’u krijoheshin probleme. Liljana Kondakçi,
Ema Qazimi, Irma Libohova, ishin dhe mbetën shoqet më të mira të saj, ashtu si Bashkim Alibali, Kozma Dushi, etj.
Në
fillimet e saj si emigrante, me paratë që fitonte si pastruse në 3-4 vende jo
vetëm për familjen, por mbante dhe shqiptarë të ardhur për nevoja të ndryshme e
shëndetsore duke i dërguar nëpër doktorë e spitale, kur ishte nevoja e këto nuk
janë një ose dy, por me dhjetra e dhjetra. Në vitin 2000 në luftën e Kosovës ka
dërguar në Shqipëri 5 avionë të Bundesëehr Gjermane (privatisht) me 62 ton
hilfe materiale për popullsinë e Kosovës të strehuar nëpër Shqipëri. Po ashtu,
ajo, në atë kohë ka dërguar dy maune me paisje të sallave të operacionit për të
plagosurit të UCK në Tiranë. Është për tu ardhur keq që ky kontribut i kësaj
këngëtarje vip nuk u pasqyrua nga organet perkatëse të Kosovës.
Më
lart theksuam se:…” ka bërë gjënë e duhur në kohën e duhur…”Në se kërkojmë dhe
shikojmë në videot e saj do të gjejmë..” Kisha nisur të përputhesha në shumë
pika me mendimin se është një botë që duhet të gjesh forca e t'i bësh gjërat
vet, duke menduar për veten, për fëmijët..” Ky ka qënë ai motiv aq karajoz por
edhe me përgjegjësi ndaj vetes dhe djemve, kur
mori rrugën e vështirë të emigracionit. Por, edhe në Gjermani dhe
gjetiu, gjërat nuk vinë vetë. Puna është baza, puna është “babai” i të
gjithave. Është e vërtetë se duhet edhe pak fat, por mençuria popullore mëson
se “fati rri krah për krah me trimin.” Alida për këto probleme në kohën e
sotme, ka mendimet e veta realiste për emigracionin e të rinjve e të rejave dhe
për Gjermaninë. Gjermania nuk është më ajo parajsa e para 30 viteve që punoje,
fitoje dhe kurseje..
Të
rinjtë shqiptarë në Gjermani punojnë nga dy punë pasi jeta është e shtrenjtë
dhe taksat të larta.
-
Sa herë vij në Shqipëri shikoj vetëm të moshuar që rrijnë me sytë nga dera.
Nuk
ka skaner me të fortë dhe real se këto thënie e mendime për të vijëzuar
gjendjen në vend dhe problemet e mprehta të emigracionit. Patriotizmi sot duhet
kërkuar jo larg qelizës bazë të shoqërisë, familjes. Tamam aty është themeli.
Alidën problem i familjes e ka përshkuar si fill i kuq gjatë gjithë jetës. Nuk
po përsëritim peripecitë e emigracionit me gjithë djemtë, por atyre, me
kujdesin e veçantë të nënës, i rriti dhe edukoi, por më e rëndësishmja,
këmbënguli dhe ata mësuan mirë gjuhën shqipe. Në një emision televiziv pak kohë
më parë Alida para publikut derdhi lotë gëzimi nga mesazhi aq i ngrohtë dhe
domethënës që i drejtoi e bija…”..Mami e dashur! Ti i ke të të gjitha
mrekullitë e botës të mbledhura së bashku në shpirtin dhe zemrën tënde, jo
vetëm për neve, po ti je për të gjithë shqiptarët një mrekulli e vërtetë.” Mbas
këtij mesazhi njeriu mbetet pa fjalë, duke dëgjuar vlerësimin e fëmijës saj, i
cili i ka brenda të gjitha mirësitë, si një model i pa përsëritshëm. Në një
shkrim të gazetarit Albert Z. Zholi në portalin “Zemra Shqiptare” midis të
tjerave shkruan: “Ka 35 vjet në emigracion dhe lidhja e saj me atdheun dhe
shqiptarët nuk është ndërperë kurrë. Shtëpia e saj ka qenë e hapur për sa e sa
emigrantë nga të gjitha vendet e botës. Madje ajo ka dhënë shumë koncerte në
Gjermani apo dhe në Itali me disa shoqata me këngë shqiptare. Kohët e fundit
ajo ka filluar të këndojë gjermanisht dhe e ka bërë shumë publike në rrethinat
e qytetit ku jeton. Tre fëmijët e saj flasin lirshëm shqip, por dhe krenohen që
janë shqiptarë.” Kuptohet, në këto rrjeshta të koncentruara nuk ka vend për
shtesë për paksim, apo për koment. Është
komplet Alida Hisku njeri.
Kur
kthen kokën pas, veren në fytyrën e
Alida Hiskut gjithjë çel trëndafili i një buzëqeshje të mirë, që buron
nga shpirti i saj i pastër, nga fakti se gjatë gjithë jetës së saj, në çdo hap
që ka hedhur, e ka karakterizuar mirësia, fisnikëria dhe dashuria e pakufishme
për kombin, për njerëzit. Njeriut të
qeshur i hapet çdo portë. Ajo të qeshurën gurgulluese e mban në buzë, dhe thellë në shpirt.
Në
një varg urimesh asaj i vinë nga Shqipëria, nga miqtë shoqet e shokët e shumtë
dhe nga shumë shtete të botës përshëndetje dhe urime. Nuk është rastësi që në
facebook-un e saj numurohen mbi 2.100 shokë. Kjo, midis të tjerave, tregon se
këtë mënyrë bashkëkohore komunikimi Alida e vlerëson si faktor i rëndësishëm
për lumturinë. Miqtë, shoqet e shokët në komunikimet e urimet kryefjalën e kanë
për “lumturinë familjare.”Ky është një kapitull më vete, të cilin për ta njohur
më mirë na e lehtëson vetë Alida, duke theksuar për familjen e vet,
bashkëshortin e saj gjerman se : Them se ka gjetur tenxherja kapakun. Unë i jam
përshtatur atij në artin gjerman, në korrektësinë e xhentilesë, ndërsa ai për
mua në artin shpirtëror. Ai më ka gjetur telat e shpirtit, di të vlerësojë
brendësinë e njeriut dhe kjo më ka mahnitur tek karakteri i tij, gjë që më ka
bërë të dashurohem pas tij që prej shumë vitesh.”
Ajo
pranon se:”Mosha dhe jeta ime ka shumë gërvishtje…,por pohon dhe faktin
se:”Mbas çdo stuhije del dielli, një diell më i fortë..”Dhe vërtet, ai diell po
shndrit e do të shëndritë më tej me të gjitha ngjyrat dhe zëri i
mrekullueshëm i Alida Hiskut do të dëgjohet në vazhdimësi në të dy gjuhët. Pema
gjenealogjike e familjes saj rritet e zbukurohet në vazhdimësi. Në këtë pemë të
bukur, degët, degzat e saj, Alidën e
kanë “graduar” duke e bërë pesë herë gjyshe dhe një herë stërgjyshe.
Në
vargun e shqetësimeve të Alidës me prioritet e më të theksuara janë ato që
lidhen me braktisjen e vendit nëpërmjet emigracionit masiv. Shkatërrimi i asaj
baze materialo- teknike të dobët që trashëgoi sistemi që ndërruam dhe
shpërdorimi i saj e çdo aseti, industrial, ushtarak, naftë e miniera etj.u bënë
shkak themelor për papunësinë. Nënvleftësimi i rolit të bujqësisë e blegtorisë,
pa përcaktuar asnjë lloj strategjie ku do të shkojmë, cilët do të jenë
prioritetet si dhe sigurimi i fondeve për financimin e tyre, kanë qënë dhe sot
ato mbeten probleme themelore për
punësimin kthimin e moshës së re në vend dhe rritjen e mirëqënies, mbasi
ekzistojnë kushtet natyrore, toksore,ujore për një ecuri tjetër, të mençur,
duke marrë mendimin shkencor e profesional e siguruar prioritete të
qëndrueshme.
Rrjedhja
e trurit të kualifikuar është një nga humbjet më të mëdha të vendit. Duke e
parë gjendjen dhe vlerësuar, ashtu si jep disa mendime me vlerë dhe Alida,
studimi, financimi e tërheqja e tyre së bashku me përvojën e fituar bëhet
faktor dhe domosdoshmëri për zhvillimin. Përvojë, “mësuesja që nuk merr
pension” kemi. Për këtë flet më mirë dhe hapur ndërtimi, turizmi etj.
Aktivizimi i trurit të kualifikuar, mbështetja, nxitja me të gjitha mënyrat,
duke i afruar në të gjitha llojet e veprimtarive, duke stimuluar, sistemuar
ligjet ku duhet si dhe vlerësimi me publikime, me tituj, medalje e dekorata për
arritjet, me ato do u bëhej nder dekoratave në rradhë të parë, pastaj
individëve. Duke parë gjithë
veprimtarinë, veçanrisht rolin dhe vendin që i takon si artiste, interpretuese
e përkryer e këngës që nga fëmijëria e deri më sot, “koka dhe këmbët i mbeten
gjithnjë në truallin e vet” së bashku me të shoqin, familjen, fëmijët të cilët
e dinë dhe e duan gjuhën shqipe. Alida, nuk e shfaq nga modestia, por i lumtur është sot ai njeri që gjatë gjithë
jetës tij bën të mirën e mundëshme dhe mbetet i nderuar dhe i kërkuar nga të
gjithë ata që e njohin. Kjo Alidë, e “zier me lëng çeliku”,në kuptimin e fjalës
që është rrahur me të mira dhe të këqia
nga më të ndryshmet, por peripecitë e shumta të jetës nuk e lodhën, por e
forcuan. Kapitulli “Alida dhe Gjermania” është një temë dhe një odise e gjatë
dhe komplekse. Mençuria flet konkretisht se; “Ai që do vendin e vet respekton
dhe vendin e tjetrit.” Kjo, konkretisht ka gjetur zbatim të plotë në jetën dhe
punën e Alidës. Ajo, në tërë kuptimine fjalës, është kthyer një nyje e
rëndësishme e urave lidhëse midis popujve e shtetit Shqiptar e atij Gjerman.
Theksojmë se Alida në këtë veprimtari, futet me më shumë forca, sepse veç punës,
jetës familjare me burrin gjerman,
bisnesit saj, prezantohet bukur dhe me këngët gjermane, krahas atyre shqiptare.
Ja. Për këto dhe disa të tjera nga këto,
kemi mendimin që Alida konkretisht në fakt është ambasdore e grave
Shqiptare në Gjermani, në këtë 50 vjetor të këngës fituese të festivalit të
13-të. De jure le të shikohet nga kompetentët.
Shyqyri Fejzo
Hamburg-Gjermani-Tetor 2025









