Kerko: a
Petrit Dibrani: Nuk lejoj të ngujohem
E marte, 03.06.2025, 06:51 PM
Petrit
Dibrani:
Mos
fol për tuajën, fol për t’huajën, ngase k’shtu po e duan!
Jo,
kurrë nuk e bëj.
Nuk
jam vegël e përfitimeve personale.
Nuk
lejoj të ngujohem, nuk e pranoj përcaktimin e askujt tjetër për vetveten, ngaqë
tjetërsimi është shkelje mbi gjakun e të rënëve dhe humbje identitare.
Çdo
qenie njerëzore me mendje të ndritur, gjatë kohërave të ndryshme të historisë
sonë, ka lënë trashëgiminë personale.
Për
disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh kanë qenë dhe janë, veprat
e thëniet të shkruara në letër.
Shumë
prej tyre janë sfiduese, frymëzuese me vlerë dhe interesante, për të nxitur e
mos harruar.
“Nëse
përcaktimi për çdo vlerë kombëtare është qëllim, atëherë pra, fillimi i
arritjes është përkushtim”.
Optimiste
për vetëm të vërtetat, ishin e janë ato që i rezistojnë brezave dhe prandaj
mbesin më të vlefshmet.
Dobësia
e të vonuarit është sforcim e kamuflim, servilizëm me djallëzi dhe hipokrizi,
prandaj mos u verbëro e tjetërso o (shqiptar), për asnjë çmim.
Thuaje
dhe përsërite, ngase jo vetëm pse nuk duhet të lejohet që t’harrohet, mirëpo:
kur kujtohet e jona ajo trashëgohet dhe pasardhësit tanë e mësojnë dhe e
përcjellin njëkohësisht, sikurse paraardhësit tanë.
Po
përsërite, ngaqë disa po verbohen për “interes financia” dhe përpos që po
harrojnë, po tentojnë edhe t’na tjetërsojnë!
Kurrë
s’do munden.