E merkure, 30.04.2025, 11:59 PM (GMT+1)

Kerko: a

Sevdail Hyseni: Festa e librit

E shtune, 26.04.2025, 06:50 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Festa e librit

(Me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit)

Sot kemi më shumë libra se mend,

Më shumë autorë se lexues n’rend.

Për ta marrë librin si një suvenir,

Dhuratë  nga ndonjë panair i lirë.

Ndaj në këtë ditë të shenjtë leximi,

Mos t’i jepni librit rolin dekorimi.

Jo për t’i mbushur raftet  në shtëpi,

Por për të ushqyer trurin me dituri.

Ngase UNESCO dikur tha me hir:

- Lexoni librin ngase ju bënë mirë!

E ne blejmë libra për raft dekorativ,

Për ta bërë murin tonë më kreativ.

Kështu veprojmë dhe në këtë festë,

Dita e librit është bërë për protestë.

Institucioni bënë pak për shkrimtarë,

Duke i vlerësuar si krunde në pazar.

Dhe se autori nuk është sikur atëherë,

Është sponsorues, amator, menaxher.

Boton me fajde, nuk e prek letrën dot,

Del n’promovim me ca miq e një tortë.

Në rrjete sociale na shpërthejnë lavdet,

Me libra autorësh mbushen plot raftet.

Eh, shtëpitë tona botuese i josh fitimi,

Shesin më shumë ëndrra se libra leximi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx