Kerko: a
Albert Zholi: Në RTSH doli tymi i bardhë! Eni Vasili drejtore e re e RTSH!
E shtune, 26.04.2025, 06:50 PM
TELENOVELA MBAROI....Në RTSH doli tymi i bardhë! Eni Vasili drejtore e re e RTSH!
Nga
Albert Zholi
Urime!
Suksese! Nuk dua kurrsesi ta paragjykoj kurrë! Por të jesh drejtore e RTSH me
një histori të rrallë duhet të jesh shkrimtare, gazetare, me kulturë të gjerë,
autore librash, duhet ta fillosh nga balta, mali, problemet jo nga studioja.
RTSH është një Kuti Pandore që të zbërthen para se ta zbërshesh. Kam bërë dy
libra për RTSH dhe kam njohur aty personalitete që më kanë lënë pa fjalë. Kam
rreth 79 intervista me folësit e parë që nga Stoli Beli dhe deri te Kiço
Fotjadhi apo Tefta Radi edhe deri tek montazhierët, kameremanët si Bujar Kore
etj., moderatorët si Silvana Braçe apo regjisorët si Mevlan Shanaj apo Albert
Minga.... ..Personalitete me peshë në median shqiptare që me dijet kulturën e
tyre më kanë shtangur. Kam qenë bashkëpunëtor i Radios dhe Televizionit në vitet
2001-2011 në Rubrikat për Emigracionin, dhe aty kam bërë një Universitet me
vete, kam mësuar shumë nga disa burra dhe gra zonja që flisnin me punë dhe
kurrë nuk mburreshin. Për ata/ ato fliste puna. Dëshiroj që dhe Eni të arrij
këto lartësi! Të duash të bëhesh artiste është një anë e medaljes por që të
arrish të bëhesh artiste është pjesa që të rëndon si guri Sizifit! Dështira
është tjetër, realiteti krejt, krejt tjetër. Dështimet kanë qenë pjesë rutinë e
drejtorëve të RTSH. Kjo besoj se drejtuesit kanë qenë ofruar nga politika jo
nga aftësitë! Ky vend ka perosnalitete që të drejtojnë RAI UNO dhe jo më
RTSH...Por ja që nuk ndodh si në Itali, Gjermani apo gjetiu në Evropë! Ndoshta
tek ty flenë këto ide dhe mendime organizimi Eni. Mbase, ndoshta, zgjohen në interes
të Televizionit tonë që mbetet nëna e të gjitha televizioneve shqiptare. RTSH
mbetet një gjigand që koha e ka lënë qëllimisht në harresë por që brenda ka
thesare të paçmuar. Aty është historia më delikate e popullit shqiptar!Urime
Eni!