Kerko: a
Florim Zeqa: Legjislaturë e dështuar!
E merkure, 23.04.2025, 06:55 PM
Legjislaturë
e dështuar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fati
e deshi që mbledhja e pestë konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet në
'Ditën e Bujqëve'. Thellësisht jam i bindur se, sikur të ishin bujqët sot në
vend të deputetëve, zgjidhja do të arrihej fare lehtë!
Edhe
sot nuk ndodhi mrekullia në Kuvend
Pozicionet
e ngurta të partive politike të motivuara nga inatet personale, tashmë janë
kthyer në agjenda partiake për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Siq duket, në mungesë të numrave, LVV-së
më shumë i konvenon ngërçi politik në Kuvend, pasi e ka pushtetin faktik në
Kosovë.
Mungesa e bashkëpunimit mes partive
parlamentare, përkatësisht e partisë fituese me partitë e tjera e ka sjellë
Parlamentin në këtë situatë bllokuese!
Tashmë një gjë është bërë e qartë,
koalicioni LVV-G-A i kanë vetëm 57 numra në Kuvend, numra këta të pamjaftueshëm
për zgjedhjen e Qeverisë, por nuk i dimë numrat e partive të tjera opozitare që
pretendojnë marrjen e pushtetit me çdo kusht ose dërgimin e vendit në zgjedhje!
Këto do të ishin zgjedhje pa zgjidhje,
për shkak se rezultati do të delë përafërsisht i njëjtë!
Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit
është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.
Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve
personale me ambicie karrieriste dhe pushtetore, i përcjellur me veprime
antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të
ardhmen e shtetit.
Kjo klasë e politikanëve të
papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e
elites intelektuale dhe qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Pa angazhimin e qytetarëve në imponimin e
një alternative të re politike, politikanët do të vazhdojnë me lojërat e tyre
të rrezikshme në dëm të shtetit, kurse bujqët (në mënyrë figurative) rrezikojnë
t'i lënë ndjerrina tokat e Kosovës në shenjë proteste ndaj dështimit të kësaj
legjislature!