Kerko: a
Kalosh Çeliku: Delet e zeza
E shtune, 12.04.2025, 02:57 PM
DELET
E ZEZA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nana
ime vinte me prejardhje hoxhallarësh, autorite të respektuar nga Zajazi në
familjen tonë bekteshiane, në Cërvicë të Kërçovës. Brez pas brezi bektashi.
Babain, poashtu bektashi. Nana e bëri “musliman”. I donte aq shumë kafshët
shpiake lopët, qetë e zgjedhës, macat dhe dhentë. Saqë, kur Babai duheshte të
therë ndonjë viç, dele ose dash, e përcillte te prindërit si mysafire. Ishte
bareshë.
Nuk
i donte aq shumë delet e zeza, se: sipas saj sillnin kob. Edhe, pse: i kishim
mes bagëtive. Megjithatë, i ushqente dhe i kulloste maleve, fushave dhe
livadheve. I milte si dele me kusi në vathë, dhe nën hijet e dardhave gorrice
te “Jasakët e Tikeve” mes bagëtive. Para meje i thoshte Babait: Edhe ky, Babai
juaj sot u bë “musliman”. E shiti një livadh buzë Lumit Zajazit, që të shkojë
në “haxhillëk” deri në Mekë. U bë “haxhi”?!
Unë,
kur erdha si nuse në familjen tuaj “Çelike”, erdhi dhe “Ramazani”, shkova ta
zgjoj për “syfyr’. Ai “nagëntin”me një fishek në gojë dhe tetë tjerë në arkë,
përveçse gjatë ditës që i mbante në brez, natën e mbante edhe nën jastëk,
Mauzerrin, varë rmbi kokë, dhe dy “kashikara” bomba serbe me një mollë të kuqe
italjani në xhepat e strukes varë pas dere.
E
rroku mauzerin dhe e shkrepi tymeflakë pas meje. Unë bythekrye mezi shpëtova në
çardak. I them, o burr: përpaka desh më vrave?! Mezi shpëtova gjallë. E dini si
mu përgjigjë: ma ke prish gjumin. Edhe, ky Sot: u bë “musliman me Din e
Iman”?!...
Dele
të zeza, Sot: ende kemi mes partive politike…