Kerko: a
Kalosh Çeliku: Ditëzie
E premte, 21.03.2025, 04:58 PM
DITËZIE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Pasqyra
e partive tona politike me vite në pushtet dhe opozitë. Ditë me shi. Edhe, erë
nga Veriu. Breshër nga Perëndimi. Dhe, borë në prag të Pranverës.
Ditë
të shpallura nga Qeveria e Maqedonisë Veriut, si Ditëzie për viktimat politike
të rinjëve Koçanit nga partitë politike të “vëllazërim-bashkimit”, të cilët
përfunduan dhe u dogjën në zjarr përsëgjalli?! Parti politike në pushtet dhe
opozitë, që të vrasin natën dhe të qajnë ditën me fjalime politike - partiake
para kamerave televizive me lule mbi varre.
Veprime
demagogjike partiake ish komuniste jugosllave të “vëllazërim-bashkimit”. Dhe,
Sot: të Neokomunizmit.
Fatkeqesisht,
Partitë politike, sot: ende merren me ngushëllime dhe Ditëzie para kamerave
televizive, gazetave, Facebook, Instagram dhe portale elektronike. Mos e
përmend edhe TikTok -un, qe e mbylli Edi Rama në Shqipëri. Ende, me fushata
partiake dhe poste partiake parazgjedhore. E, jo me shkaktarët e zjarriit dhe
varrosjen e të rinjëve në varre si viktima politike partiake. Kush do t’i
durojë gjithë ato lotë krokodili të politikanëve para kamerave televizive?!
Aqmëpak,
përgjesinë politike që kanë ndaj këtyre të rinjëve për jetë, në pushtet e opozitë. Votat e tyre të
“lira demokratike” gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Që Sot, si
shpërblim partiak i dogjën të gjallë në zjarr para syve të popullit në “Shtetin
e përbashkët”, dhe botës.
Mos
them përgjegjësisë, dorëheqjen e funksionarëve nga jeta politike në pushtet.
Ose, edhe atyre të dëshmive në opozitë Qeveritare. Është e drejta e tyre
personale dhe morale.
Përmëkeq,
Partitë politike sot: me fatkeqësinë e tyre bëjnë edhe fushata partiake parazgjedhore
lokale dhe parlamentare, duke e fajësuar njëra-tjetrën për lëshime
institucionale?!
Kotnasikoti,
derdhin lotë krokodili për Ditën e Nesërme, duke vrapuar me të katra pas
posteve partiake, pasurive personale, famijare dhe partiake.
Dhe,
Ditën e Sotshme si Ditëzie: mësuesja me ferexhe të zezë dhe shami në kokë, që
nuk i duken as sytë i ka manipuluar nxënësit, dhe i thirrë në protesta partiake
para Derës time të shtëpisë për viktimat e Koaçnit?! E provokon, dhe e prish
qetësinë e Lagjes të Shkupit me veshje partiake – politike - fetare.
Vetëm
për pak kohë, me parulla politike,
brohoritje dhe nga zhurma e paparashikueshme dola në verandë, i hudha një sy
kësaj mësuesje me ferexhe të zezë e sy të mbuluar këmbekrye para nxënësve për
Dije. Edhe, atë: në kohë të viktimave moshatarëve tyre në Koçani të Republikës
Maqedonisë Veriut?!
Fatkeqësi
partiake-politike shtetërore…