E enjte, 01.05.2025, 07:22 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish, gabim me përmasa epike

E merkure, 12.03.2025, 07:55 PM


Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish zgjedhjet do të ishte një gabim me përmasa epike

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Edhe një mi, kur detyrohet të përballet me një mur betoni me një strukturë çeliku, është në gjendje të kafshojë vetëm për të shpëtuar veten.

***

E gjithë lëvizja e tij (“patriotike”) ideologjike ka të bëjë me vjedhjen e popullit, tregtinë me drogë, mbushjen e vendit me emigracion të paligjshëm nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme që asnjë vend tjetër evropian nuk i dëshiron, shkatërrimin e monumenteve historike, shitjen e detit dhe ujdhesave, përfshirjen në aktivitete tradhtare, krimet e pafundme ekonomike, shkatërrimin e Dardanisë (Kosovës) dhe daljen në detin Adriatik (Durrës) të Serbisë, përdorimin e varfërisë për të detyruar të rinjtë të ikin, shfarosjen e Kombit shqiptar, shpërbërjen e Shqipërisë...

Është thelbësore që shqiptarët të bëjnë përpjekjet më të mëdha të mundshme për të siguruar që të paktën të jenë në gjendje ta burgosin atë dhe zagarët e tij, konfiskojnë  pronat e fituara nga kriminaliteti i rëndë dhe të mbrojnë vetë vendin e vogël. Shqipërinë.

Është koha e fundit për të arrestuar Ramën dhe kriminelët që e rrethojnë, ndaloni këtë farsë. Shteti duhet të tregojë se askush nuk është mbi Ligjin.

(PS: Sigurisht që i respektoj ata bashkatdhetarët e ndershëm të partisë së tij).

Kemi pasur anarki që kur ka vdekur xhaxhai. Ne jemi të egër që imagjinojmë se kemi të drejtë për gjithçka, por nuk kemi asnjë detyrim.

Imponimi, vendosja e ligjeve dhe vendimeve sipas vullnetit dhe diktaturës së një individi (Edvin Kristaq Rama apo kujtdo tjetër) pa pëlqimin dhe vullnetin e popullit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një shkelje e rëndë e të drejtave demokratike dhe të garantuara të qytetarëve që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më në asnjë rrethanë.

Shqiptarët në atdhe dhe në diasporë, nuk duhet të lejojnë më askënd të kërcënojë drejtpërdrejt Kushtetutën, të drejtat e garantuara të popullit dhe sigurinë e tij në mënyrë kaq të vrazhdë, përmes arbitraritetit dhe arrogancës së këtyre hajdutëve (kriminelëve, të cilët çdo shtet ligjor do t`i dënonte me minimum burgim të përjetshëm), të gjitha për hir të sigurisë së tyre personale dhe interesave personale, pronës dhe parave të vjedhura.

Intelektualëve dhe të gjithë gazetarëve (të atyre 5-6 mediave të pavarura e profesionale) e atdhetarëve të vërtetë (që mjerisht i kemi pakicë absolute), që jetojnë në trojet tona të stërlashta u them:

Sa më shumë trazira të ketë në Kosovë, «Maqedoni» (në trojet tjera nën pushtim) dhe shtetin amë Shqipëri, aq më e rëndësishme është që ju të krijoni parashikueshmëri atje në shtëpi.

Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar. Dhe ajo që shohim në Shqipëri (dhe jo vetëm) është në fakt mjaft e rrezikshme. Është një polarizim vlerash që çon në polarizim total të fakteve. Të dy palët, të dy anët, nuk lidhen më me të njëjtin realitet. Dhe pastaj prishet e gjithë biseda "demokratike". Në mënyrë që ne të mund të flasim me njëri-tjetrin, duhet, në një farë kuptimi, të flasim për të njëjtën gjë. Ne duhet të merremi me të njëjtin realitet. Dhe kur referenca e përbashkët zhduket, baza e vërtetë për një bisedë kuptimplote gjithashtu zhduket.

Kur do të marrë fund kjo çmenduri?

O Zoti im. Më ka mërzitur i gjithë sistemi partiak ku lejohen të shpërthejnë bandat kriminale të ligjshme në realitet. Bandat e reja shfaqen ndërsa të vjetrat përpiqen të çimentojnë fuqinë e tyre. Një tufë kurvash të lodhura e të papjekura.

A nuk e kuptojnë njerëzit se ky homo sapiens i droguar, përveç lakuriqësisë nuk ka një fije të vetme morali dhe demokratike në trupin e tij? Kur njerëzit janë joserioz, “politikanët” mund të luajnë pa u ndëshkuar për gënjeshtra apo mashtrime, atëherë do të kemi të tillë kudo! Të gjithë po debatojnë. Askush nuk e sheh këtë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Sot është e mundur të shesësh anonimitetin tuaj shumë lirë Aurel Dasareti: Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Aurel Dasareti: Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre Aurel Dasareti: Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet Aurel Dasareti: Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Aurel Dasareti: Ata që dëshirojnë të mos ishim Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Aurel Dasareti: “Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon Rama Vuçiçit Aurel Dasareti: Çfarë është një vend demokratik? Po Shqipëria? Aurel Dasareti: Pushteti okupator serb e kupton vetëm forcën Aurel Dasareti: Liria e shtypit është froni i lirisë! Aurel Dasareti: Kur shqiptarët shikojnë njëri-tjetrin në sy, armiku zhduket Aurel Dasareti: Ngrihu ose zhduku, sepse duket sikur nuk e meriton lirinë Aurel Dasareti: Po ku ka besë Serbia? Aurel Dasareti: Kosova po merr gjithnjë e më shumë kërkesa të çuditshme Aurel Dasareti: Shqipëria e regjimit të «rilindjes», shtet mafioz Aurel Dasareti: A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx