Kerko: a
Sadik Bejko: Erion Veliaj, je sjellë si llagëm, si legen
E enjte, 20.02.2025, 07:55 PM
Erion
Veliaj
Nga
Sadik Bejko
Mos
e përdhos statusin tënd të lartë. Ke rënë në burg. Të gjithë ata që bien në
burg, ndjehen të pafajtë. Kjo është normë. I burgosuri e pandeh veten të
pafajshëm. Askush nuk del mbi veten, askush nuk është aq gjeni, sa të
ndërgjegjësohet dhe të arrijë të pranojë
fajet e tij.
Por
ti ke qenë shtetar i lartë... me zgjedhje ke hipur në fron tri herë si Kryetar
bashkie i Tiranës.
Realisht,
pas Kryeministrit, ke qenë nr. 2 i pushtetit në Shqipëri.
Ti
mbase nuk e ke ditur, nuk e ke vlerësuar veten për fuqinë, për statusin se cili
je...
Pse
e them këtë?
Se
tani që të akuzuan, nuk ke treguar lartësinë, klasin, dinjitetin që të përket.
Je
sjellë si llagëm, si legen.
Një
zotni kaq i lartë nuk ka pse t'i fshihet
ligjit. Kur atë e akuzojnë, kur e marrin në pyetje në SPAK, ai thotë STOP. Nëse
më akuzoni, nuk fshihem. Jam zotni. Kam fituar Tiranën. I kam fituar tri herë
zgjedhjet.
Më
akuzoni për shkelje? Kam gabuar? jap dorëheqje. Vihen në shërbim të drejtësisë.
Jam
i privilegjuar për postin si kryetar i Tiranës.
Cilido
që zgjidhet tri herë kryetar i Kryeqytetit, ka prekur qiellin.
Këtë
e arrita unë Erioni. Kush është si Unë?
Më
akuzojnë për pisllëqe, unë, njeriu i ligjit, i zgjedhjeve, zbres nga qielli im
dhe them... gjykomëni...
Pse
i fshihesh mbretit , dmth ligjit ti, Erion?