Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Bejko: Erion Veliaj, je sjellë si llagëm, si legen

| E enjte, 20.02.2025, 07:55 PM |


Erion Veliaj

Nga Sadik Bejko

Mos e përdhos statusin tënd të lartë. Ke rënë në burg. Të gjithë ata që bien në burg, ndjehen të pafajtë. Kjo është normë. I burgosuri e pandeh veten të pafajshëm. Askush nuk del mbi veten, askush nuk është aq gjeni, sa të ndërgjegjësohet dhe  të arrijë të pranojë fajet e tij.

Por ti ke qenë shtetar i lartë... me zgjedhje ke hipur në fron tri herë si Kryetar bashkie i Tiranës.

Realisht, pas Kryeministrit, ke qenë nr. 2 i pushtetit në Shqipëri.

Ti mbase nuk e ke ditur, nuk e ke vlerësuar veten për fuqinë, për statusin se cili je...

Pse e them këtë?

Se tani që të akuzuan, nuk ke treguar lartësinë, klasin, dinjitetin që të përket.

Je sjellë si llagëm, si legen.

Një zotni kaq i lartë nuk ka pse t'i  fshihet ligjit. Kur atë e akuzojnë, kur e marrin në pyetje në SPAK, ai thotë STOP. Nëse më akuzoni, nuk fshihem. Jam zotni. Kam fituar Tiranën. I kam fituar tri herë zgjedhjet.

Më akuzoni për shkelje? Kam gabuar? jap dorëheqje. Vihen në shërbim të drejtësisë.

Jam i privilegjuar për postin si kryetar i Tiranës.

Cilido që zgjidhet tri herë kryetar i Kryeqytetit, ka prekur qiellin.

Këtë e arrita unë Erioni. Kush është si Unë?

Më akuzojnë për pisllëqe, unë, njeriu i ligjit, i zgjedhjeve, zbres nga qielli im dhe them... gjykomëni...

Pse i fshihesh mbretit , dmth ligjit ti, Erion?