Mendime
Letër nga Marta, për Besnik Prishtinën
E enjte, 05.02.2009, 06:39 PM
Përshëndetje Besnik!
Me kujdes e lexova këtë shkrim tuajin mbi shtyrjen e zgjedhjeve. Ndoshta unë nuk e kuptova në tërësi. Por, si përgjigje për atë se sa e si kuptova unë këtë shkrim tëndin, po të interpretoj një tregim popullore që mund të krahasohet me dramën aktuale kombëtare:
Tregimi poli-satirik – quhet:
Fëmija më i vogël që e vrau njerkën pasi ajo ja helmoi 8 motra e vëllezër!
Kish pas vdekur një nënë e 9 fëmijëve. Babai i tyre ishte pas martua, dhe lidhet fort me gruan e dytë.
Lidhet aq fort me gruan e dytë sa qe, po t'i thoshte ajo,
- “ja burri jem, lumi po shkon përpjetë në anën e kundërt”,
burri e besonte edhe këtë të pamundur. Sepse kishte pas aq shumë frikë që kurrë më nuk do të sheh grua me sy!
Fëmijët, disa të rritur mjaft, e disa ende të vegjël!
Njerka dhe baba, filluan represioni nga më të vegjlit, derisa një dite, këta të vegjlit, nisen e po thonë:
-“sa baba trim kemi e sa grua trimëreshë ka babi, si na bërtasin e na rrahin pa nda”!
Dite pas ditësh, njerka filloi t'u hedhe nga një sasi të vogël helmi në ushqim, me qellim të dobësimit të tyre të ngadalshëm deri në vdekjen e tyre në heshtje.
Edhe të rriturit po e merrnin ushqimin me helmin e njerkës, ndërsa baba, i frikësuar se mos ngelet pa ''femrën'' (pushtetin) e ti, tek shihte para syve të tij se po i veniteshin 9 jetët e tyre , as që bënte zë. Bëhej sikur nuk po e shihte se po vdisnin dal nga dal të gjithë fëmijët.
Një natë nëna (ndërgjegjja e kombit) e vdekur e fëmijëve, u ngrit nga varri dhe shkoi te familja e vet. Po i thotë burrit të vet (liderit):
- “... fëmijët po t'i mbyte kjo ...”
Burri i shkrete, me shtrigën në gji, u frikësua dhe mori armën e deshi me e vra nënën e fëmijëve!
AJO U ZHDUK si era prej syve të ti... , dhe shkoi e po i shikonte tek po flinin fëmijët e saj. I qau dhe vajtoi përmbi ta , dhe filloi të ju flasë:
-“...Fëmijët e mi, ju jeni në shtëpinë tuaj, pse po e duroni njerkën (sundimin e huaj) që ju ka hy në shtëpi të ju vras dal nga dal ? Baba i juaj ka frike se ngelet pa ”femër”. Duan të ju vrasin të gjithëve...”!
Fëmijët po dëgjonin...! Asnjeri nga ata nuk po flet. Fëmijët tani më ishin të venitur e të lodhur! Helmi (mashtrimet) ua kish mjegullua trurin dhe gjakun, sa më as dhimbje nuk ndienin!!! NËNA e ngritur nga varri po vazhdon të ju flas fëmijëve të vet:
-“...Pse nuk e përzini njerkën o fëmijët e mi, pse nuk e mbytni...” ?
Fëmijët i përgjigjen :
-“...Nënë, njerkën e donë shumë baba. BABEN NUK MUND TA MBYSIM. DORA
NUK NA BAN ATË PUNE OJ NANË...”!!!!
DHE NËNA E PIKLLUAR IKU NË VARRIN E SAJ TËRË DHIMBJE..! Duke shkuar zemra po i fliste.
-“... Ehhh SA TË MJERË I PASKAM LËNË KËTA FËMIJË, SA QYQARË I PAKSAM PASË...”!
Më i vogli nga të 9 fëmijët Trimi, mezi u rrit. Një ditë Trimi e mbyti njerkën, e braktisi dhe mallkoi babën, por, tetë vëllezërit e motrat e tij nuk ishin më. Ishte shumë vonë për ta. Ata tani më kishin vdekur të gjithë . Tani mbijetesa e kësaj familje duhej të fillonte nga FILLIMI NGA ky me i VOGLI që vdekjen e vet e këmbeu me vrasjen e njerkës dhe me braktisjen e babait të keq.
Personazhet: 1. Roli i Babës: Lideri
2. Roli i njerkës: Sundimi i huaj
3. Roli i Nënës: Ndërgjegjja e Kombit
4. Roli i Trimit: Fëmija më vogël
5. Roli i vëllezërve e motrave të helmuar e të vdekur:
- UÇK – TMK,
- Flamuri - Himni,
- Festat Kombëtare,
- Bashkimi Kombëtar,
- Ekonomia Kombëtare,
- Arsimi - Mjekësia,
- Kooperativat e fshatrave ,
- Fabrikat e punëtorëve
- fundi i tregimit -
Ky ishte një tregim nga LOKEMADHJA ime e Malësisë, ku ka më shumë terr se sa dritë, në jetën e atyre bjeshkëve.
Pra, i nderuar Besnik, do të ndodhe një dite kurë do të dali dikush përsëri në mjedis të sheshit të Parisit me atë numëratoren e shenjët te Avniut, ose edhe në malet tona me një mauzer te Ademit , për të ia dhanë hakun edhe njerkës edhe babait të keq. Por, për ata që u helmuan dhe u vranë dal nga dal, do të jetë tepër vone!
Sepse duhet shumë, tepër shumë KOHË PËR RIGJENERIMIN E GJENIT mbar SHQIPTARË. Helmi na ka ligështua shumë shpirtin, mendjen e trupin! Të injoruar edhe nga ”baba” (liderët), sikur kemi nevojë vetëm për FRAZA TË BUKURA, që shpresën të vdes mos me lanë.
Shpresën të vdes,
mos me lanë!
Ndërsa vdesim ngadalë ,
VDESIM ME ORËN E RËRËS,
TË POLITIKANËVE TË EVROPËS!
QË “PLAN I AHTISARIT” I THONË.
DHE ME VDEKJNE E ATYRE
MOTRAVE E VËLLËZËRVE TANË,
QË DIKURË NA DESHTËN
ME SHUME SE JETËT E TYRE,
ATJE NË BURGJE, ATJE NË MËRGIM,
ATJE NË FRONT, ATJE NË ISTIKAME,
NGA HEROJN TË VDEKUR E TË GJALLE,
QË NGA HIJENAT E SOTIT U SHENDRRUAN
NË TË MALLKUAR E NË TË SHARE!
NJË DITË DO TË SHPËTOJMI
NGA AI MË I VOGËLI/A, VËLLA A MOTËR,
me emër Alban apo Albulenë!
KJO DO TE NDODHË SHUMË,
SHUMË VONË.
POR NJË DITE DO TË NDODHË!
NDËRSA NËNA, NUK E BESOJ
SE DO NGRITET MË NGA VARRI I SAJ!
NË KRUJË, AJO NËNA JONË ...!
SE KURR EDHE NUK KA VDEKUR,
AJO ËSHTË E GJALLË!
Faleminderit shumë, se ndoshta të morra shumë kohë, sepse ajo është pasuria e vetme që ke!
Ke përshëndetje nga
Marta