E merkure, 07.05.2025, 03:29 AM (GMT+1)

Kerko: a

Gani Pllana: Matrapazët e pamëshirë

E enjte, 23.01.2025, 07:50 PM


Gani S. Pllana

MATRAPAZËT E PAMËSHIRË

Dallkaukë të mjerë,

Matrapazët e pamëshirë,

Nuk është e rëndësishme,

Dritë e ujë-kristal,

I turbullojnë – këllirë,

Të jesh me edukatë dhe i drejtë.

E rëndësishme është të “dukesh korrekt”...

Sot, individët e papërgjegjshëm,

Mondanët trafikantë,

Me përkushtim për krim,

Janë bërë zotë (të këtij vendi), anë e kand!?

Manipulojnë, mashtrojnë,

Trafikojnë, sakatojnë...

Mashtruesit shfrytëzojnë padijen,

Mjerimin, papunësinë, anarkinë.

Shumë njerëz lanë shtëpitë,

Morën rrugën e mërgimit,

Duke kërkuar në “tokë të premtuar”

Yllin e fatit,

I biri, pas t’atit...

E PËRÇUDSHME

Një grusht pushtuesish

Të pacipë, të pangirë,

Pa identitet, o të mjerë,

E bëtë atë, që nuk e bëri

Askush, në këto troje!

U dëfryet pa mëshirë,

Mos shkatërroni çdo gjë,

Shpresat e popullit,

Që ju priti me gëzim.

Shpresa jonë është te ju,

E djeshmja ju bën apel,

Si gurë që puth malin.

Loti edhe gjaku,

Fjala edhe besa

Kështjellë në themel.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx