E enjte, 15.01.2026, 04:00 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Gëzuar vitin e Ri 2025 Dardania ime!

E marte, 31.12.2024, 06:52 PM


Gëzuar vitin e Ri 2025 Dardania ime!

Nga Gjon Keka

Viti i ri 2025 në të cilin do të hyjmë së shpejti qoftë vit shpëtimit të Dardanisë sonë, për të gjithë ne, për atdheun tonë të dashur, të përbashkët, për mbarë njerëzimin. Me këtë shekull mbarofshin konfliktet e popujve dhe fatkeqësitë e luftës dhe paqja i përqafoftë kombet dhe shtetet në Europë e Botë.

Pa dyshim që nuk do t'i harrojmë kurrë ngjarjet e vitit si dhe viteve tjera që kanë kaluar; Kur të plakemi nëse arrijmë pleqërinë tonë do t'u tregojmë të rinjve që vijnë pas nesh. Gjithçka që kemi parë, përjetuar dhe dëgjuar do të mbetet thellë e varrosur në shpirtin tonë.Dhe kështu sigurisht do të vazhdojë edhe tek ta që vit pas viti të përcillen mesazhet dhe përjetimet, dhe të merren mësime në vitet e ardhshme, ashtu që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës, por të ecet në dritë dhe në të vërtetë dhe me një të ardhme të qartë.

Sa shpesh kam menduar për problemet e shumëta, qeverisjen pa vizion dhe plotë gabime, për rrezikun nga ideologjia islamike, për dukurit negative që e kanë ngulfatur atdheun tim të dashur, Dardaninë time!Shpesh, kur ecja vetëm në natyrën e lirë të Zotit dhe kërkoja çlodhje, sa herë zemërimi im kthehej kundër teje o Dardania ime e dashur! E gjithë natyra ishte kaq e qetë; asnjë re e vetme nuk e turbullonte qiellin, fryenin erëra të buta dhe erëra të këndshme përhapeshin nëpër ajrin e qetë. Ah! pastaj shpirti im zbutej,

Lotët më rridhnin nga sytë për ty o atdheu im , Dardania ime; Më kot gjoksi im psherëtiu për të shkarkuar barrën. Ah, i dashur atdhe, e dashur Dardani zgjohu, hapi sytë ngritu, ringjallu, ti duhet t'i takosh dritës, duhet t'i rikthehesh familjes europiane aty e ke vendin, aty na e caktoi Perëndia, dhe Gjergj Kastrioti ynë i madh!

Them dhe mendoj ashtu se askund tjetër nuk mund ta gjesh natyrën aq afër vetes sa mund ta gjesh tek ti o Dardania ime; Askund nuk dëshmon kaq shumë për madhështinë dhe mirësinë e Zotit sa tek ti o Dardania ime.

Zoti shpëtimtari ynë të shpëtoi një herë duke dërguar miqt ShBA dhe vendet mike europiane - ndërhyrjen e NATO-s ; por këtë herë ti duhesh ta shpëtosh veten dhe bota e dritës dhe civilizimit pret që ti t'i kthehsh vetes tënde të natyrshme europiane.

Askund tjetër nuk mund të gjesh kaq shumë njerëz të mirë mes numrit të madh të të këqinjëve sa tek ti o Dardania ime. Askund tjetër nuk mund të gjesh kaq shumë ngrohtësi, kaq shumë dhembshuri, kaq shumë afërsi e mikëpritje sa tek ti o Dardania ime! Uroj që ditët e provës që je duke kaluar t'i kalosh shpejtë dhe ti t'i kthehesh vetes tënde së pari dhe pastaj familjes europiane aty ku e kemi vendin e natyrshëm.

Ah sa do të doja që të kthehen përsëri tek ne :Mikëpritja , Dashuria ndaj njëri-tjetërit si vëllezër e motra të një atdheu të përbashkët, Besa dhe Thjeshtësia e vjetër dardano-arbërore.

Le t'ia vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë pak të gjithë se ne të gjithë kemi vetëm një Atdhe, vetëm një Zot Shpëtimtarin tonë, dhe të gjithë ne kemi për kryehero Gjergj Kastriotin(Skënderbeun) tonë, ndërsa Europa është Shtëpia jonë e vjetër aty e kemi vendin tonë që na pret ta plotësojmë trupin e familjes së përbashkët europiane.Le të kthehen tek ne dashuria dhe uniteti dhe të bashkohen përsëri zemrat tona të ndara, ne jemi të një Nandheu e Atdheu.

Ndërsa e lëmë pas vitin e vjetër pas t'ia bëjmë vetes këto pyetje për vitin e ri 2025 : Çfarë duhet të bëj dhe çfarë nuk duhet të bëjë? Si mund të shmang të keqen dhe si mund të promovoj më të mirën për veten dhe ata që më rrethojnë, për njëri-tjetrin për atdheun, për Dardaninë tonë europiane?

Të bëhemi qytetarë të mirë që nderojnë, duan dhe mbrojnë lirinë, barazinë, drejtësinë, rendin, ligjin; sepse vetëm kështu mund të quhemi vërtetë qytetar të lirë jo vetëm të familjes sonë europiane por edhe qytetar të lirë të botës së lirë, demokratike dhe të civilizuar.

Ju uroj nga zemra një vit të mbarë, shëndet e bekime në shtëpinë dhe familjen tuaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Historia e përtëritjes së shqiponjës Gjon Keka: I vetmi vend në botë është Kosova që ia renovon objektet fetare pushtuesit otoman Gjon Keka: Epoka e Gjergj Kastriotit duhet ta mbajë emrin e veçantë "Historia e Shpëtimit" Gjon Keka: Unë do të jem deri në frymën e fundit dishepull i Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Libër i rrallë në gjuhën arbërore i botuar në vitin 1898 Gjon Keka: Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën Gjon Keka: Pa këto figura nuk do të kishte komb dardano-arbëror dhe as urë lidhëse me Europën Gjon Keka: Nuk mjafton pse e ke titullin mësues... Gjon Keka: 581 vjet më parë u ngrit flamuri i Beslidhjes dhe Lirisë së kombit tonë dardano-arbëror Gjon Keka: Nuk mund të kenë vlerë 28 nëntorët tjerë më shumë se 28 nëntori i vitit 1443 Gjon Keka: Të mos keqpërdoret festa e 28 nëntorit nga ata që e quajnë shpëtimtar Sulltan Mehmetin II Gjon Keka: Presidenti Ibrahim Rugova dhe Kastriotizmi diplomatik i shekullit të tij Gjon Keka: Epoka e madhe arbërore dhe ndikimi i thellë që pati Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Gravurë e vitit 1664 - Pushtuesi otoman e solli me shpatë ideologjinë islamike Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore Prend Buzhala: Gjon Keka, një profil në lëmin e letrave Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane Gjon Keka: Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx