Kerko: a
Florim Zeqa: Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!
E marte, 17.12.2024, 07:50 PM
Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!
Shkruan: Florim
Zeqa
Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo
populliste, për një qeverisje të mirë e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një
kryemistër që punon shumë e flet pak, për një kryeministër që mbanë premtimet
dhe nuk mashtron qytetarët.
Qeverisjet e reja
me mentalitet të vjetër
Ardhja në pushtet
me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përfundimi
me punë të vogla pa e bërë asnjë ndryshim në përmirësim të jetës së qytetarëve,
jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.
Ndarja e partive politike në grupe të interesit apo më
mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe
bashkangjitja një partie tjetër, nuk e nënkupton ç'kapjen dhe as ndarjen e
"shapit nga sheqeri", për shkak se të njëjtët edhe nga taborri tjetër
janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sikurse ndarja e partive politike, gjegjësisht, dalja e
nismave nga partitë ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i
zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
Për shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë
fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona
të familjarëve të politikanëve të nivelit të lartë.
Në vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që
nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku
ushqehen nga mafio-oligarkët e njëjtë ekonomik.
Të fortët e
politikës qëndron pas kompanive private
Prapa privatizimit
të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë
përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe
pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese
familjare.
Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë
fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve,
hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restoranet luksoze, hipermerkatet dhe
qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.
Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të
ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më
pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë
njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatave zgjedhore, përseri bëhen në
qeverisjen e vendit.
Në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe
opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të
pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe
"bossa" të mëdhenj.
Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të
drejtë shesë moral për ç'kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të
punësuar jashtëligjshëm nga institucionet e shtetit, përkatësisht nga kompanitë
publike, nëpër Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.
Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë
të thirret në ç'kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e
ligjit dhe bartësit e dukurive negative.
Thirrje për
tifozeritë e partive politike
Në fund i kam edhe
dy fjalë për tifozeritë e partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin
për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.
Sikurse deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e
mia politike, duke mos i dhënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për
arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve
të vendit tim nuk e meritojnë mbështetjen time.
"Do të pranojë të lagem në shi e në borë, e të
ngrijë nga acari, por asesi të futem nën çatinë e këtyre partive të dështuara
politike" (F.Z.).
Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por
edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë
LDK-së post-rugoviane
Ngase askush nga politikanët nuk po punon për ç'kapje
reale, por vetëm për kapje të re të shtetit!
Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e
"ç'kapë" tjetri, më i zi i riu se i vjetri!
Tashmë po vërehet qartë se dryshimin politik në Kosovë
nuk vjen nga kjo klasë politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që
hyrën në politikë me mentalitetin e vjetër për t'u pasuruar dhe për të sunduar
siq sunduan pararëndësit e tyre përgjatë dy dekadave të fundit.
Por ndryshimi vjen
nga një klasë e re politike, vjen përmes një alternative të re politike. Vetëm
alternativa e re politike do ta shpëtojë Kosovën nga zbrazja totale dhe nxjerrë
shtetin nga humnera dhe do t'i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.