Kerko: a
Xheladin Zeneli: Pse jemi krenarë që jemi shqiptarë?
E shtune, 30.11.2024, 07:53 PM
PSE JEMI KRENARË QË JEMI SHQIPTARË?
Nga
Xheladin Zeneli
Prej
15 deri me 24 Qershor , EKipi Kombëtar i Shqipërisë me tre ndeshjet e tyre
dinjitoze në kampionatin europian Euro 2024, të cilat u përkrahën nga dhjetëra
mijëra tifoz, brenda stadiumeve e jashtë tyre si dhe manifestimet e tyre në
rrugët e qyteteve të Gjermanisë, për dhjetë ditë të tëra, si rrallë herë më
parë na dhuruan emocionet më të bukura të ndjenjës së krenarisë tonë kombëtare
shqiptare.
Githashtu,
tifozët shqiptarë të mveshur me ngjyrat kuq e zi, duke kënduar shqip e valvitur
flamujt tonë kombëtar,dhe me sjelljen e
tyre shembullore fituan admirimin e të
tjerëve nëpër rrugët e qyetateve të Gjermanisë.Ata demonstruan në mënyrë
paqësore dhe qytetëruese, para botës vlerat dhe kulturën tonë kombëtare dhe
këte ata vazhdojnë ta bëjnë edhe sot me rastin e ndeshjeve të ekipit tonë
Kombëtar qofshin në Shqipëri apo jashtë saj.
Nga
rrjedh gjithë kjo krenari e shqiptarëve për kombin e vet?
Kjo
është një temë për të cilën mund flitet gjërë e gjatë por do të mundohem ta
shpjegoi me pak fjalë.
Mendoi
se shfaqja publike e simboleve tona
kombëtare me rastin e Festës së 28 Nëntorit, dhe jo vetëm, për ne shqiptarët ka
të bëjnë shumë me të kaluarën tonë aq sa të lavdishme, po aq edhe të hidhur dhe
me vuajtje e sakrifica.
Simbolet
tona kombëtare janë sinonim i mbijetesës tonë mijëvjeçare. Flamuri kuq e zi me
shqiponjën dykrenare , gjatë tërë historisë së egzistencës së vet, gjithëmonë
ka valvitur në vijën e frontit mbrojtës dhe asnjëherë në vijën e frontit të
sulmit siç ishin flamujt e disa popujve të tjerë me të cilët ndajmë hapësirën
gjeografike në Ballkan.
Populli
shqiptar është një ndër popujt më të lashtë në Europë që ka prejardhjen nga
civilizimi Ilir. Që nga ajo kohë, pra nga koha e periudhës ilire, ne kemi
përjetuar vuajtje të mëdha historike nga perandori, pushtues dhe okupator të
huaj të cilët janë munduar të na zhdukin
gjuhën, kulturën, identitetin tonë etnik dhe qënien tonë kombëtare. Kemi
përjetuar kolonizime të shumta nga ato pushtues të huaj dhe megjithate kemi
mbijetuar.
Ne
jemi krenar sepse asnjëherë gjatë historisë së egzistencës tonë, nuk zhvilluan
kurr luftra pushtuese apo agresione ndaj të tjerëve. Në fakt luftrat tona ishin
gjithëmonë mbrojtëse nga agresorët e huaj dhe në disa momente të caktuara
historike, këto luftra ishin edhe në mbrojtje
të Europës dhe vlerave të saja përendimore, siç ishte lufta dhe betejat
e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut kundër perandorisë
osmane në gjysmën e shekullit 15-të.
Ne
patëm fatin e keq të jemi të rrethuar me
disa popuj e shtete të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë qëllime e
stategji shfarosjen dhe zhdukjen e elementit kombëtar shqiptar. Faktet e
qëndrueshme historike flasin në favor të asaj se si gjatë periudhave të
ndryshme në të kaluarën, sllavët, grekët, maqedonët kanë qenë ata të cilët
gjithëmonë kanë ushtruar dhunë e represion ndaj shqiptarëve autokton.
Dhe
gjatë gjithë historisë së popullit tonë, nacionalizmi kombëtar i shqiptarëve
nuk u përdor kurr si mjet urryes ndaj të tjerëve por shërbeu si mekanizëm
mbrojtës dhe strategji e mbijetesës dhe ruajtjes së qënies së tyre kombëtare.
Fatkeqësisht
kjo nuk mund të thuhet për disa popuj e vende të tjera me të cilët shqiptarët
janë të rrethuar.Është tepër shqetësues fakti që që edhe në ditët e sotme
vazhdon të jetë prezent sentimenti antishqiptar nga ana e atyre vendeve të
cilët gjatë gjithë historisë n'a kanë luftuar, vrarë,dhunuar e masakruar.Kohë
pas kohe vazhdohen gjithënjë të ndigjohen thirrjet për eliminimin fizik të
shqiptarëve nga ata të cilët dijnë të shpërndajnë vetëm urrejtje ndaj kombit
tonë, ndaj simboleve tona kombëtare dhe
ndaj krenarisë tonë kombëtare.
Ashtu
si mbijetuam mijëvjeçarët e kaluar ashtu do ti mbijetojmë dhe do të jemi këtu
edhe mijëvjeçarët e ardhshëm. Dhe jo vetëm kaq. Me dy shtete sovrane në Ballkan
shqiptarët janë fuqizuar dhe faktorizuar në këtë rajin dhe kur të vijnë dita
dhe momenti që ato të vendosin të bashkohen në një shtet të përbashkët, pra në
një Shqipëri të Bashkuar, askush nuk do të mund të ndal vullnetin e tyre.
URIME 28 NËNTORIN!
Xheladin Zeneli
28 Nëntor 2024