Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës
E marte, 29.10.2024, 07:56 PM
Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
“Ndërmjetësuesit” e
BE-së lavdërojnë veten: “Ne e dimë çfarë është më e mira për të tjerët”. Dhe vazhdojnë: “Liria është gjëja më e rëndësishme në botë, por shqiptarët nuk duhet
ta kenë!”
Ajo që këta “demokratë” të çuditshëm zbulojnë për
asociacionin serbo-çetnik në mes të Dardanisë shqiptare është interesante. Ajo
që fshehin është jetike.
***
Të gjitha llojet e
asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar.
Asociacioni pa kompetenca
ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,
faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht
(në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la...
Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota
e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë
presion (kërcënime dhe sanksione ekonomike) shqiptarëve që ta formojnë.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake,
kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën
kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë
pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
Lexova për idiotësinë e radhës së
“ndërmjetësuesve që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata
kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e
Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.
Dhe
është shumë e çuditshme që “ndërmjetësuesit” më të rëndësishëm vijnë nga vendet
që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran!
Shqiptarët
duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë
në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet
(ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi
e me plotë dashuri perverse, të njëanshme.
“Demokratët” e BE-së që përmes
“shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar edhe
për motive fetare (megjithëse shumica 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë
shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.
***
Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie
ndesh me Kushtetutën.
Nëse
qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan
patjetër të abuzojnë - thyejnë Kushtetutën e Kosovës - dhe të nënshkruajnë
plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të
neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për
tradhti në Serbi dhe Rusi.
Megjithatë, armiku më i madh i
shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata
gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.
Tradhtarë dhe gënjeshtarë në
çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe
bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të
shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të
mashtrimeve tuaja.
***
Një zhurmë nga prapa dhe erë e keqe doli nga
veshja më e brendshme (brekët e zyrtarëve “demokratik” të BE-së), dhe u përhap
lehtë rreth të vetmes temë: “Asociacioni
serb në midis të Kosovës shqiptare është më i rëndësishmi nga virtytet tona të
reja.”
Gjëja
interesante për njollat ??e disa mbeturinave në rrugë
është se nëse ktheheni të nesërmen, ato janë zhdukur. Është pak si gjethe ose
pupla - nuk do t'i gjeni më në të njëjtin vend. Prandaj më pëlqejnë, sepse kanë
një jetë të përkohshme. Ashtu si ata dashakeq të korruptuar që kërkojnë nga
qeveria shqiptare e Kosovës të lejojë lindjen e një Serbie të vogël në tokën e
tyre. Por shqiptarët (pavarësisht se ku jetojnë) nuk duhet assesi ta lejojnë
një vetëvrasje të tillë; miqtë e Serbisë terroriste që kërkojnë këtë pisllëk,
gjithashtu kanë një jetë të përkohshme. Si mund të garantojnë të vdekshmit e
zakonshëm që një Serbi “e vogël” por shumë e rrezikshme brenda territorit
shqiptar nuk do ta shkatërrojë tërë Kosovën kur këta “garantues” të pamoralshëm
të gjenden në birucat e ferrit?
Është
për të ardhur keq që "ndërmjetësues" shakaxhinj që nuk mund të
zgjidhin probleme shumë serioze në vendet e tyre - veçanërisht me ata qindra
miliona "refugjatë" të rremë e të paligjshëm (mes tyre shumë
kriminelë-terroristë) të cilët ilegalisht mbërrijnë çdo ditë nga Afrika, Arabia
dhe Azia - por “dinë” saktësisht se si t'i zgjidhin problemet e të tjerëve?!
***
Edvin Kristaq Rama i këndon terroristit serb A. Vuçiç: “Këtu janë frutat,
lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”