E enjte, 24.07.2025, 11:57 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne

E merkure, 09.10.2024, 06:56 PM


Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne

Nga Albert Vataj

Dita vjen me dritë vezulluese në krahët e një nëne, në prehjen e hyjshme të një premtimi të lartësuar në shenjtërim. Behin sfiduese ato kraharorë që i rrethvijnë me dashuri dhe adhurim plot shpirtje, në përpjekjen e tyre për ta ndjerë rrahjet e zemrave dhe ritmin e jetës, për ta përshkuar në një pulitje krejt gjithësinë e galaktikës në një çast të vetëm, në një puthje, në një vështrim, në një shkujdesje.

Dita vjen me dritë të hyjshme në kraharorin e një nëne, zbret nga qielli kjo magji dhe shpërthen duke u shndërruar në miliona vezullime në sytë e saj, kur vetë shenjtëria e jetës, bekimi i futit të ofruar si shpërblesë, e ledh me sytë plot qiej dhe e vesh me rrezatimin plot buzëqeshje.

Dita vjen me dritë në këtë çast, në atë që vetëm një nënë e ndjen, zemra e saj e mat dhe shpirti i mirësisë së botës e kthen në altar ku përulja më e përkorë lartësohet në besim te mrekullitë, më të cilat ne shpërblehemi.

Dita vjen me dritë për ty nënë, për ty grua, për ty heroinë e luftës për ta merituar hyjninë brenda vetes dhe në atë që është themeli i motivimit tënd, fëmija.

Beso se ti po mban në duar veten tënde më të vlertë, ti po jeton ëndjen tënde më të bukur, ti po shijon frytin më të magjishëm të bekimit në mirësi.

Dita vjen me dritë të larë në krojet e syve ku lahen bukuritë dhe bekohen magjitë e jetës, dita vjen në sytë dhe shpirtin tënd, nënë e ngadhënjimeve.

Dita, tu bëftë dritë ty; grua, nënë, shenjtnesh e asaj që ka mbetur e shtrenjtë në ty, sot e përgjithmonë...

Amen!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë Albert Vataj: Skandali te Onkologjiku dhe skandalizimi "legjitim" i opinionit publik Albert Vataj: Yuval Noah Harari - "Perëndia", një nga 21 leksionet për Shekullin 21 Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur... Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi Albert Vataj: Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx