E hene, 29.04.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Nderohet K. Zylo, D. Greca, L. Petoshati, G. Llojdia, K. Cipa

E hene, 26.01.2009, 07:32 PM


Republika e Shqipërisë

Shoqata Mbarëkombëtare Kulturore –Atdhetare “Ismail Qemal-Vlora”

Vendim Nr. 158               

Vlorë më 28.11.2008

U jep titullin:

“Personalitet i shquar i kulturës Mbarëkombëtare”,

Shoqata Mbarëkombëtare Kulturore –Atdhetare “Ismail Qemali” me qendër në Vlorë, me rastin e 165 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së “Heroit të Popullit” Ismail Qemal- Vlora, në datat 23 dhe 24 janar 2009, organizon një sërë aktivitetesh. Duke parë veprimtarinë atdhetare dhe kombëtare të disa publicistëve me prejardhje nga Vlora dhe më gjerë, të cilët me punën e tyre të palodhur dhe të spikatur kanë bërë të njohur jo vetëm idealet kombëtare të rilindësve, të baballarëve të kombit, të strategut të Pavarësisë Kombëtare Ismail Qemalit, por kanë frymëzuar edhe shumë shqiptarë të tjerë në krejt trojet tona etnike për të realizuar ëndrrën e bashkimit kombëtar, propozojmë që Kryesia e Shoqatës sonë, tu japë Titullin:

“Personalitet i shquar i kulturës Mbarëkombëtare”,

“Për kontributin e shquar në ndriçimin e traditave, kulturës dhe historisë së popullit shqiptar në publicistikën bashkëkohore.”

Bëhet fjalë për ata publicistë dhe krijues që prej vitesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë e kanë ngritur lart idealin kombëtar dhe kanë bërë të njohur krahinën e Labërisë për kontributin e saj për liri dhe pavarësi përgjatë shekujve,  dhe konkretisht :

1. Dalip Greca

2. Këze (Kozeta) Zylo

3. Laureta Petoshati

4. Gëzim Llojdia

5. Kristo Çipa   


Kryesia e Shoqatës Mbarëkombëtare Kulturore –Atdhetare “Ismail Qemali”

Kryetar: Pr. As. Dr. Bardhosh Gaçe       

Sekretar: Petrit A. Velaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora