E premte, 02.05.2025, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Libër me temë shqiptare

E premte, 23.01.2009, 07:48 PM


Dhjetë tregime të shkurtër: të gjithë të shkëlqyeshëm

Dhe, pastaj takova Arjetën

 

Kush blen librin e ri të Ellen Widmaier (63 vj. fotografia poshtë) duhet të kërkojë prej zonjës apo zotëriut pas banakut t´ia mbështjellë si dhuratë. 

Sarlandezja i ka përmbledhur dhjetë tregime në një libërth, të gjithë të shkëlqyeshëm. Ajo dërgon personazhet në Shqipëri dhe Greqi dhe bën që lexuesi të kridhet në shtratin e tij nga një seri ankthesh, ndërkaq vet rrëshqet në botën e një mace, për t´u kujdesur për sigurinë. Aty gjendet edhe një homazh për Saarbrücken( Sarbryken) dhe letra me detaje në mes dy grave lesbike. Teksti në aspektin stilistik është i përsosur, pamjet e bukura bëjnë që lexuesi të ëndërrojë.

Ellen Widmaier
Megjithëkëtë tregimet nuk mund të kuptohen lehtë. Shumë politikë ka brenda, por gishti tregues ngritur në të shumtën e rasteve,  i bën apel arsye së shëndoshë. 

Buzët e gjyshit dridhen gjatë mendimit në Rajhun e Tretë, gjersa ai tund kokën dhe mbyllë sytë. Kjo është thjeshtë shumë evidente. Përveç kësaj, të gjitha figurat janë shumë të ngjashme, madje edhe macja duket sikur është zgjedhur nga një rreth mesatar i  intelektualëve. Nëse këtu lexuesi ia falë, atëherë ia vlen të lexohen gati 200 faqe.    

Widmaier, Ellen; Dhe, pastaj takova Arjetën, tregime. Botuar nga: Gollenstein-Verlag, Merzig, 2008 ISBN: 978-3-938823-42-2; faqe 194, € 16,90  

 

Nga gjermanishtja

Naser Aliu

Burimi



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx