Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Dy burra të mëdhenj të kombit shqiptar nga rrethi i Ulqinit
E diele, 08.09.2024, 06:52 PM
NGA GJON BUZUKU E DERI TEK SIMON FILIPAJ
DY
BURRA TË MËDHEJ TË KOMBIT SHQIPTAR NGA RRETHI I ULQINIT
Nga
Frank Shkreli
Gjon Buzuku ka qenë një prift katolik
që ka jetuar në shekullin e XVI e që konsiderohet autori i veprës së parë në
shqip -- Mesharit. Si i tillë, Buzuku zë
vend themelor në historinë e letërsisë dhe gjuhës shqipe, si përkthyes dhe
përpilues i librit të parë të botuar në shqipen e asaj kohe. Thuhet se Gjon Buzuku
ka lindur në fshatin Larje të Krajës, një zonë kjo në rrethin e Ulqinit.
Dom Gjon Buzuku (c.?1499 – c.?1577)
Por kësaj radhe ky shkrim
modest nuk është për Gjon Buzukun – përveç për arsye krahasuese -- as për
veprën e tij, që konsiderohet të jetë e para në gjuhën shqipe – Frank SHKRELI/ Dom Gjon Buzuku dhe libri i parë i Shqiptarëve | Gazeta Telegraf
-- por është për një bashkvendas të Buzukut, i cili ka jetuar e vepruar në
shekullin e XX, bashkohas i shumë prej nesh, ende, të cilin kemi pasur fatin ta
njohim. Fjala është për Dom ose
Monsinjor Simon Filipaj, i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka
përkthyer, tërësisht, Biblën e Shenjtë në shqip, nga fillimi deri në fund. Dom
Simon Filipaj – i cili ashtu si edhe prifti katolik i shekullit të XVI, Gjon
Buzuku -- ka lindur në fshatin Kllezën, në rrethin e Ulqinit, shumë afër
vendlindjes së Gjon Buzukut, i cili sipas burimeve, ka lindur në fshatin Larje
të Krajës në rrethin e Ulqinit. Frank SHKRELI/ Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë, flisni shqip me Zotin!” | Gazeta Telegraf
Po e nënvizoj këtë fakt
historik – që shpesh herë ndoshta anashkalohet edhe pa qëllim -- me rastin e
25-vjetorit të shkuarjes në amshim të Dom Simon Filipaj. Për dy burra të Kombit
që kanë mbi pesë shekuj ndërmjet jetës dhe veprimtarisë së tyre historike, me
origjinë nga dy fshatëra shumë afër
njëri tjetrit, dy figura që dallohen për kontributin e tyre madhor, sidomos në
fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në përgjithsi.
Në këtë përvjetor, fund javën
që kaloi, Arkipeshkvia e lashtë e Tivarit, organizoi një akademi përkujtimore
me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Dom Simon Filipaj, një tubim që
u mbajt në Ulqin dhe në Shën Gjergj ku ai ishte famullitar për një kohë të
gjatë, ndërkohë që u përkujtua edhe në vendlindjen e tij në Këllezën -- më 31
Gusht dhe më 1 Shtator 2024.
Në përvjetorin e 25-të të
vdekjes së tijsë Gom Filipaj, Kisha Katolike shqiptare nën jurisdikcionin e
Arkipeshkvisë së Tivarit, së bashku me autoritetet vendase dhe përfaqësues nga
Kosova dhe Shqipëria, kujtuan jetën dhe dhe veprimtarinë e jashtzakonshme të
Dom Simon Filipaj në shërbim, jo vetëm të Kishës dhe misionit të tij apostolik,
por edhe për kontributin e tij madhor e historik në fushën e gjuhës dhe të
kulturës së Kombit shqiptar ndër shekuj.
Monsinjor Simon Filipaj – një
figurë fetare dhe kulturore, i njohur për veprimtarinë e tij të shumëanshme --
me Arkipeshkvin e ndjerë të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita dhe Dom David
Gjugja i Radio Vatikanit, janë pritur në vizitë nga Papa Gjon Pali i II në
Vatikan në Tetor të vitit 1994. Me atë
rast, Dom Simon Filipaj i ka dorëzuar Gjon Palit II veprën e madhe biblike e
teologjike, për herë të parë botuar në terësi në gjuhën shqipe, një kryevepër e
përmasave botërore – librin e shenjtë të katolikëve – Biblën përkthyer prej
tij, në gjuhën shqipe. Gjatë asaj
vizite, Papa Gjon Pali i II iu drejtua Dom Simonit, duke vlerësuar veprën e
madhe të priftit të thjesht nga rrethi i Ulqinit, me këto fjalë: "Me
përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe e keni radhitur popullin tuaj shqiptar
ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të
krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”.
Për ne që e kemi njohur, Dom
Simon Filipaj, në rend të parë, ka qenë njeri i Zotit dhe i Kombit. Lëvrues dhe
mbrojtës i vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare e shoqërore t? popullit shqiptar, siç thuhet edhe në një koment të Radio Vatikanit
shqip. Ai qe njohës i thellë i shpirtit dhe i thesarit kulturor shqiptar e
botëror, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Njeri i thjesht me virtyte të
larta, i urtë e i mençur, i përzemërt e bujar, i drejtë dhe i vendosur,
largpamës e i thellë, i dashuruar në Zotin e në popullin e vet, i butë e i
afërt me çdo kënd që takonte, thuhet mëtej. Bari i mirë, vëlla i sinqertë,
meshtar i zellshëm, intelektual i shquar, biblist i madh, me një pasion e
dashuri të paskajshme për të vërtetën, të bukurën, për lirinë e dashurinë.
Jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, kishës e popullit dhe
vendit të tij shqiptar. Radio Vatikani, vlerësoi personin, jetën dhe
veprimtarinë e Dom Simon Filipaj, në 25-vjetorin e largimit të tij nga kjo botë
dhe shkuarjes së tij në amshimin e përhershëm.
Bibla në shqip, një trashëgimi
e madhe gjuhësore e kulturore për Kombin shqiptar ndër shekuj! Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe” – iu drejtua me
24 tetorit të vitit 1994 Papa Gjon Pali II Dom Simon Filipajt – “e keni
radhitur popullin tuaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një
herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar
përherë populli shqiptar”.
Ndërsa në një ceremoni zyrtare
në Tiranë, shtatorin e vitit 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.
Alfred Moisiu i akordoi Dom Simon Filipaj (pas vdekjes) medaljen e artë, “Naim
Frashëri”, për përkthimin e parë të Biblës në gjuhën shqipe, me motivacionin:
“Për kontribut të vyer në pasurimin e kulturës shqiptare në lëvrimin e gjuhës
shqipe dhe për mbledhjen e folklorit shqiptar në Mal të Zi.”
Kështuqë, sipas ekspertëve të
historisë kishtare dhe kombëtare, kontributi dhe rëndësia historike e veprës së
Dom Simon Filipaj për
shqiptarët mund të krahasohet, pa dyshim, me figurat e dalluara historike
kombëtare të kulturës shqiptare si Pal Engjelli, dom Gjon Buzuku, Lekë
Matrenga, imzot Pjeter Budi, imzot Frang Bardhi, imzot Pjeter Bogdani, imzot
Grigori i Durresit, imzot Gjon Kazazi, Konstantin Kristoforidhi, imzot Fan
Noli, at? Shtjefen Gjecovi, at? Gjergj Fishta e shume te tjerë. Si
përfundim, Dom Simon Filipaj “arrijti të realizojë një ëndërr 2000-vjecare të
Kombit tonë”, siç vlerëson Radio Vatikani shqip, duke e cilësuar figurën e Dom
Simon Filipaj, si rilindasi i fundit shqiptar me përkthimin e Biblës dhe
librave të tjerë liturgjike. Duke u radhitë kështu, si i merituar në analet e
kulturës shqiptare, asaj të kaluar dhe bashkohore, me shumë figura të tjera të
përmendura më lartë, përfshir bashkvendasin e tij, Dom Gjon Buzukun – dy burra
të mëdhej të Kombit me të cilët krenohen trojet shqiptare të krahinës së
Ulqinit.
Në vitin 2014, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Simon Filipajt, është
përuruar shtatorja e tij në fshatin Shën Gjergj në oborrin e kishës me të njpjtin emër – ngritur me ndihma,
kryesisht, nga komuniteti shqiptaro-amerikan me origjinë nga trojet shqiuoptare
të atyre anëve.
Dom Simon Filipaj ia kushtoi
tërë jetën e tij, si meshtar e si intelektual i përmasave kombëtare -- misionit
fetar e kombëtar duke shërbyer nëpër famullitë e Kryedioqezës së lashtë të
Tivarit, e sidomos në kishën e Shën Gjergjit dhe asaj të vendlindjes së tij,
Klleznës. Kisha e Shën Gjergjit në breg
të lumit Buna aty ku ka shërbyer Dom Simoni dhe ku ka përkthyer Biblën gjatë
shumë vite punë.
Kjo kishë është shumë dashur
për autorin e këtyre rreshtave modest në përkujtim të Dom Simon Filipaj – nga e
cila ruaj kujtime të shtrenjta, pasi kjo është kisha ku unë kam marrë ritet e
para fetare – pagëzimin dhe krezmimin!
Përveç përkthimit të Biblës
voluminoze në terësi, Dom Simon Filipaj është autor edhe i vepave të tjera në
gjuhën shqipe – të shkruara e të përkthyera -- libra liturgjikë, leksionarë
biblike, e të tjera, duke i dhenë kështu letërsisë shqipe edhe një natyrë
biblike dhe teologjike.
Foto nga Arkipeshkvia e lashtë
e Tivarit – nga e djathta, Dom Simon Filipaj, i pari që përktheu në gjuhën
shqipe, Biblën e plotë. At Zef Jankaj, françeskan, i pari që celebroi meshën
shëjte në gjuhën shqipe pas Koncilit të II të Vatikanit dhe Dom Rrok Mirdita,
Kryeipeshkvi i ardhëshëm i Tiranë-Durrësit pas shembjes së komunizmit.