E enjte, 01.05.2025, 11:46 AM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Liria e shtypit është froni i lirisë!

E premte, 16.08.2024, 07:56 PM


Liria e shtypit është froni i lirisë!

Nga Aurel Dasareti

Gjendje e mjerueshme e lirisë së shtypit në atdheun e gjyshërve të mi - katastrofë. Kushtet e mjerueshme të lirisë së shtypit në trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, “Maqedoni”...), kalohen në një heshtje ogurzezë-kërcënuese.

Mediat (TV, portalet...) me disa përjashtime të nderuara - mbizotërohen nga gjysmë analfabetë të zhytur në konflikt interesash: janë amatorë, servilë, mercenarë, mafiozë, antikombëtarë - nuk i sqarojnë gjërat ashtu siç janë por i fshehin ato, nuk i botojnë shkrimet e intelektualëve të vërtetë sepse nuk u konvenojnë, manipulojnë, dominon belbëzimi, shkarravitjet, gjysmë të vërtetat... janë arsyeja pse njerëzit janë në terrin informativ. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata nuk reagojnë ndaj padrejtësive për të fituar lirinë, për të përmirësuar mirëqenien e tyre... Janë të hutuar, nuk dinë cilin hajdutë ta hedhin në koshin e plehrave dhe cilin në tualet. Ata kanë humbur shpresat, po ikin nga atdheu, vendi po zbrazet, trojet tkurren në favor të Serbisë, Greqisë, FYROM-it, Malit të Zi ... Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në të gjitha vendet shqiptare. Por si mund të jetë ndryshe kur 98% e pronarëve të mediave shqipfolëse nuk kanë mbaruar as shkollën fillore? Për të tillët, paratë e pista janë gjithçka...

PS: Respekt pa kufi për ato pak media kombëtare, themeluesit e të cilave kanë dhënë për dekada një kontribut të pakufizuar për të mirën e kombit që i përkasin...Shqipërisë.

Bojkotoni mediumet antikombëtare...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Kur shqiptarët shikojnë njëri-tjetrin në sy, armiku zhduket Aurel Dasareti: Ngrihu ose zhduku, sepse duket sikur nuk e meriton lirinë Aurel Dasareti: Po ku ka besë Serbia? Aurel Dasareti: Kosova po merr gjithnjë e më shumë kërkesa të çuditshme Aurel Dasareti: Shqipëria e regjimit të «rilindjes», shtet mafioz Aurel Dasareti: A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj? Aurel Dasareti: Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar? Aurel Dasareti: Zuzari më i rrezikshëm i Shqipërisë po kryen spastrimin etnik, shfarosjen e shqiptarëve Aurel Dasareti: A mund të kërkoj një gënjeshtër tjetër, se kjo nuk funksionoi Aurel Dasareti: Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos Aurel Dasareti: Tradhtarë, si mund ta shisni parajsën, ngrohtësinë e tokës sonë? Aurel Dasareti: Bashkohuni me protestën e 20 Shkurtit Aurel Dasareti: Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh Aurel Dasareti: Në Evropën “demokratike” korrektësia politike është bërë më e rëndësishme se faktet historike Aurel Dasareti: Ne që shitëm vendin Aurel Dasareti: Është e drejta e njerëzve të dinë origjinën e tyre Aurel Dasareti: Regjimi mafioz antikombëtar diktatorial në Shqipëri është i aftë për çdo pisllëk Aurel Dasareti: Media gënjeshtare, e pakëndshme dhe e paturpshme shqipfolëse Aurel Dasareti: Hallet e shqipfolësve islamikë! Aurel Dasareti: Shqipëria përballet me rrezikun e zhdukjes nga bërlloku i pavlerë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx