E marte, 10.12.2024, 06:15 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Ushtria e shtetit më të ri me popullatën më të re ne botë

E marte, 20.01.2009, 09:49 PM


USHTRIA E SHTETIT MË TË RI ME POPULLATËN MË TË RE NË BOTË

Nga Xhevat Rexhaj

Muajt dhe vitet shkojnë me shpejtësi marramendëse. Në historitë e popujve të ndryshëm ka data dhe muaj që lënë ngjyra për ardhmërinë. Në jetën e SHBA së muaji Janar është një muaj kur sytë jo vetëm të amerikanëve por të tërë botës orientohen nga SHBA sepse aty në mënyrën e ma demokratike ndërrohen Presidentët. Te ne shqiptarët muaji Janar është një muaj që na sjell shumë dhimbje sepse kemi data ku kemi humbur figura të mëdha kombëtare. Pra në Janar të shekujve dhe viteve të ndryshme kemi humbur Princër- Mbretë, President dhe shumë heronj dhe atdhetar me përmasa të mëdha kombëtare. Ne shqiptarët me pietet i kemi përkujtuar dhe do i përkujtojmë ata që dhanë shumë për kombin shqiptarë.

Mirëpo jeta nuk do ishte zhvillim interesant sikur mos të ndodhnin edhe gjëra dhe datë tjera që do sjellin edhe gëzime në muaj të caktuar. I tillë do jetë tani e tutje edhe Janari, pra në janarët e ardhshëm shqiptarët në përgjithësi do të kenë datë historike, ku ata me krenari do e kujtojnë.

Pikërisht sonte pra në përfundim të datës 20 dhe fillim të datës 21 mu në ora  24.00 në mesnatë do të zyrtarizohetë me aminin e Mikut tonë më të madh SHBA-së dhe miqve tjerë që na kanë pranuar, USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ( FSK). Prej nesër shteti i ynë e merr edhe formatin përfundimtarë, e rrumbullakon dhe e finalizon shtetësinë e vet, prej nesër Republika e Kosovës ka forcat e veta të armatosura, prej nesër populli i Kosovës ka ombrellën e vetë që do e mbroj nga ajri dhe nga toka, ka pasardhësit e një Ushtrie që u formua në luftë dhe së bashku me aleatin e madh NATO e çliroi Kosovën.

Prej sot unë nuk kam hamendje se nuk do të ketë kurrë më “ Kosova Veriore” dhe pjesa tjetër, jo Kosova është dhe do jetë e tërë. Nuk ka se si të mos i falënderohemi vullnetit dhe angazhimit të gjithë atyre që u dashtë të transformohen nga UCK së pari në TMK dhe tani të jenë pjesë e një shtylle kryesore të shtetit, me këtë u rrumbullakua dhe u finalizua shteti demokratik dhe sovran, Republika e Kosovës, duhet falënderuar të gjithë ata që nuk do jenë pjesë aktive në Ushtrinë tonë ama ata moralisht janë ushtarë dhe oficerë të Republikës së Kosovës.

Unë , pa marr parasysh bindjet e mia politike, ndjej kënaqësi të veçantë për këtë akt zyrtarizues, gjithherë do përulem si çdo qytetarë i Kosovës para kësaj Ushtrie, kjo do jetë pjesa dhe struktura më vitale e shoqërisë tonë, kjo ushtri do jetë në aleancë dhe së shpejti anëtarë e aleancës ushtarake NATO, aty ku po futet vëllai ynë Shqipëria, sa kënaqësi. I lumi ai shqiptarë  që në një apo mënyrën tjetër ka kontribuar që Kosova të jetë shtet dhe ta ketë ushtrinë e vetë, për mua është mrekulli kjo ndodhi. Me këtë rast unë si qytetarë i thjeshtë i shtetit tim përgëzoi nga zemra Komandantin e parë të kësaj Ushtrie, Ministrin dhe të gjitha Institucionet shtetërore, tërë oficerët dhe ushtarakët, përgëzoi tërë popullin e Kosovës dhe dëshiroi bashkëpunim të mirë të ndërsjellë, Kosova ka uniformën ushtarake, me fat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora