E premte, 29.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Mendime

Mexhid Yvejsi: Kur heshtin qeveritarët - Dëmtohen të gjithë shqiptarët

E premte, 16.01.2009, 07:07 PM


KUR HESHTIN QEVERITARËT - DËMTOHEN TË GJITHË SHQIPTARËT

Rreth krimeve, masakrimeve në Palestinë,

heshtje në Tiranë, heshtje në Prishtinë…

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Që nga 27 dhjetori 2008, kur filloj agresioni i regjimit sionist, në Rripin e Gazës, në Palestinë, deri më sot, 16 janar 2009, qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë… heshtin…!

Heshtja e qeveritarëve u sjellë dëm shqiptarëve…

Përse heshtin qeveritarët?

Kjo me lehtësi kuptohet, por prej shumicës së shqiptarëve kjo heshtje nuk pranohet…

Nuk pranohen krimet, masakrimet mbi gra e fëmijë, kinse luftohet për siguri…

Nuk ka siguri aty ku nuk paqë e drejtësi…

Nuk ka vend për heshjtje, nuk është koha për buzëqeshje!

Duhet të merremi me këtë problem. Nuk mund ta anashkalojmë, ta harrojmë… Sepse duke e fshehë të vërtetën e harrojmë vetveten…

E vërteta për krimet, masakrimevet…

E vërteta për krimet, masakrimet e sionistëve në Rripin e Gazës qe tri javë, nga çdo popull, nga çdo fe po dënohet pa ndërpre…Vetem tek ne, qeveritarët, kudo që jetojnë shqiptarët, buzëqeshin, heshtin, zgërdhihen e fshihen…

Në gjithë Evropën, në gjithë botën, po protestohet… Krimet, masakrimet sioniste edhe nga çifutët e të krishterët po dënohen, kurse qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë janë në gjumë, si i dehuri prej rakisë…

”Palestina duhet të lirohet-

Izraeli duhet të dënohet”

Çifutët gjerman, duke protestuar përball ambasadës së regjimit sionist në Berlin kanë dënuar krimet, masakrimet e Izraelit, të regjimit sionist, me thirrjet: ” Palestina duhet të lirohet – Izraeli duhet të dënohet”…

Thirrja e ipeshkëve evropiano-amerikanë

Një thirrje tepër e fortë për t’i dhënë fund dhunës në Gazë dhe për Paqë në Lindjen e Mesme u bë sot, me 15 janar 2009, siç lajmëron Radio Vatikani, nga ipeshkvijtë evropiano-amerikanë-veriorë…

Në këtë komunikatë thuhet se nuk mund të ketë paqë nëse njerëzit nuk besojnë me të vërtetë tek paqja…

Nuk mund të ketë siguri dhe drejtësi nëse këto nuk u garantohen të gjithëve…

Mbi domethënjen e kësaj nisme, kryeipeshkvi i Liverpulit, Angli, Patrik Keli, tha:

”Duhet të kërkojmë kujdo që ka ndikim politik apo ekonomik në këtë botë që të përcjellë fjalët.

Ne shqetësohemi për të gjithë fëmijët e Tokës së Shenjtë. Duhet të jemi të sigurtë se gëzojnë siguri të gjithë sa janë pa përjashtim. Duhet të merremi me këtë problem. Nuk mund ta harrojmë…”

Qeveritarët e Kosovës, të Shqipërisë, jo vetëm që nuk merren me këtë problem, por edhe heshtin…

Kjo nuk është politikë… Kjo është për vetveten thikë…

Heshtja, kanë thënë, është pranim, miratim…

Në këtë rast po pranohen krimet, po miratohen masakrimet…

Kjo heshtje e qeveritarëve u sjellë dëm të gjithë shqiptarëve…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora