E merkure, 12.05.2021, 03:28 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Ambasadorët e parë të Thacit e të Republikës së Kosovës

E enjte, 15.01.2009, 08:48 PM


AMBASADORËT E PARË TË THAQIT - E TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Nga Xhevat Rexhaj

Që në fillim më duhet të them se sidomos në temën diplomaci kam, të them kushtimishtë ,disa njohuri ngase edhe praktikisht jam interesuar dhe kam kryer kurse për këtë lami, ama pa kurrfarë paramendimesh, vetëm se për mua interesimin dhe personin tim. Andaj edhe në këtë shkrim do i japi vetes të drejtë që të merrem pakëz me këtë temë.

Diplomacia paska ekzistuar me shekuj përpara, dihet pra, diplomacia si shërbyese e popujve, mbretërive dhe shteteve për përfitime njëpalëshe, dypalëshe dhe shumëpalëshe, pra diplomacia zhdërvjelltësi dhe gjinshmëri e lidhur me sharmë, pamje, edukatë familjare, mençuri, urtësi, aftësi dhe në fund dashuri ndaj shtetit.

Sigurisht që këto të gjitha i dinë edhe lexuesit, andaj do të thonë se ja nuk ka diç të re këtu.  Por, unë besoi se në të gjithë këto favore dhe predispozicione, që të gjitha luajnë një rol të jashtëzakonshëm në formatin e një njeriu të quajtur-diplomat- apo më konkretisht ambasador. Po më duhet ta përsëris vetveten me disa thënie se te ne shqiptarët nuk ka të panjohura se po mos të ishin armiqtë tanë shekullor të ndryshëm ne do të tregohemi si evropian gjithherë dhe gjithkund. Pra ne sillemi se jemi të aftë dhe jemi të dijshëm për ta kryer një detyrë shtetërore.

Pra kështu shpejtë pranuan ,pos njërit që vërtet ka referenca të mëdha për post edhe më të madh shtetëror, detyrën të ngazëllyer se u bënë ambasador të Thaçit dhe Sejdiut.

Konkretisht do të ndalem te diplomatët tanë të rinj pra, te ata që u emëruan nga kryeministri H. Thaçi si ambasadorët  të parë të Republikës së Kosovës, thash kryeministri sepse Kryetari Sejdiu vetëm se e ka"  ba aminin", ec e guxo e thuaj gjë?!( edhe atij i kanë pëlqyer sigurisht).

Këta ambasadorë të emëruar dhe tani më të verifikuar si diplomatët e parë të Kosovës janë edhe pasqyra e shtetit më të ri në botë, përmes këtyre ambasadorëve jo vetëm ne kosovarët por edhe mbarë opinioni i interesuar evropian dhe botëror ka mundur të vërej se ja çfarë kapacitetit paska shteti i ri në rrafshin e quajtur diplomaci, pra ja yndyra e parë dhe oferta e parë. Nuk do të ndalëm te referencat e asnjërit, nga mediat, nga ndonjë takim dhe nga biografitë e  tyre edhe unë dijë goxha shumë për shumicën e tyre,për disa vetëm se kam kuptuar se ekzistojnë apo edhe se qenkan shtetas të Republikës së Kosovës, për bëmat e tyre ndoshta do të mësojmë në të ardhmen e afërt, apo edhe asnjëherë, të presim.

Ambasador- angazhim e jo fjalë shiptarqe të odave

Thënë të drejtën duhet ditur se,siç thotë populli” qysh a veni edhe kuveni”, si i kemi krerët e Institucioneve ashtu do ta kemi edhe diplomacinë, pra edhe të emëruarit ambasador. Te këta ambasadorë ka të tillë që nuk njohin gjuhën angleze, nuk njohin gjuhën e vendit dhe nuk kanë referenca adekuate për të përfaqësuar edhe mërgatën. Duket absurd por është realitet, si do të mund të më bind dikush se një ambasador i një krahu politik i cili ka urrejtje ndaj shumicës së mërgatës që ishte i një krahu tjetër politik, nesër të jetë shërbyes i mirë dhe dinjitozë për tërë mërgatën, jo, duke ditur mentalitetin dhe inatet tona shqiptare. Si mund të jetë ambasador një njeri që herë ishte me një parti e herë me një tjetër, të tillët do të bien pre e shantazheve, pre e korrupsionit dhe e dallavereve të ndryshme.

Pra edhe diplomacia e jonë është e përzgjedhur në bazë të formulës së Institucioneve ku  me votimin e 36 % të popullatës, ku më shumë se gjysma e këtij përqindëshi formoi një Qeveri dhe President të cilët edhe në këto variante përzgjodhën edhe ambasadorët. Në shtetet ku janë caktuar ambasadorët e shtetit më të ri Kosovës, pra në secilin veq e veq, për mos ta tepruar ka më shumë se nga 500 njerëz që do ta kryenin këtë detyrë me dinjitet dhe me respekt. Kishte njerëz që në vitet e 90 ta përgatitnin vizitat dhe takimet me Kryetarë shtetesh të Presidentit të ndjerë Rugova, e besa edhe delegacioneve të ndryshme nga Kosova, ndersa kësi ambasadoresh të tashëm as që kanë dalë jashtë banesave të tyre duke pirë qaj të zi e bërë  politik shiptarqe, prandaj të tillët si më lartë  do të ishin pasqyra perëndimore euroatlantike dhe profesionale e shtetit të Kosovës, e jo si këta që janë përfaqësues të Z. Thaçi dhe kinse Kryetarit Sejdiu.

Ambasadorëve iu kërkoi falje se nuk ka asgjë personale në këtë shkrim, edhe pse mendoi se nganjëherë njeriu duhet të thotë JO  nuk e kam vendin në ballë të oxhakut, por ne shqiptarët me mendje dhe fjalë ka here e kemi shkel Marsin, besoi se këta nuk e kan gjat e shpejtë vjen era e njerëzve të rinj, të pa komplekse të cilët nuk thonë i Rugovës apo i Thaçit ( se këta të dy  edhe nuk mund të krahasohen), por thonë Kosova evropiane në të gjitha fushat, njerëz të zanatit duhen në të ardhmen, Kosova ka nevoi për investime dhe zhvillim ekonomik jo për figura të Partive dhe Lëvizjeve të shkuara. Me këta ambasador të tanishëm  do të jetë sikur me KEK-un. Përpara Kosovë!

P.S. Edhe ky shkrim i imi sigurisht se është diplomaci, dikush mund ta marr kështu.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora