Mendime
RaiUno: Skënderbeu, heroi i shqiptarëve dhe i Evropës
E hene, 19.01.2009, 07:23 PM
Nga Gëzim Llojdia
Gjergj Kastrioti Skanderbeu ne Rome, Itali
Emri i Skënderbeut, busti me te dhënat shqip në Kalabri janë shquar këtë të diel tek Rai Uno, stacioni qendror shtetëror italian, në epiqendër të emisionit: “Linea Verde”. Rreth orës 13 , “Linea Verde” ka zbarkuar në fshatrat arbëreshe. Një helikopter nga sipër dhe gazetari me Lucia Martinën kanë zbritur në fshatin arbëresh. Shfaqet në ekranin e RaiUno busti i Skënderbeut, datëlindja dhe të tjerat të dhëna. Gjergj-Kastriot-Skënderbeu nuk ka pamje më impresionuese se kjo në këtë kanal italian. Gazetari i “Linea Verde” përmend se ai është heroi shqiptar dhe Lucia shton “edhe i Evropës”. Në fshatin arbëresh është Festa e të dielës. Arbëreshi Domecio flet shqip, kur e pyesin çfarë do: “Dua verë dhe shtëpinë”. Vallet e bukura arbëreshe e mbërthejnë programin e luajnë protagonistin së bashku me kostumet e spikatura. Gazetari përmend me dashamirësi “albanezi” si dhe shprehjet shqiptare, ndërsa pyet Lucian për Kishën që ndodhet në krye të fshatit, ku në atë kohë po mbahjej një celebrim dasme. Të veshur në kostume popullore në festën e të dielës sheshi është i mbushur plot. Adriana Tamburi shprehet se është kalabreze duke treguar gatimin e saj, një lloj arapashi që ende gatuhet sot dhe mbahet në Labëri si gjellë tradicionale. Përmendet edhe tradita e rritjes së agrumeve. Mis Arbëresha është një arbëreshe e bukur, shumë fotozhenike, e veshur me kostumet arbëreshe. Gazetari në këtë festë të së dielës në fshatrat arbëreshe, duke u larguar shprehet për traditën dhe arbëreshët e ardhur aty. Dhe mbi të gjitha, ai nuk harroi asnjë çast heroin kombëtar shqiptar, të cilit arbëreshët i kanë ngritur një bust me të dhënat në shqip, në qendër të zonës.