E enjte, 18.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Po vijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

E premte, 16.01.2009, 08:46 PM


Po vijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në këtë fillim viti me shpejtësi qarkulluan deklarata të zyrtarëve malazez se më 29 mars parashikohen të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

Shkruan: Shaban Peraj

Arsyet janë nga më të ndryshmet, gjë që si duket e gjeti opozitën të papërgatitur dhe kjo hetohet tashmë përmes deklaratave të tyre. Arsyeja se më parë është dashur të miratohet Ligji i ri zgjedhor në harmoni me parimet kushtetuese malazeze duket se nuk pinë ujë. Shikuar realisht në këtë pikëpamje opozita ka të drejtë, por në të njëjtën  kohë ajo është dashur më heret të paraqesë alternativat e veta, gjë që nuk ndodhi. Deklaratat e dhëna nga përfaqësuesit e opozitës provokojnë dyshme për të realizuar ndryshimet e nevojshme, ku të njëjtit bëhen sikr duan ndryshime, po edhe sikur janë të kënaqur me ligjin ekzistues.
Në këto rrethana rëndësi ka se si do të veprojnë subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. A janë ato të gatshme të tejkalojnë barrierat e krijuara në mes veti, apo do të dalin në zgjedhje secila më vete? Ka shumë arsye të besohet kjo e dyta, duke iu referuar klimës së tanishme politike, po edhe zgedhjeve të mëparshme. Ky paralajmërim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi e bënë edhe më të vështirë situatën jo vetëm në mes të partive, por edhe brënda vet subjektit politik, cilido qoftë ai. Kjo edhe për faktin se disa nga këta liderë nuk hedhin pikëpamjet e veta rreth organizimit rajonal me një listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë në trojet etnike shqiptare, gjë që vështirë të dakordohen, po edhe nëse dakordohen kjo mund të paraqesë mollë sherri lidhur me rangimin e kandidatëve. 
Tani në prag të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare do të ketë edhe të atillë që janë të gatshëm për t’u përqendruar në slogane patriotike, ku ka shumë arsye të besohet se kjo bëhet me qëllime politike me cka kërkohet të përbuzet kundërshtari politik brënda të njëjtit komb, sic janë shqiptarët në Mal të Zi. Po t’u referohemi zgjedhjeve të mëparshme duhet besuar se disa prej tyre do të shpallen „tradhtarë të interesave kombëtare“, e cila etiketë cilësohet si më efikasja për të diskredituar personalitetin e dikujt. Ky tashmë është një element i njohur për ne këtu, sidomos të atyre që kanë përcjellë rrjedhat politike në Mal të Zi. Kjo është ajo që ka shkaktuar reagime të shumta edhe te përfqësuesit e shqiptarëve që si duket vështirë të rreshtohen në një lloj aleance partish për të pasur përaqësuesin e tyre, nga se ndryshe si parti të vogla kanë pak shansë të futen në Parlament nëse konkurojnë ndaras. Sido që të jetë, drejtuesit e politikës shqiptare e kanë të qartë se janë konsumuar aq shumë sa u duhet të shpikin forma të reja e të cuditshme me elektoratin, si dhe për faktin se ky elektorat i vogël ka shumë kryetarë partishë gjë që i vënë votuesit në siklet se kujt duhet dhënë votën.
Liderërve të subjektve politike shqiptare u mungon kuraja të bëjnë thirrje për bashkim, kjo nuk ndodhë vetëm këtu,  pa dallim në mes njëri-tjetrit për të zgjidhur shkallë-shkallë problemet e komunitetit të këtueshëm.Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ka shumë pak gjasa që shqiptarët në Mal të Zi të jenë të përfaqësuar me ndonjë deputet në Parlamentin malazez nga radhët e partive politike shqiptare. Drejtuesve të fushatës elektorale u mungon për momentin orientimi në tërsi, u mungojnë alternativat politike për të ardhmen e bashkëqytetarëve të tyre, u mungon programi dhe analiza e asaj që ka mbetur pa u realzuar gjatë manadatit të cilin e mbyllen me rezultate jo të mira. Ndaj shqiptarët e këtueshëm tani janë të bindur se nuk kanë pse dhe për cka të rendin pas liderëve, ata janë ngopur me premtime të cilët mbetën diku në mes të rrugës.
Jemi mësuar të shkojmë për të votuar me shpresë se dicka nga premtimet e dhëna do të realzohet dhe nëse u referohemi zgjedhjeve të kaluara duhet pitur që së shpejti nëpër rrugët tona të shohim postera pranë e pranë njëri-tjetrit për cka derdhen bukur shumë para në një kohë kur qytetari është në hall se si do shkojnë punët me ekonomi, si do të jetë nesër gjendja sociale, cfarë sezoni turistik do të kemi, dhe kështu politika jonë joshet pas liderëve që kërkojnë të legjendarizohen.
Prej gjithë këtyre viteve të demokracisë kemi një politikë që ka prodhuar një sëri partish politike nga ku liderët e tyre  po na shiten për pleq të urtë, dreqi e marrtë, hajde bëji dy mendje bashkë! Nga deklaratat e tyre ndeshesh në lavdërime pa masë, në njërin krah sheh vetëm suksese, në krahun tjetër akuza për mosarritje të sukseseve, ku edhe njëri edhe tjetri nuk të ofrojnë fakte bindëse e nuk të gjejnë zgjidhje se si duhet të dilet nga ky lavirint që kemi hyrë.
Qytetarët të kapluar me hallet e jetës së përditshme shumë gjëra nuk i vëjnë re, ata meritojnë një të ardhme më të ndritur, një të ardhme me perspektivë. Ndaj shqiptarët e këtueshëm duhet të heqin njëherë e përgjithmonë mitin e krijuar „liderë“ , kjo është mënyra më e mirë për ta edhe për faktin se zgjedhjet e sivjetshme nuk do të bëjnë bujë të madhe po t’i referohemi krizës ekonomike të paralajmëruar.
Sido që të jetë shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë të jenë optimist për të ardhmen e tyre, pavarësisht qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare nga duhet pranuar se të njëjtit nuk kanë bërë edhe aq shumë për elektoratin e tyre.Si qytetar i këtij vendi do të doja të besoja sinqerisht se përtej retorikës politike, shqiptarët të lodhur tashmë nga ajo cfarë u bë e u arritë për këto vite të demokracisë do të dinë të pozicionohen për kandidatët e tyre dhe të respektojnë ata dhe institucionet e shtetit të Malit të Zi, ashtu sic kanë vepruar përherë edhe përkundër paralajmërimeve për zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize.Sido që të jetë, dhashtë zoti të bashkohen, por ajo që është në terren të bënë të kuptosh se në mes bartësve politik ekzistojnë mosbesime të ndërsjella cka e bënë edhe më të vështirë harmonizimin e qëndrimeve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi rreth kërkesave të shumta që ka komuniteti i këtueshëm. Për ke duhet votuar kësaj radhe nëse jo për vete. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora