Mendime
Xhevat Rexhaj: Faleminderit Presidenti i SHBA-së George W. Bush
E marte, 20.01.2009, 07:28 PM
FALEMNDERIT PRESIDENTI I SHBA-së GEORGE W. BUSH
Të duam se jemi mirënjohës President Bush
Nga Xhevat Rexhaj
Ndoshta dikush do të thotë se ne shqiptarët nuk kemi nevoi që për një çështje të ditur botërisht të shprehemi nganjëherë edhe veç e veç si individë si grup apo edhe si shoqëri, sepse besoi se Institucionet, ato e kryejnë detyrën shtetërore që e kanë.
Kemi lexuar shumë, kemi kënduar shumë, kemi punuar shumë pra edhe kemi luftuar shumë që të jemi këtu ku jemi sot. Kemi dëgjuar dhe mësuar gjithashtu për ata që na përkrahën në vendimet e rënda historike për kombin tonë, e mbajmë gjithherë mend SHBA-në me Presidentin W. Wilson, i cili shpëtoi këtë Shqipëri që kemi sot, shpëtoi nga copëzimi dhe fshirja totale e tokave shqiptare. Sigurisht që kurrë nuk do ta harrojmë këtë President.
Prapë Amerika, me 1999 Presidenti i 42 i SHBA-së Bill Klinton ndihmoi Ushtrinë tonë dhe çliroi Kosovën nga aparthedi dhe kolonializmi serb, e gjunjëzo Serbinë dhe ktheu mendjen njerëzore kah realiteti, një popull me kulturë dhe histori të vjetër evropiane nuk mund dhe nuk guxon të jetë pre e një soji tjetër karpatesh. Presidenti Klinton bëri shumë për Kosovën por disa hapa para finishit i la që të kujdeset dikush tjetër, pra pasardhësi i tij.
Bush - Berisha |
Nuk do të ndalëm më shumë, me atë moment kur këmba e Presidntit të parë të SHBA-së, djalit të mikut personal të Sali Berishës Bushit senior, shkeli tokën arbërore dhe dheun shqiptarë, Shqiptaria përjetoi shndërrimin në një madhështi, aty ndodhi madhështia, mrekullia dhe rilindja, G. W. Bush përqafoi shqiptarët, preku me dorën e vetë shqiptarët, ndjeu shpirtin dhe ngrohtësinë shqiptare- u mahnit- dhe bekoi shqiptarët për të ardhmen e tyre. Kosova u formalizua si shtet sovran, Shqipëria u fut me dy këmbë në Euroantlantizëm, populli shqiptarë aty ku është fitoi sigurinë për të ardhmen.
Të faleminderit Presidenti Bush, Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj, Zoti e bekoftë popullin e USA, President Bush ju do jeni emër i dashur në mendjet e shqiptarëve, ju do jeni rrëfimi i ynë për të ardhmen, ne u jemi mirënjohës dhe do jemi mirënjohës, edhe pas datës 20 janar 2009, sepse me 21 janar 2009 zyrtarizohetë Ushtria e Kosovës për të cilën ju dhatë fjalën se do të jetë nënë përkujdesje të Pentagonit.
Të duam Presidenti Bush, të duam ne shqiptarët përgjithmonë, vërtet të duam.
PRESIDENT BUSH
Punë të mbarë dhe urime Presidentit të 44 të SHBA-së, Zotëriut Barack Obama
Thaci - Sejdiu - Bush |