E enjte, 07.11.2024, 10:23 AM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Dhembje dhe krenari për simbolin e lirisë dhe pavarësisë

E merkure, 21.01.2009, 12:01 AM


Para varrit të Presidentit Dr. I. Rugova. E shtunë, 28 janar 2006, Prishtinë
Para varrit të Presidentit Dr. I. Rugova. E shtunë, 28 janar 2006, Prishtinë
Kujtimi dhe krenaria jonë që patëm president si ju do të jenë të përhershme!
Sot, më 21.1.2009, mbushen tre vite pa presidentin e parë dhe historik të Kosovës Dr.I.Rugova.

Xhafer Leci
Gjermani

Dhembje dhe krenari për simbolin e lirisë dhe pavarësisë
                    
EDHE MËRGIMTARËT TANË BËN HOMAZHE PARA VARRIT TË PRESIDENTIT Dr. I.RUGOVA

Diaspora shqiptare ndjeu dhimbje të madhe, por edhe krenari të lartë që Kosova pati një President si Dr. Ibrahim Rugova. Respekt ndaj tij pati i gjithë populli shqiptar, por nga mërgimi ndjehet dhimbja dhe malli i pafund për atdhe, sidomos tani kur e humbëm presidentin tonë të dashur Dr. Rugovën.
Udhtimi më i lehtë në jeten time, që kam bërë ndonjëherë ishte ky për të marrë pjesë në varrimin e Presidentit Rugova. Më 25.01.2006 nga aeroporti i Stuttgartit për Prishtinë udhtonin shumë mërgimtarë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Presidentit. Me ne ishte edhe bokseri me famë botrore z. Luan Krasnqi me vëllazër dhe disa shokë, pastaj nipi i kolonel Tahir Zemajt, Astriti me shokë, unë Xhafer Leci me Muharrem dhe Sahit Avdylin, Shemsedin Podrimaj, Besnik Shalën etj. E mërkurë në ora 3.00 arritëm në Prishtinë dhe menjëherë u rreshtuam në rreshtin e madh ku ishin tubuar dhjetra dhe mijëra njerëz duke pritur, siç thonin  me 5-6 orë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit tonë Dr. I. Rugovës. Pritja aq e gjatë bëhej më shumë për shkak të vizitave të delegacioneve të ardhura nga e mbarë bota. Unë me 4 shokët që ceka më lartë, duke ecur afër kordonit të policisë, llogaritnim një pritje prej 7-8 orësh për të arritur para trupit të pa jetë të presidentit, mirëpo Zoti na ndihmoi dhe ne arritëm për një orë. Policia kërkonte nga të gjithë pjesëmarrësit në homazh që ta shpejtonin hapin para funeralit të presidentit pa u ndalur fare përshkak të kohës. U thash se kemi ardhur nga Gjermania dhe duam të përkulemi disa sekonda para trupit të tij, ndaj unë dhe Muharrem Avdyli u lutem sipas zakoneve fetare. Ne disa që ishim nga Gjilani, Prizereni etj, buajtëm në Prishtinë, por tërë nata na kaloi pa fjetur pranë ekraneve televizive. Të nesërmen në varrimin e njeriut më të madh të Ballkanit muarën pjesë me qindra mijra njerëz, në mesin e tyre edhe shumë mërgimtarë. Kamerat nuk kanë mundur të përcjellin dhe filmojnë ardhjen e njerëzve nga të gjitha rrugët e qytetit, si p.sh. grupi ynë drejt varrezave të dëshmorëve ku duhej varrosur trupi i pa jetë i presidentit të ndjerë arriti përmes anës së Tauk-Bashqes. Prita deri sa pëfundoi varrimi dhe u shpërnda masa dhe serish u afrova para varrit të presidentit dhe bëra lutjet e mia fetare, takova z. Salih Cacaj, këshilltar i presidentit, ishim takuar me të edhe më heret në Gjermani. I thash se keni bërë përgaditje të mrekullueshme sikur të ishim shtet qe 100 vjet.. Cacaj më tha; neve jemi shtet qe 2000 vjet. Dy ditë radhazi  e premte dhe e shtune me vëllazërit e mi bëmë homazh para varrit të presidentit. Isha edhe në Gjilan ku takova kryetarin e KK z. Xhemail Hyseni, i shpreha ngushllimet e mia për vdekjen e presidentit dhe u nënshkrova në Librin e zizë.

Të rreshtuar duke ecur për ti dhënë lamtumirën e fundit Dr.I.Rugovës. E mërkurë 25.01.2006, Prishtinë, nga e majta;Sahit Avdyli e Xhafer Leci. Lavdi i qoftë punës dhe veprës së madhe të Presidentit të parë në historinë e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. I përjetshëm qoftë kujtimi ynë për të!
E shtune, 28.01.2006 me aeroplan u ktheve nga Prishtina për në Zürich, me që nuk kishte vend për t’u kthyer në Stuttgart. Në aeroplanin me të cilin po udhtonim u kthye edhe ish administratori i Kosovës z. Michael Steiner. Gjatë gjithë fluturimit mendja dhe kujtimi më kishin mbetur atje pranë varrit të Presidenti Dr. Rugova si dhe vendlindja ime Kosova.
Presidentin Rugova, dha Zoti i madhërishëm dhe e solli për ne shqiptarët në kohën e duhur për ta korrigjuar historinë e shtrembruar të shqiptarëve qindra vjeqare. Shumë i vuajturi Dr. Rugova, birë i dëshmorve, që kurrë nuk foli për pushkatimin e të atit dhe gjyshit të tij, nga hordhit serbo çetnike. Ai diti më së miri në formën e organizuar kolektive ta prezantoi situatën dhe gjendjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve nga pushtimi serbosllav, diti ta shpalos historinë e vërtetë të popullit shqiptar, të këkojë liri dhe pavarësi, kërkesë të cilën sot bota e ka kuptuar më mirë se kurrë; se Kosova është tokë shqiptare dhe meriton pavarësi, endërr  kjo e kahershme e popullit shqiptar. S’ka dyshim se Zoti e bekoi popullin shqiptar dhe ia dhuroi një burrë kaq të madh, intelektual, besnik, atdhetar dhe shumë të ditur dhe të urtë siç ishte Ibrahim Rugova. Populli ynë dhe bota i besoi atij, dhe nuk u zhgënjyen në të. Një numër shumë i vogël “intelektualësh dhe të burgosurish politik ose edhe anëtarë të familjeve të dëshmorëve” me fain e tyre nuk u gjendjen në rreshtin e parë, aty ku do duhej të ishin..?!
Populli ka sy dhe vesh, dhe mjerisht atyre u ka ikur ky shans historik njëherë e përgjithmonë
Më këtë rast  për organizimin dinjitar dhe madhështor, ne mërgimtarët iu shprehim falenderimet tona më të sinqetar istitucineve tona shtetrore; TMK-së, SHPK-së dhe gjithë atyre që kontribuan në përcjelljen dinjitarë në shtepinë e fundit të presidentit tonë historik.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora