E enjte, 01.05.2025, 11:46 AM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?

E diele, 21.04.2024, 07:50 PM


A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?

Nga Aurel Dasareti

Mjaftë me grabitësit gjysmë të arsimuar marrë direkt nga rruga.

Krimineli kryesor aktual i shtetit amë, Shqipërisë, është një përzierje e një djalli, një shakaje dhe një tragjedie për mbarë kombin. Pa asnjë (zero) dinjitet njerëzor.

***

Nuk jam aq i shqetësuar për t'i bërë njerëzit të më kuptojnë më. Unë besoj në konflikt. Ka shumë kreativitet në të.

Dhe, nëse këta sunduesit aktual janë nga politikanët më të mirë që ka Shqipëria, atëherë të gjithë duhet të pyesim veten se sa të këqij janë të tjerët...E tmerrshme!

Këta banditë janë të frikësuar nga humbja e "pushtetit dhe kontrollit". Është një nga “flamujt e kuq” të një psikopati.

Nëse pas kësaj ligësie gjithëpërfshirëse që ndodhë në trojet pellazge-ilire ke besim te politikanët shqipfolës (me përjashtime nderi), je thjesht një budalla.

Kjo është një përmbledhje e mirë e gjendjes së punëve në politikën shqiptare. Kualifikimet do të thotë pak ose aspak, libri partiak dhe farefisnia do të thotë gjithçka. Kuvendi dhe qeveria duhet të pasqyrojnë disi popullsinë? A nuk duhet t'i lihet qeverisja e vendit më të kualifikuarve - profesionalisht dhe personalisht - dhe jo kundërshtuesve, gjysmë-analfabetëve, hajdutëve, vasalëve, spiunëve, kriminelëve?

Për fat të mirë, ne kemi disa media shqiptare të lira në mbarë botën, të themeluara nga disa patriotë shqiptarë që përshkruajnë realitetin në mbarë botën, përfshirë edhe atë në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi...

Tash e tutje, kërkesa për ministrat duhet të jetë të kenë kryer shkollën fillore, dhe të paktën 10 vjet në punë praktike, duke përfshirë edhe mësimin e mirësjelljes, se gënjeshtra ka gjithmonë pasoja etj.

Nëse ata kanë ndonjë aftësi në të folur, atëherë shumica dërrmuese e tyre do të jenë në gjendje të bëjnë shumë më mirë se ky grup përfundimisht i madh i krijuesve të shkatërrimit që kanë sunduar dhe plaçkitur për një kohë të gjatë dhe janë bërë miliarderë, kështu që kanë mundësi t`i mbjellin edhe flokët...

Mendoni se sa mund të ishin zbuluar në sektorin publik, elitën, policinë etj., do të kishin qenë në burg nëse të gjitha mediumet të kishin bërë punën e tyre, në vend që të bashkëpunonin realisht me këta kriminelë të korruptuar dhe në disa raste bisha të rrezikshëm, sepse po të kontaktosh me median e ligët do të përballesh me një ngurrim të dhunshëm.

Të gjithë ata që qeverisin janë të korruptuar (me përjashtim qeverisë së Kosovës; por në Kosovë opozita është e korruptuar dhe antikombëtare). Ata janë më të rrezikshmit e vendit.

I gjithë peizazhi politik përbëhet nga politikanë të pakualifikuar. Ka qenë kështu për shumë vite dhe është përkeqësuar në mënyrë dramatike me kalimin e viteve.

PS: Letrën e shkrova brenda 15 minutave. Jam në punë dhe i shfrytëzova këto minuta të pushimit.

Përshëndetje të veçantë themeluesve të portaleve (gazetave) kombëtare që i botojnë letrat e mia: https://www.botasot.info/, https://www.voal.ch/, https://www.zemrashqiptare.net/Zemra.html

https://www.drini.us/

Kalofshi mirë. Respekt për ju, Aurel Dasareti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar? Aurel Dasareti: Zuzari më i rrezikshëm i Shqipërisë po kryen spastrimin etnik, shfarosjen e shqiptarëve Aurel Dasareti: A mund të kërkoj një gënjeshtër tjetër, se kjo nuk funksionoi Aurel Dasareti: Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos Aurel Dasareti: Tradhtarë, si mund ta shisni parajsën, ngrohtësinë e tokës sonë? Aurel Dasareti: Bashkohuni me protestën e 20 Shkurtit Aurel Dasareti: Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh Aurel Dasareti: Në Evropën “demokratike” korrektësia politike është bërë më e rëndësishme se faktet historike Aurel Dasareti: Ne që shitëm vendin Aurel Dasareti: Është e drejta e njerëzve të dinë origjinën e tyre Aurel Dasareti: Regjimi mafioz antikombëtar diktatorial në Shqipëri është i aftë për çdo pisllëk Aurel Dasareti: Media gënjeshtare, e pakëndshme dhe e paturpshme shqipfolëse Aurel Dasareti: Hallet e shqipfolësve islamikë! Aurel Dasareti: Shqipëria përballet me rrezikun e zhdukjes nga bërlloku i pavlerë Aurel Dasareti: Dashuria e shqiptarëve për armiqtë e tyre është arti i vetëshkatërrimit Aurel Dasareti: Errësira e brendshme e shqiptarëve “të gjithëdijshëm” është zanafilla e vuajtjeve të pasardhësve të tyre Aurel Dasareti: Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre Aurel Dasareti: Kurthi për të ripushtuar Kosovën Aurel Dasareti: Liria për të besuar është gjithashtu liri nga besimi Aurel Dasareti: Detyra e politikanëve, përfshirë Albin Kurtin, është që të nxjerrin nga moda gënjeshtrat e të tjerëve me të tyren

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx