Sport » Sporti
Sylejman Morina: KF “Arbanasi” e riktheu emrin e vjetër, por jo edhe fushën e vet në Arbanas
E premte, 15.03.2024, 08:58 PM
Nga
e dhjathta, Kryetari i klubit, Edi
Peroviq, Sylejman Morina dhe drejtori i
shkollës së futbollit të KF Arbanasi-t,
Marijan Marun
KF “Arbanasi” e riktheu emrin e vjetër, por jo edhe fushën e vet në Arbanas
Nga
Sylejman Morina
Dikur në fushat e Arbanasit
(Arbneshit), para 114 viteve djelmoshat
e këtij fshati kishin krijuar
topin e futbollit nga fshikëza e derrit dhe luanin me të, ashtu siç luanin ushtarët çekë që shërbenin në Zarë.
Loja e parë e futbollit ishte zhvilluar
në Zarë në vitin 1887, sipas gazetës zarase “Il Dalmato, lojen e kishin zhvilluar marinarët anglez të cilët luanin mes veti “[1]
Kjo ndeshje kishte ngjallë çudi dhe befasi te shikuesit arbneshë.
Të inspiruar nga loja me top, djelmoshat arbneshë kishin arritur ta formojnë klubin e tyre më
vitin1910 të cilin e kishin emërtuar „Zmaj.“ në këtë mënyrë klubi i arbneshëve hyri në historinë
e futbollit kroat, si një ndër skuadrat
më të vjetra në Kroaci. Emërtimi i klubit -“Zmaj”, nuk kishte të
bënte fare me dragoin mitologjik, por
emërtimi i klubit u bë për nder të kryepeshkopit Zmajeviq. Me emrin e të cilit ishte lidhur historia e
vendosjes së tyre në rrethinat e Zarës.
Ngulitja e grupit të parë kishte filluar, më vitin 1726 për të vazhduar edhe me grupet
e tjera që u vendosën më vonë, ( 1727 dhe 1733). Gjatë
ekzistimit të këtij klubi, kishte
ndodhur që shpesh herë t’i ndryshohet emërtimi. Nga kjo mund të kuptohet se
si ndikoi reflektimi i rrethanave
ekzistuese jo vetëm në klubin, por edhe në komunitetin e arbneshëve gjatë
shekullit të kaluar. Mendoj se asnjë
klubi nuk i ka ndodhur një gjë e tillë, që aq shpesh të ndërrohet emri.
Kjo tregon, se dikujt nuk i ka pëlqyer emërtimi Arbanasi, emërtim që identifikohej me fshatin dhe etnitetin e
tyre.
Emërtimet ndër vite të klubit
futbollistik KF
“Arbanasi”
1910.“ Zmaj – Sokol“
1911.Società. Bersaglieri Borgo
Erizzo(shoqëria ,,Bersaglieri Borgo Erizzo*)
1930. Unione Sportiva Borgo
Erizzo(Unioni sportiv Borgo Erizo)
1945. Nogometni aktiv Arbanasi - FD
Zadar(Aktivi futbollistik Arbanasi-SHF Zarë)
1949. Gimnasti?ko Društvo
Arbanasi(Shoqëria Gjimnastike Arbanasi)
1952. NK „Arbanasi“ (KF Arbanasi)
1955. NK „Tvornica duhana“ (KF
Fabrika e duhanit)
1956. NK „Omladinac“ (KF Rinori)
1992. NK „Arbanasi“ (KF Arbanasi)
Pas aneksimit të Zarës nga Italia
fashiste më 1918, kishte filluar procesi i italianizmit të popullatës kroate,
duke filluar me ndalimin e gjuhës kroate publikisht, ndërrimi i emrave dhe mbiemrave. Këtij procesit nuk i kishin shpëtuar as arbneshët.
Trofe
të shumta suksesi e mirënjohje të
gjeneratave të ndryshme
Emërtimi i NK
“Omladinac” ishte një kohë të gjatë
Vetëm pas fitores së demokracisë në
Kroaci, arbneshët vet e emërtuan klubin e tyre pa presione, pa imponime
politike e pengesa nga ana e pushtetit. Ndërkaq emërtimin “Omladinac” më së
gjati e kishte mbajtur prej të gjitha
emërtimeve-36 vjet..
Sikur
splitasit që janë të lidhur shpirtërisht
me “ Hajduk-un”, cili për ta është identitet dhe krenari e qytetit,
ashtu edhe arbneshët ishin të lidhur
fort me klubin e tyre. Fillimisht,
klubi e kishte edhe fushën e futbollit në fshatin e
tyre. Mirëpo, më vonë e kishin larguar KF “Arbanasin” nga fusha e tyre në Arbnesh,
duke e detyruar që lojërat t’i zhvilloj
në fushën ndihmëse të NK “ Zadar-it” derisa të gjendet një zgjidhje të
përhershme. Veprimi i organeve
kompetente u ishte dukur i çuditshëm dhe
i njëjti kishte shkaktuar pakënaqësi të
pa tej kalueshme tek Arbneshët. Kjo gjë
i kishte ndodhur klubit futbollisik më
të vjetër në Dalmaci që të mbetet pa
fushën e vet!!
Mund të dyshohet, se qëllimi i
dikujt kishte qenë largimi i klubit sa më larg shikuesve besnik arbneshë.
Arbneshët gjithmonë e kanë mbështetur
dhe e kanë ndihmuar klubin e tyre të dashur në forma e mënyra të ndryshme. Ata
jo vetëm që mburreshin, por edhe identifikoheshin me te.
Intelektuali i shquar arbnesh,mr. Ivica
Mateshiq, kishte shkruar një
punim me rastin e 100 vjetorit të klubit
të futbollit, ku ndër tjerash tregon: “Një
rast nëna ime më ka mahnitur, kur me një ton qesharak ka treguar mbi fatin e dy
mbulesave të shtratit (çarçafët ) nga të
cilët si fëmijë 13-vjeçar ia ka qepur brenda një nate( brekët) veshjet e poshtme të skuadrës arbneshe për një
ndeshje zyrtare, në makinën e vjetër “Singer” që vihej në lëvizje me dorë”[2]. Arbneshët me kënaqësi i përcillnin ndeshjet edhe jashtë Arbanasit.
Ata që kishin kamion i bartnin shikuesit arbnesh në qytete të ndryshme të Dalmacisë, edhe
pse atëherë rrugët ishin të pa asfaltuara,
por nga pluhuri që ngritej si mjegull, ishte shumë vështirë ta njihnin njëri
tjetrin. Por, përkundër vështirësive të udhëtimit, kurrë nuk ndaluan së
përkrahuri të klubit që e
adhuronin. Ka disa vite që klubin e
drejton arbneshi Edi Peroviq, i cili dy dekada kishte jetuar në Kanadanë e bukur, por Arbanasi e Zara e
kishin tërhequr fuqishëm dhe nuk e
kishin lejuar të mbetet larg tyre.
Pritet e shpresohet, por fati nuk është në duart e tyre...
Edi me rastin e manifestimit të 100
vjetorit (2010) të themelimit të klubit, kishte
kërkuar me ngulm që klubit ti kthehet ish fusha e vet në Arbanas, aty ku e kishin
filluar aktivitetin sportiv.
Kohët
kalojnë, ndërsa kërkesa e
arsyeshme e klubit
dhe e bashkësisë lokale të Arbanasit nuk është realizuar ende...
Sot, klubi numëron mbi 300 anëtarë, të ndarë në kategori të
ndryshme thotë; trajneri dhe drejtori
i shkollës së futbollit, Marjan
Marun. Ai tha, se për dallim nga klubet e tjera të cilat i përzgjedhin fëmijët që kanë
talent, ndërsa shkolla e KF “Arbanasi -t”, i pret duar hapur të gjithë ata që
kanë dëshirë dhe e duan futbollin, me
qëllim që të rinjtë të largohen nga rruga dhe të lidhen sa më shumë me sportin.
Sukseset e klubit
ndër vite
NK.”Arbanasi “ sukseset më të
mëdha që i kishte arritur janë: Fituesi
i kupës në rajonin e Dalmacisë, në vitin 1965 kishte qenë finalist në të njëjtën garë. Finalist kishte
qenë edhe dhjetë vite më vonë, më 1975. Gjatë kësaj periudha ka pasur edhe
kriza e rënie në kategori më të ulëta. Edhe pse klubi i qytetit NK ”Zadar”
ishte themeluar më vonë (1945), ka qenë
më i favorizuar nga strukturat komunale. Megjithatë, shumë arbneshë kanë
luajtur aty, ndërsa disa kanë qenë në edhe në strukturat udhëheqëse të
klubit. NK “Arbanasi” i ka shërbye si fidanishte klubit futbollistik të qytetit, NK”Zadar-it”
dhe klubeve tjera.
Nga KF “Arbanasi”, kanë dal shumë
futbollist të talentuar që kanë luajtur edhe
në ekipe të ndryshme të Dalmacisë dhe jashtë ish Jugosllavisë, por ne po i veçojmë z. Gjani
Mateshiqin, Vicko Mazia dhe Anngjelo Mazia etj. Ekipet e pionierëve me rezultat e arritura premtojnë një të
ardhme të ndritur FK. “Arbanasit”.
Gjenerata
që premton