Sport
Florim Zeqa: Vllaznia fituese e 28 Nëntorit në Candelu (TV-Itali)
E hene, 11.12.2023, 07:25 PM
Vllaznia fituese e 28 Nëntorit në Candelu (TV-Itali)
Shkruan:
Florim Zeqa
Nëntori
i festave të mëdha apo muaji i shqiptarëve po kalon me festime madhështore
gjithandej shteteve evroperëndimore ku ndodhet mërgata jonë. Secili organizim i
mërgatës sonë më i mirë dhe më madhështor sesa tjetri. Diku me mbrëmje festive
me yjet e estradës, diku me organizime të larmishme të shoqatave, e diku tjetër
me organizime të turnireve në Futboll të Vogël.
Bashkorganizim i
shkëlqyer
Një
grup i të rinjëve të mërgatës në Provincën Treviso (Itali), në bashkëpunim me
ENERGYM Bremas A.S.D., në Candelu e organizuan turnirin në Futboll të Vogël. Ky
ishte njëri nga organizimet më briliante dhe më madhështore të mbajtura
përgjatë këtyre 10 vjetve në mërgatën shqiptare në Itali. Për dy ditë rresht,
më 25 dhe 26 Nëntor 2023, Palestra e Sporteve në Candelu ishte e stërmbushur me
bashkatdhetarë të ardhur nga provinca dhe regjione të pjesës veriore të
Italisë.
Të
rinjët që e organizuan këtë aktivitet sportiv nuk janë klub dhe as shoqatë, por
janë aktivist e veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilët veprojnë
si një trupë e koordinuar për mrekulli, të cilët për disa vite rresht janë duke
organizuar turnire, në të cilat, përveq ekipeve pjesëmarrëse në garën sportive,
marrin pjesë me qindra bashkatdhetar, futbolldashës dhe atdhetarë.
Këshilli
Organizativ i turnirit: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Florim Zeqa dhe
përfaqësuesit e ENERGYM (Sports & Events): Balzano Vincenzo, Minato
Nicoletta, Moti Pierantonio funksionuan në koordinim perfekt si një trupë e
përbashkët organizative.
Ngjarje e madhe sportive
dhe festive
Përgjatë
dy ditëve në Palestrën Sportive në Candelu, në një ambient sportiv dhe festiv,
të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve
pjesëmarrëse për finalen e madhe të turnirit tradicional në Futboll të Vogël për
nder të festës më të madhe kombëtare.
Turniri
fillojë me intonimin e hymnit kombëtar.
Më
pas, publicisti Florim Zeqa në emër të Këshillit Organizativ (Fadil Bajraktari
dhe Florim Lumi) i përshendeti të gjithë të pranishmit duke i falenderuar për
pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve në garën për trofeun e çmuar ju urojë suksese
dhe lojëra të mira në këtë turnir.
Ndeshja
inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve Edil Buçaj-Nuove Coperture, për
të vazhduar tutje me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur më datën
22.11.2023 në Treviso.
Ditën
e parë, më 25 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në
6 Grupe, për të vazhduar të dielën më 26 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (12
ekipe), me kualifikime të drejtëpërdrejta.
Secila
ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por
ndeshja finale mes ekipeve Vllaznia (Shkodër) dhe Ardhmëria ishte një finale e
madhe dhe e papërseritshme, me lojë të shkëlqyer dhe 5 gola të shënuar nga të
dy ekipet.
Edhe
pse me rezultat të ngushtë (3:2) ekipi Vllaznia me meritë e rrëmbeu vendin e
parë në turnirin e madh të 28 Nëntorit.
Sikurse
çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një
fitues tejët të merituar, të cilët shkëlqyen në të gjitha ndeshjet me një frymë
të lartë sportive dhe sjellje të disciplinuar të lojtarëve në fushë.
Por
në fakt, fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat
me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan dhe madhështuan festën e 111
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar.
Se
vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e
Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq
ishte ky i 28 Nëntorit në Candelu, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200
futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10
persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellen edhe mbi 500 shikues, që i
bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir
ishte mbi 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në
Itali.
Ndarja e shpërblimeve
dhe mirënjohjeve
Para
fillimit të ndeshjes finale, Këshilli Organizativ i nderoj me mirënjohje
sponsorët dhe më meritorët e organizimit të Turnirit si në vijim:
-Xhemali
Papaj (veprimtarë)
-Antoni
Verde
-Roni
Bau, me pronarë Mentor Zenelaj nga Gjinoci
-Fratelli
Bekteshi me pronarë Shpejtim Bekteshi
-Hotclima
-Autofficina
Fratelli Elshani me pronarë Fatmir dhe Faruk Elshani, sponsor dhe mbështetës të
rregullt të aktiviteteve të mërgatës shqiptare
-Rramir
Group me pronarë Rrahim Krasniqi nga Samadraxha
-Costruzioni
AG. SRL
-Edil
Kolgeci me pronarë Kujtim Kolgeci
-Ecocoperture
me pronarë Ilir Shala
-SV.
Costruzioni SRL
-Market
Kosova me pronarë Bedri Suka
-Pizzeria
Al Volo me pronarë Imer Berisha.
Këshilli
Organizativ i Turnirit me mirënjohje i nderoj edhe tre personalitete të
veçanta:
-Remzi
Bujari (Veteran i sporteve dhe aktivist i mërgatës sonë)
-Jetullah
Bytyqi (Veteran i UÇK-së)
-Mysafirin
e nderit të kësaj mbrëmje, zotin Arbër Llugaxhiu, pronarë i kompanisë Noli
Ponteggi dhe veprimtarë i dalluar i mërgatës sonë në Rovato (Lombardia). Vlenë
për të theksuar se, Arbër Llugaxhiu, ish futbollist i Ballkanit të Therandës,
Lirisë së Prizrenit dhe Dukagjinit të Klinës, është bashkëpunëtor prej dy
dekadave i Këshillit Organizativ të turnireve në Treviso, sponsor dhe
mbështetës i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë gjithandej shtetit italian.
Këshilli
organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një kupë golashënuesin e parë,
lojtarin më të mirë, portierin më të mirë, si në vijim:
-Golashënuesi
i parë: Ramadan Nuha (me 9 gola të shënuar), nga ekipi Stolliqt
-Lojtari
më i mirë: Ardian Zhegrova, nga ekipi Ardhmëria
-Portieri
më i mirë: Sami Gashi, nga ekipi Edil Sinani. Ja vlenë për të theksuar se,
veterani i futbollit, z. Sami Gashi ishte lojtar i Dukagjinit të Klinës, Besës
së Pejës dhe Prishtinës.
Pa
dyshim, momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte nderimi me nga një
kupë, mjete financiare dhe medalje për vendet e para:
-Vendi
i tretë, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit Stolliqt
-Vendi
i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit
Ardhmëria
-Vendi
i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit
Vllaznia.
Kur
jemi në këtë segment, duhet falenderuar referët profesionist: Ivan Alburnio,
Girardi Nereo dhe Tribelli Marco të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e
të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.
Vlenë
për të përshendetur kontributin e dy bashkatdhetarëve: Isuf Ademi në ndarjen e
ekipeve në grupe dhe hedhjen e shorteve si dhe të djaloshit entuziast Malsor
Gegaj për angazhimin dy ditor në mirëmbajtjen e turnirit.
Por
nuk ishin vetëm këta, ishte një Staf i zgjeruar i bashkëpunëtorëve në krye me
veteranin e futbollit, Ram Zeqa dhe shumë të tjerë që kontribuan në
mbarëvajtjen e turnirit.
Po
ashtu krejt në fund duhet veçuar edhe kontributin e DJ-ALBI, i cili na e
mundësoj zërimin dhe na dhurojë momente të këndshme festive, me këngë e valle
patriotike nga trevat e ndryshme të trojeve tona etnike.
Florim Zeqa
28.11.2023