Sport » Futbolli Shqiptar
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime
E hene, 28.08.2023, 07:53 PM
Forald Hoxha: Nuk harroj drejtuesit Ilir Daja, Ilir Bozhiqi, Kalari, Perlat Musta, Tan Mehmeti
“Partizani”
më formoi si portier, futbolli është jeta ime
Intervistoi:
Enri Zholi
Ai
është me origjinë nga qyteti i trëndafilave, Përmeti i Frashëllinjve. Një djalë
i ri i dashuruar marrëzisht me sportin dhe që lufton për të dhënë më të mirën.
Ka kaluar disa eskperienca si në Këlcyrë, Përmet, U19, me Partizanin, Dinamon,
ekipin e Vorës dhe tani kërkon një eksperiencë të re. Ka mbaruar Universitetin e
Sporteve “Marin Barleti”.
Futbolli një ëndërr për
çdo të ri. Kush të nxiti për futboll? Ku luaje në vegjëli?
Nxitja
dhe pasioni për sportin nisi nga familja ime pasi vij nga një familje
sportistësh si babai që ishte futbollist dhe nëna basketbolliste. Që në vogëli
luanim me shokët e lagjes pothuajse tërë ditën vetëm futboll mjaftonte vetëm të
kishim një top dhe tç luanim pa pushim. Të luaja në pozicionin e portjerit në
fakt ka nisur krejt rastësisht, pasi kam qenë qendërmbrojtës por në një ndeshje
u vra portieri ynë dhe nuk kishim tjetër. I detyruar zgjodha të futesha unë në
rolin e portierit dhe që atë ditë u ndjeva shumë mirë në atë pozitëcion dhe aty
fillova të luaja portier për t'u bërë një portier profesionist. Idhulli im që
në vogëli ka qenç Alban Hoxha pasi e kam ndjekur dhe e kam pasur gjithmonë
dëshirë ta shikoja nga afër, por kur s'ma merrte mendja që do ta kisha
ndonjëherë aq afër dhe krah meje duke më dhënë këshilla. Ka qenë një ëndërr e
bërë realitet dhe e falënderoj shumë. Unë në fakt kam pas shumë tranjerç pa
dashur të harroj ndonjë që te moshat në Përmet si Kleo Sevo dhe Vito Peci,
pastaj trajnerin e Këlcyrës, që ishte i pari që besoi te talenti im dhe ma
besoi portën që 15 vjeç. E përshëndes dhe falënderoj shumç. Njëkohësisht
falënderoj Berti Spahiu, te Përmeti, Arben Kano, Bledar Haredinaj, Kiko
Carçani, Ben Xhakolli.
Të vijmë te ndeshja e
parë si profesionist?
Ndeshja
ime e parë dhe ndeshja ime debutuese në ekip të parë dhe zyrtare ka qenë me
Këlcyrën ku kam luajtur kundër Tepelenës në një fushç shumë të vështirç. M'u
besua porta dhe kam qenç shumë- shumë i emocionuar në një moshë aq të vogël të
luaja një ndeshje zyrtare. Në atë ndeshje kam luajtur shumë mirë dhe nuk kam
pësuar gol dhe në fund morëm atë që meritonim 3 pikët kemi fituar 0-2. Luajta
një vit te Këlcyra ku mora 9 ndeshje Zyrtare për t'u kthyer në moshën 16
vjeçare në shtëpinë time te Përmeti ku luajta të gjitha ndeshjet në formacion
dhe për t'u shpallur në moshën 17 vjeçare portjeri i vitit në Kategorinë e
dytë.
Pas Përmetit ëndrra
vazhdoi?
Pasi
luajta një vit e gjysmë te Përmeti, përsëri ka qenë babai im një shtysë për të
më thënë hajde të shkojmë të bësh një provë te Partizani. Në fillim kam qeshur,
sepse s'kisha besim te vetja, sepse ishte një ëndërr aq e madhe sa më dukej
shumë larg për ta arritur. Kam shkuar në provë te Partizani B në kategorinë e
Parë ku trajnera ishin Tan Mehmeti, Vis Celmeta dhe Perlat Musta. Më futën në
formacion në një ndeshje miqësore ku më provuan. Sikur isha në ëndërr, por
gjithçka shkoi mirë. Në fund të ndeshjes më thirrën bashkë me babin drejtori
Genc Tomori dhe tranjerët Perlat Musta dhe Tan Mehemeti për të më dhënë lejen
për të qenë pjesë e Partizanit. S'po e besoja a ishte e vërtetë dhe ajo ka qenë
dita më e lumtur e jetës sime. Fillova stërvitjen në ekipin e parë të
Partizanit dhe ndeshjet i luajta të gjitha te U19 në Superlig ku dhe dolëm
kampion të kupës pa bërë akoma një muaj që kisha shkelur aty. Përsëri një
dhuratë shumë e bukur të dilja kampion me Partizanin.
-Sigurisht në jetën
futbollistike ka ndeshje që të kanë lënë mbresa të forta apo të vështira?
Ndeshjet
më të vështira do përmendja ndeshjet e derbit dhe pse mund të quhen Derbi i
vogël si tek U19 si tek U21, por përsëri ishin ndeshjet më te bukura më të vështira
dhe me tension të kampionatit pasi janë dy ekipet më të mira në Shqipëri.
Qëndrova 3 vite te Partizani ku luajta si titullar në çdo ndeshje dhe kanë qenë
tre vitet më të bukura të jetës sime. Kam qenë dhe jam ndjerë vërtet si në
shtëpinë time, dhe dua t'i falëndroj të gjithë si Ilir Daja, Ilir Bozhiqi,
Kalari, Perlat Musta, Tan Mehmeti,Vis Çelmeta, Klevis Dalipi, Gert Haxhiu pa
dashur të harroj ndonjë që të më falë…
-Të ikësh nga Partizani
ndjen një zbrazëti. Si vazhdoi rrugëtimi juaj?
Pasi
ika nga Partizani në fund të dhjetorit 2021 kam shkuar te Dinamo për të qenë
dhe aty titullar te U21. Sapo bëheshim gati të firmosja në ekip të parë dhe të
debutoja në U21 në fundjavë klubi vendosi për arsyet e veta ta shkrijç si ekip
dhe vendosa të largohesha pasi nuk më premtoheshin minuta. Në kohën që isha te
Dinamo pata një dëmtim në një ndeshje miqësore ku më la një muaj jashtë fushave
dhe pasi u ktheva kam shkuar te Vora ku vetëm kam qenë pjesë e ekipit po nuk
luajta dot pasi shkova me shumç vonesë, kur ishin mbyllur merkatot. Kam qenë
aty deri në fund të qershorit ku dhe dolëm kampion të Kategorisë së Dytë dhe
klubi arriti objektivat për t’u kthyer në një kategori më lart. Dua t'i
falënderoj të gjithë çunat e ekipit të Vorës, sepse vërtet më kanë bërë të
ndihem si në shtëpinë time dhe ma kanë bërë punën më të lehtë. Falënderoj të
gjithë drejtuesit dhe presidentin, që më afroi në një moment ku unë isha pas
dëmtimit si dhe tranjerët Mergjyshi dhe Isli Hidi.
-Sigurisht në një moshë
përcaktuese për të ardhmen. Çfarë objektivash i ke vendosur vetes?
Synimet
e mia janë të punoj përsëri sa më fort dhe të ul kokën për të arritur
objektivat, që kam dhe që kam dashur gjithmonë.
Dhe
të kthehem në fushë sa më shpejt për të luajtur e të bëj atë që di të bëj më
mirë. Konkretisht ende nuk kam plan konkret. Futbolli është jeta ime.