Sport » Futbolli Shqiptar
Vokrri: Kosova e ka të drejtën e ndeshjeve miqësore!
E diele, 17.06.2012, 08:01 AM
Kosovës i
është dhënë e drejta e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ndonjë vendim tjetër
nuk ka - shprehet Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, në
një intervistë për Deutsche Wellen.
Deutsche
Welle: Zoti Vokrri, cili është vendimi përfundimtar i FIFA-s për mundësinë që Kosova
të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore, pasi ka pasur disa mosmarrëveshje?
Fadil
Vokrri: Disa mosmarrëveshje janë shkaktuar nga mediat, por as shtypi ynë nuk ka
mbetur mbrapa atij serb dhe ndonjë herë po e pyesim veten se, kujt i shërbejnë mediume
të këtilla?! Vendimi i FIFA-s është i pakthyeshëm, siç e ka thënë edhe zoti
Blater. Ka mbetur vetëm që Këshilli Ekzekutiv i FIFA-s, në mbledhjen e
ardhshme, të shqyrtojë dhe të vendosë modalitetet e implementimit të vendimit që
Kosova të luajë ndeshje miqësore.
DW: Çfarë
do të thotë kjo konkretisht "të vendosë për implementimin"?
Fadil
Vokrri: Ne këtë ende nuk dimë konkretisht. Për këtë do të vendosë Komiteti
Ekzekutiv.
DW: Zoti
Vokrri, sa për sqarim: ka të drejtë Kosova të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore
apo jo?
Fadil
Vokrri: Ne e kemi vendimin për të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve miqësore
dhe nuk kemi marrë ndonjë vendim tjetër. Përderisa ky vendim është në fuqi, ne
e kemi këtë të drejtë të plotë. Ky është vendim i plotëfuqishëm i komitetit
ekzekutiv të FIFA-s, i marrë në mbledhjen e mbajtur me 22 maj në
DW: Pasi
nuk ka ndonjë vendim tjetër, a keni filluar përgatitjet për ndonjë ndeshje miqësore
me ndonjë kombëtare të njohur dhe çfarë prezantimesh ka pasur kombëtarja e
Kosovës deri tani?
Fadil
Vokrri: Ne tani jemi duke shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore,
sepse Kosova ka qenë për më shumë se dy dekada e bllokuar. Ne kemi pasur disa
ndeshje kundër disa klubeve, por ajo ka qenë më shumë, të them ashtu, në mënyrë
gjysmëklandestine. Disa takime të kombëtares dhe klubeve të Kosovës janë anuluar
për shkak të mungesës së lejes zyrtare për këto ndeshje. Ne shpesh nuk e kemi
ditur se a do të zhvillohet ndeshja deri në momentin e fundit, sepse ndeshjet
kanë mundur të anulohen edhe kur jemi futur në aeroplan për rrugë.
DW: Keni
vendosur kontakte konkrete me ndonjë federatë të futbollit, sepse është folur,
për shembull, për mundësinë e ndeshjes me Turqinë?
Fadil
Vokrri:
DW: Si e
shpjegoni qëndrimin refuzues të kryetarit të UEFA-s Mishel Platini, kundër
ndeshjeve miqësore të Kosovës?
Fadil
Vokrri: Mishel Platininë nuk duhet ta shikojmë si kundërshtar të ndeshjeve të Kosovës,
sepse UEFA nuk ka qenë kundër vendimit që Kosova të luajë ndeshje miqësore, por
ka abstenuar me rastin e votimit. UEFA ka shprehur qëndrimin që një kombëtare
mund të ketë të drejtat e plota vetëm në qoftë se është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Këtu nuk bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, por për lehtësimin e pozicionit të
saj deri në njohjen e saj, e cila me siguri që do të ndodhë. Planiti është shprehur
kundër, duke marrë parasyshë problemin që paraqesin vendet që nuk e kanë njohur
pavarësinë e Kosovës. Ka edhe vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por
në votim kanë abstenuar. Nuk duhet harruar faktin që në FIFA janë shumë të fuqishme
edhe vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës si Rusia, Qipro apo Spanja. Megjithatë
vendimi që Kosovës t'i lejohen ndeshje miqësore është marrë në mënyrë demokratike
dhe ai për ne është i plotfuqishëm.
DW:
Fadil
Vokrri: Federata e Futbollit të Serbisë do të reagojë gjithmonë në suazat e
asaj që ajo konsideron si normale. Kjo do të thotë se po të shikohej vetëm ana
sportive, ata do të reagonin ndryshe. Për fat të keq nga
DW: Lojtarët
më të njohur kosovarë tani luajnë për kombëtaret tjera, kryesisht për Shqipërinë
dhe Zvicrën. Keni pasur kontakte me ndonjë prej lojtarëve me origjinë kosovare,
siç janë, për shembull:
Fadil
Vokrri:
DW: I keni
kontaktuar ju këta lojtarë?
Fadil
Vokrri: Ne kemi pasur disa konktakte me këta lojtarë, por kjo çështje nuk është
ende urgjente. Ne tani kemi bërë hapin e parafundit para pranimit të Kosovës në
FIFA. Kur të vijë koha ne do të bisedojmë më seriozisht. Është mëkat që atyre që
duan të luajnë për kombëtaren Kosovës nuk u lejohet kjo mundësi. Kjo nuk është as
sportive dhe as humane.
DW: Kur
prisni që Kosova të dalë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare dhe të marrë pjesë në
kualifikime për kampionatin evropian apo botëror?
Fadil
Vokrri: Ne mendojmë shumë shpejt por kjo varet nga organet politike të Kosovës
se kur do të paraqesin kërkesën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Ndërsa ne
më pas do të kryejmë shumë shpejt punët tona. Me statut të FIFA-s ne ende nuk kemi
të drejtë të marrim pjesë në kualifikime.
Intervistoi: Bahri Cani