Sport » Futbolli Shqiptar
Shqiperi - France 1-2, por fiton Shqiperia
E shtune, 03.09.2011, 06:58 PM
Shqiperi - France. Ish Kampionet e Ballkanit kunder ish Kampioneve te Botes.
Presioni francez shnderrohet ne gol nga Benzema ne minuten e dhjete, goditja e te cilit ishte qendrore dhe mund te pritej nga portieri yne, por…!
Dy minuta me vone Salihi godet traun pasi merr nje top brenda zones nga Bogdani. Mungon fati!
Kalojne edhe dy minuta te tjere dhe Salihi perseri eshte prane golit.
Nje kundersulm tjeter per ne qe perfundon me nje goditje te dobet.
17 minuta loje dhe ndeshkohemi per here te dyte, M'Vila eshte i pamesherishem.
Demtohet Curri dhe vendin e tij e ze Lala.
Shqiptaret mundohen te ndryshojne dicka nga loja e tyre dhe hidhen ne sulm dhe jane fare prane golit me ane te Agollit, i cili godet shume bukur por edhe pritja eshte e tille.
7 minuta para fundit te pjeses se pare, pas nje gotitje te lire, Ribery gjuan por topi nuk perfundon ne rrjete sepse Ujkani supermbron.
Pjesa e pare mbyllet me nje Shqiperi te rrezikshme, por qe ngurron t’i finalizoje sic duhet sulmet apo kundersulmet.
Pjesa e dyte fillon me Gollll! Bogdani shenon per Shqiperine! Mbrojtja franceze shfaqet shume ‘’mikpritese’’.
Shqiperia shperthen ne min 15. Hyka eshte fare prane golit, sic eshte edhe Bulku.
Shqiperia kontrollon ndeshjen. Shqiperia eshte me mire se
Me pak fat dhe me shume kujdes do te kishim nje rezultat tjeter.
Futbollisti i ndeshjes? Lorik Cana pothuaj i pagabueshem.
Nganjehere edhe humbja eshte e bukur.
Ilir Dardani