Sport » Futbolli Shqiptar
Besnik Dizdari: Befasi e madhe e Dr.Giovanni Armillotta-s
E diele, 19.07.2009, 10:49 AM
Befasi e madhe e Dr.Giovanni Armillotta-s
Nga Besnik Dizdari
Krejt papritmas, të shtunën që shkoi, kam marrë librin e Dr. Giovanni Armillota-s, “Almanacco della Serie B (1930/2008-09) e del calcio Albanese” (“Almanaku i kategorisë së dytë (1930/2008-09) dhe i futbollit shqiptar”).
Është absolutisht libri i parë historik që i kushtohet futbollit shqiptar të kampionateve të kategorisë së dytë. Dhe nga ana tjetër, është libri i parë historik për futbollin shqiptar botuar në gjuhë të huaj prej një autori të huaj. Mû për këto, botimi i këtij libri përbën një ngjarje të rëndësishme në historinë e studimeve sportive, të futbollit dhe të krejt publicistikës sportive shqiptare.
Kemi pasur edhe raste të tjera për të botuar dhe folur për studimet e gjithanshme të Dr.Armillotta-s, edhe në faqet e kësaj gazete. Rreth veprimtarisë, jetës dhe lidhjes së hershme të tij me Shqipërinë, historinë e saj në tanësi, sportin shqiptar, esetë e tij studimore për politikën shqiptare ndër vite dhe epoka, nuk do të zgjatem, sepse botimi këtu bashkangjitur i paraqitjes që shoqëron librin, shkruar prej gazetarit dhe studiuesit të mirënjohur, Armand Plaka, shtérron më së miri temën.
Në këte shënim të shkurtër, si mik i vjetër, prej gati 30 vjetësh me Armillotta-n, desha vetëm të spikas edhe një herë veprimtarinë dhe punën e tij gazetareske, studimore e shkencore rreth Shqipërisë, çka siç thotë me të drejtë Plaka, e bën Armillotta-n një albanolog të vërtetë të kohëve moderne.
Sot njerëzit e sportit, të futbollit shqiptar, të vetë historisë kombëtare madje, kur kujton se pjesë e saj janë edhe sportet dhe futbolli, do të mund të kenë ndër duar një vepër unike (të vetme), e cila do t’i bëjë të mendojnë gjatë. E vërteta është se, përveç të tjerave, është fjala për një histori statistikore të një pjese të rëndësishme të ecurisë së futbollit shqiptar, në të cilën ndër gati 80 vjet janë “ngatërruar” për mirë të gjitha skuadrat shqiptare, me përjashtim të Dinamos dhe SK Tiranës – të vetmet që nuk e kanë shkelur tokën “misterioze” të Kategorisë së Dytë. Dhe nuk janë pak, por dhjetëra e dhjetëra skuadra e klube, që i përkasin të gjitha qyteteve, krahinave, rajoneve, rretheve, prefekturave të Shqipërisë: qytete, qyteza, fshatra, fabrika, uzina, ndërmarrje, kooperativa, NB.
Libri i Dr. Armillotta-s të habit me gjerësinë e shtrirjes së tij historike, me emrat e pafund të skuadrave dhe futbollistëve të paraqitur kronologjikisht qysh nga 1930 e deri më 2009 dhe çka është më e rëndësishme, për herë të parë me të gjitha tabelat renditëse të të gjithë Kampionateve të Kategorisë së Dytë.
Shkencor, statistikor, historik, e pse jo, deri diku edhe gjeopolitik, siç është fusha e parapëlqyer studimore e Dr. Armillota-s, gazetari, historiani, futbollisti, trajneri, zyrtari i futbollit, vetë FSHF do të kuptojë se sa e lodhshme dhe skrupuloze ka qenë kjo punë studimore e albanologut në fjalë. E, madje, edhe fisnike, kur mendon se për herë të parë shfaqet një vepër futbolli që përjetëson skuadra e futbollistë të harruar në Shqipëri.
Me mënyrën e kompozimit të tij, libri arrin të dalë edhe përtej “Serie B” të Shqipërisë, duke prekur edhe pjesë të tjera të historisë së futbollit shqiptar. E pashlyeshme paraqitja statistikore e të gjithë veprimtarive të tjera, “të panjohura” kombëtare të futbollit shqiptar: të gjithë turnetë e Spartakiadave kombëtare, të gjitha kupat e gazetave, revistave e të tjera, që kanë ndikuar jo pak në ecurinë e dhe zhvillimin e futbollit shqiptar.
Dhe këtë nuk e bëmë ne, por një huaj, një mik i madh nga Italia, një profesor, një studiues, i cili sapo i jep kështu jo vetëm Shqipërisë, por Evropës së futbollit, një histori të futbollit shqiptar në një nga gjuhët më të vjetra të saj: në italisht.
I botuar në një cilësi të lartë grafike si pjesë e kolanës së editorit “Saggistica ARACNE” në Romë, libri i Dr. Armillotta-s, është një lloj margaritari i vogël që do të mbetet jetëgjatë në ndriçimin e tij në nxitje të zhvillimit më tej të futbollit shqiptar.

Komentoni
Artikuj te tjere
Vllaznia, kualifikim historik dhe rekord
Besnik Dizdari: Kombëtarja tjetër e Shqipërisë: ajo e braktisur e ndeshjeve miqësore
Besnik Dizdari: Përse humbja me Portugalinë është e rëndë
Besnik Dizdari: Tronditja historike e Kampionatit të Shqipërisë dhe ëndrra për 16 skuadra…
Besnik Dizdari: Sportklub Tirana – Kampionia absolute Nr. 24
Besnik Dizdari: Aventura e bujshme e Flamurtarit të Vlorës në Kupën e Shqipërisë
Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë
Arbitrat italianë, 3 orë tmerri në tokën shqiptare
Besnik Dizdari: Përse nuk është “i rëndësishëm” Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë
Besnik Dizdari: Revolta “popullore” kundër Kombëtares...
Besnik Dizdari: “Trajner-fobia” ose “Haan-fobia”
Besnik Dizdari: Kronikë “klasike” për një humbje reale…
Besnik Dizdari: 70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…
Vllaznia 90 vjec, Shkodra ne feste
Besnik Dizdari: Po në qoftë se na ndodh “rreziku” e fitojmë me Hungarinë, çka do të themi?
Besnik Dizdari: Çka më kujton 90-vjetori i shoqnisë “Vllaznia”
Besnik Dizdari: 75 themeluesit e Vllaznisë 1919
Ambasadorët e futbollit, ja si e ka pushtuar botën
Ana, 6 vjet futboll me Tiranën, e maskuar si djalë
Besnik Dizdari: Rritja shpresuese e Shqipërisë…