Sport » Futbolli Shqiptar
Vdes futbollisti Besian Idrizaj
E hene, 17.05.2010, 09:57 PM
Zemra e futbollistit kosovar, Besian Idrizaj pushoi së rrahuri të shtunën. Talenti 22 vjeçar, i cili pat veshur edhe fanellën e Liverpoolit gjatë karrierës së tij, humbi jetën pas një sulmi në zemër. Ai pati kolapsuar dy herë në fushë gjatë vitit 2008.
Besian Idrizaj (1987-2010)
Nga Herolind Beqaj, Express
Futbollisti kosovar, Besian Idrizaj është i vdekur. 22 vjeçari ka vdekur të shtunën, në apartamentin e prindërve të tij në
Vëllai i tij, Qerimi, e ka vërejtur i pari tragjedinë dhe i pashpresë është përpjekur t’ia shpëtojë jetën Besianit. Por, ishte shumë vonë.
“Besiani është i vdekur. Për momentin nuk mund të them asgjë tjetër”, ka thënë Qerim Idrizaj për nachrichten.at
Gjatë karrierës së tij prej futbollisti, Besian Idrizaj kishte kolapsuar dy herë në fushë. Në shkurt të 2008-ës, sa ishte pjesë e klubit Wacker Innsbruck, kosovari ishte alivanosur në fushë gjatë ndeshjes kundër Sturm Graz.
Ndërsa Idrizaj kishte humbur vetëdijen edhe në muajin nëntor në një ndeshje miqësore sa ishte pjesë e ekipit austriak Lask Linz, kur kolapsoi dhe u dërgua menjëherë në spital.
Besian Idrizaj ka lindur më 12 tetor 1987 në
Paraqitjet e tij të mira tek ekipi nga Linzer Stadion bënë që ai të zgjidhej “Futbollisti i ri më i mirë” në Austri, ndërsa kjo iu shpërblye me transferim në
Më pas pati disa eksperienca si huazim në ekipet nga Championship,
Idrizaj, i cili e ka prezantuar përfaqësuesen U-21 të Austrisë 12 herë, ishte pjesë e klubit amator FC Eilenburg, i cili garon në ligën inferiore gjermane (Oberliga Sud).
Për një periudhe të shkurtë ishte pjesë edhe Blackburn Rovers, para se të transferohej në Swansea City në verën e vitit 2009.
Ndërsa së fundi, Idrizaj ishte shprehur i gatshëm ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Këtë dëshirë sulmuesi kosovar ua pati shprehur drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).