E diele, 28.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Bacelli: Amerikania Xhesika Koks, pa duar, merr patentën e pilotit

E marte, 06.01.2009, 08:38 PM


Agim Bacelli
Agim Bacelli

Zotësia (Gjeniu) është një për qind talent dhe nëntëdhjetë e nëntë për qind djersitje

Amerikania Xhesika Koks, pa duar, merr patentën e pilotit! 

Nga
Agim Bacelli
 
E pabesushme!

Xhesika Koks, 25 vjeç, një vajzë e lindur pa duar, qëndron në avion në këtë foto që s'ka datë. Vajza është nga Tukson, Arizona. Xhesika arrin të marrë patentën e pilotes duke u bërë kështu pilotja e parë në botë që drejton avionin vetëm me këmbë.

TUCSON -- Xhesika Koks nga Tucson, vërtetë ka lindur pa duar por ajo nuk privohet që të bëjë ato gjëra ku nevojiten duart. Xhesika nuk e njeh fjalën s'mundem. Me këmbënguljen e saj të zjarrtë ajo arrin të bëhet pilote kur zëra të ndryshëm e shtynin të mos bënte të pamundurën. Me një këmbë ajo mban kontrollin e drejtimit të avionit (rulin e kthesave dhe timonin) dhe me tjetrën këmbë kontrollon shpejtësinë dhe instrumentet e kabinës. Certifikata e saj e pilotimit është për avion të lehtë sportiv të lartësive jo shumë të mëdha që arrin deri në 10.000 këmbë, (një këmbë 3.048m).
 
Instruktori

"Ajo është një pilote shumë e mirë. Ajo është e fortë is një shkëmb", thotë Perish Trouik, 42 vjeç, instruktori i fluturimit të saj në Aeroportin e San Manuel's Ray Blair. Ky instruktor ka trenuar dhe mësuar shumë studentë për pilotë por, sipas tij, asnjë nuk e ka këmbënguljen dhe shkathtësinë e Xhesikës. Për herë të parë kur ajo u paraqit tek instruktori i saj i fluturimeve, ai e pa atë duke ngarë makinën e saj dhe mendoi, "Për këtë vajzë nuk ka asnjë pengesë që mund ta ndalë", dhe ai nuk gaboi. Për të gjetur një avion sa më të përshtatshëm për Xhesikën, ata panë shumë avionë të lehtë sportivë dhe më në fund u fjeti mendja tek një avion i prodhuar në mesin e viteve '40 që gjendej në San Manual. Leksionet e fluturimit kushtuan më shumë se 100 dollarë për orë, plus kësaj, ajo mori dhe dyzetë orë të tjera shtesë trenimi në një shkollë tjetër, vetëm e vetëm që të gjithë të siguroheshim se Xhesika është në gjendje të fluturojë vetëm pa asnjë problem.
"Nëse ju qëndroni disa minuta me Xhesikën, ju nuk e kuptoni që ajo është pa duar," -thotë instruktori i saj z.Trouik.

Performanca

Koks është e veshur sportiv, është e bukur, e shkathët, me këmbë shumë të fuqishme.
Kur ajo merr një çimçakiz me gishtat e këmbëve me po atë shkathtësi që merret me duar dhe e fut në gojë duke thënë, "Shiko, a nuk kam duar?" ju nuk e besoni."
Kjo vajzë na tregon të gjithëve se njeriu me vullnet të çeliktë nuk ka asnjë limit në çdo rrethanë dhe në çdo situatë që të bjerë. Ajo konfirmon duke e mishëruar thënien brilante të Edisonit se "Zotësia (Gjeniu) është një për qind talent dhe nëntëdhjetë e nëntë për qind djersitje." Xhesika megjithëse pa duar ajo nuk ka asnjë kufizim dhe jeton e punon si të gjithë të tjerët.

Puna humanitare

Xhesika bën dhe punë humanitare duke nxitur të rinjtë të zgjojnë dëshirat e tyre të fjetura dhe t’i bëjnë realitet me punë e përkushtim. Ajo shkon e vjen sa në Viskonsin në Finiks, duke shpërndarë falas filozofinë e saj të pabesueshme, e cila ngre lart njerëzit e rrëzuar nga fatkeqësitë e ndryshme. Është një shembull i gjallë për t’i ngritur në këmbë të rrëzuarit, për ti lartësuar më ata që qëndrojnë në këmbë dhe për t’i kthyer në shqiponja zvarranikët!

Arsyeja…

Në fatkeqësinë e saj, doktorët kurrë nuk e kanë marrë vesh arsyen pse Xhesika ka lindur pa duar. Ata kanë sugjeruar që ajo të vendoste proteza por ajo s'ka pranuar për arsyen e thjeshtë se "kërkoj të jetoj ashtu siç më ka falur natyra," duke sfiduar kështu nënshtrimin dhe kufizimin. Në fakt, kur ishte e vogël, prindërit kërkuan duar artificiale nga doktorët, por kur Xhesika u bë 14 vjeçe i flaku tutje ato duke u thënë prindërve: "Më thoni një gjë që ju e bëni me duar dhe unë nuk e bëj dot!" Në fakt ajo bënte gjëra më të vështira se prindërit me duar. Ata u dorëzuan. Në atë kohë ajo jetonte në Sierra Vista së bashku me familjen e saj dhe më vonë u shpërngulën në Tucson ku jetojnë edhe sot. "Dua të jem ajo që feston ndryshimin e madh të natyrës pa limite dhe ndrydhje. Dua të jem njëlloj si të tjerët pa qenë e tillë."

Arsimi

Xhesika është graduar nga Universiteti i Arizonës në psikologji. Ajo është duke shkruar historinë e saj, të cilën do ta publikojë së shpejti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora