Editorial
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Ditë zije, jo vetëm Dardania, por gjithë Kombi shqiptar
E marte, 26.09.2023, 08:00 PM
Ditë zije, jo vetëm Dardania, por gjithë Kombi shqiptar
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Ngushëllime nga Vlora!
Përmes këtij shkrimi i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes
Bunjaku, basbhkëshortes, fëmijëve dhe familjarëve për humbjen e njeriut tyre të
dashur që, dora mizore e terroristëve serbë i mori jetën në moshë të re!
Ju dhëntë Zoti guxim dhe kurajo që
të përballoni dhembjen! Jeta e tij u mbulua me lavdi. Ai ra në krye të detyrës
si bir i denjë i Kombit Shqiptar!
I përjetshëm qoftë kujtimi i oficerit Afrim Krasniqi!
Me shpirt jam pranë familjes Bunjaku.
Respekte, Fitim Haxhiraj,Vilhelme Vrana Haxhiraj
dhe familja Haxhiraj...
Thirrje!
Ne shqiptarët, dëshmitarë të gjenocisdit shfarosës dhe krimeve fetare
ortodokse serbo- helene, nuk duam hakmarrje. Të
rënët kërkojnë vetëm drejtësi nga ndërkombëtarët!
U bëj thirrje
gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë në botë, duhet të ngrehin
zërin kundër veprës kriminale të terrorizmit fetar-ortodoks serb që morën jetën
e oficerit shqiptar Afrim Bunjakut në Dardaninë Veriore.
Afrim Bunjaku, ky shqiptar, bir shqiptarësh autoktonë qysh nga fillimi i jetës mbi tokë,
oficer i Republikës së Kosovës, i cili u vra trimërisht në mbrojtje të trojeve
amëtare, duhet shpallur menjëherë nga gjithë trojet etnike shqiptare, “Nder
i Kombit”, “Hero Kombëtar” dhe të dekorohet me “Urdhrin e
Flamurit të Skënderbeut”. Vepra e Afrimit tregon se ai mbrojti me gjak dhe
me jetën e tij të re, identitetin kombëtar shqiptar, paprekshmërinë e
integritetit tokësor të kombit më të lashtë në kontinent. Sulmi i forcave
ushtarake shqiptare në veri të Kosovës, vrasja e Afrim Bunjakut dhe
plagosja e dy shokëve të tij, nga bandat kriminale serbe është vazhdë e
politikës vrastare, varrëmihëse, gllabëruese dhe shfarosjen e kombit shqiptar.
Akti terrorist i
ortodoksisë serbe(shfarosje fetare) që hedhin gurin dhe fshehin dorën ndaj
forcave ushtarake shqiptare të Kosovës, është i pafalshëm. Luftën nuk e nxit
kurrë një popull apo një komb që mbron të drejtat dhe liritë e tij legjitime si
shqiptarët e Kosovës. Për fat të keq fqinjët tanë verior serbët, manastiret dhe
kishat i kanë shndërruar në vatra kriminaliteti. Pra nuk janë shqiptarët ata
që mbajnë peshën e fajit sipas sakuzave
të pasardhësit të Milosheviçit, Vuçiç. Shqiptarët e Dardanisë Hyjnore
janë në trojet e të parëve, aty ku u kanë lindur stërgjysërit, gjyshllarët dhe
etërit. Kurse serbët tek paraardhësit e
tyre, duhet të kërkojnë arsyet pse e kanë braktisut tokën e stërgjyshërve dhe
pushtuan tokat e fiseve të tjera?!
Ky akt kriminal,
vatra e të cilit janë të ashtuquajturit institucione të ortodoksisë serbe, ka
indinjuar mbarë botën. Terrorizmi i bandave krtiminale të Vuçiçit është
pasardhës i gjenocidit famëkeq serbomadh të Milosheviçit dhe rusomadh
të Putinit kundër shqiptarëve. Këto qëndra terrorizmi të kamufluara, ku
fshihen forca revanshiste ser, me armatime të fjalës së fundit, kërkojnë që
Ballkanin ta bëjnë shesh betejash të përgjakshme, duke dashur të shtrijnë
luftën e Ukrahinës në rajonin jugëlindor të Evropës. Insitucionet fetare,
gjasma “të respekuara” dhe “të paprekshme” duhet të jenë shtëpia e
besimit ndaj Zotit, e vëllazërimit, e tolerncës dhe bashkëpunimit të
besimtarëve për ruajtjen e qetësisë, të paqes dhe miqësisë në rajon dhe më
gjerë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët në tërësi. Në çdo trevë, qytet e
fshat, ku bashkëjetojnë tri fetë, islame, ortodokse dhe katolike, duhet të
sundojë paqja, miqësia dhe vëllazërimi mes kombësive fqinje të Ballkanit. Kjo
ka qenë motua e bashkëjetesës fetare vetëm në Shqipëri, e cila është marrë si
model nga udhëtarët dhe studiuesit. Me ndërhyrjen e kishës helene dhe
gjenocidin ndaj Çamërisë shqiptare, në jugë dhe gjenocidit ortodoks serb në
veri, ka ndikuar në prishjen e tolerancës apo mirëkuptimit fetar në vendin
tonë. Këtë e tregojnë ngacmimet dhe ndërhyrjet provokuese politike të dy këtyre
dy shteteve shoviniste, Greqi dhe Serbi.
Qëndrimi armiqësor
ndaj Shqipërisë dhe tokave arbëre, i ardhacakëve pushtues, si, semitët
(afro-aziatik) “grekë”. serbët sllavë
(nga malet Ural) dhe bullgarët shtetformues me popullsi turke. Të tre këta
popuj pa gjenezë të vendosur në trojet ilire, me pretendimet e tyre grabitqare
e të pangopura për të krijuar shtete të mëdhenj, kanë përdorur të gjitha
mënyrat e gjenocidit ndaj zhdukjes së popullsisë autoktone. Një luftë
shfarosëse dhe shkombëtarizuese ndaj Ilirisë, filloi me romakët, në shek
II-para.Kr, kur në vitin 168, konsulli romak Paul Emili dogji 72 qytete
në Toskërinë Jugore (Epir) dhe robëroi 150 000 skllevër. Roma lidhi
alenacë me fiset semite(afro-aziatike) të vendosura me dhunë në gadishullin e
Atikës, për të mposhtur Ilirinë dhe
rendin sklallvopronar të zhvilluar të saj.
Po ndalem tek krimi makabër i serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Populli ynë i
lashtë thotë: “Ujku qimen ndërron, po zakonin s’e harron”. Të tillë janë
ardhacakët ortodoks sllavë në gadishullin Ilirik. Serbët ishin një grusht
sllavësh të pafè në shpatet perëndimore të maleve Ural, të cilët emigruan drejt
perëndimit, në gadishuli Ilirik, në shekujt 6-7 të kohës së Re. Në shek.XIV për
të forcuar pozitat e veta dhe të shndërrohej në një perandori të madhe serbe,
kjo popullsi sllave nisi luftrat kundër fqinjit jugor, fiseve autoktone ilire.
Serbët pushtuan tokat iliro-arbëre në Bosnjë -Hercegovinë, Malësinë e Madhe,
Dardani, kapërcyen Alpet shqiptare dhe marshuan drejt qyteteve bregdetare dhe
jugore të Ilirisë.
Vrasja terroriste,
banditeske dhe fetare ortodokse e oficerit shqiptar Afrim Bunjaku nga
terroristët e njohur serb, sjellë në kujtesë historinë kriminale mbi bazën e të
cilit u ndërtua Serbia. Kohë pas kohe ajo ka kërkuar të ndryshojë hartën
politike të Evropës juglindore, më saktë të gadishullit Ilirik pëmes
pushtimeve dhe genocidit shfarosës. Deri në mesin e shek XIV, Maqedoninë dhe
Ilirinë i kishin pushtuar bullgarë, të cilët sollën dëme dhe shkatërrime fatale
në gjithë territoret e fiseve ilire. Menjëherë pas bullgarëve vërshoi ushtria
serbe, me pretekstin se kërkonte rrugë kalimi për të hyrë në Kostandinopojë, po
në fakt pushtoi Arbërinë. Kudo që kalonin sllavët, plaçkitnin, masakronin, varnin
ilirë të pafajshëm, digjnin vendbanime etj. Kështu ata, me zjarr e me hekur,
arritën të tkurrin ndjeshëm hapësirën e banuar nga banorët autoktonë të
Gadishullit Ilirik e më pas Ballkanik. Atëherë kundërsulmi i ushtrisë
osmane, kishte qëllim mbrojtjen e Kostandinopojës nga serbët. Beteja më e
ashpër mes osmanëve dhe serbëve, u bë në fushë Kosovë (Dardani),në vitin 1383.
Kundër osmanëve luftuan arbërit e Dardanisë, me të cilët u bashkuan edhe
serbët.
Edhe në luftën e
Fushë Kosovës, serbët morën pjesë, por përdorën intrigën për të realizuar
synimet e tyre gllabëruese në krijimin e një konfederate jugosllave e futur nën
ombrelën apo sqetullën e Rusisë.
Dëshmi të
shfarosjes së shqiptarëve nga serbet ndër shekuj, janë varret masive.
*në Hanin e
Hotit(1945) mbi 2000 të varrosur në një gropë,
*Masakra e
Tivarit u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X
malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.
*Në Gostivar,
Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe Shkup, qytete shqiptare, janë vrarë dhe
zhdukur mbi 4000 shqiptarë.
*Në Bosnjë,
gjatë viteve 1992-95, paraushtarakët serbë vranë në Srebenicë rreth 8 mijë
(8000) myslimanë, kryesisht burra dhe djem. Në luftën e fundit për pavarësi në
Kosovë, u vranë rreth 15 000 persona, por viti më i përgjakshëm ishte 1999
ku u vranë 4082 persona, 1432 fëmijë. Gjatë kësaj lufte u dëbuan 848 000
shqiptarë nga Kosova dhe u vranë 15 000 persona, nga të cilët 1500 ushtarë dhe
oficerë të UÇK. U dhunuan dhe u vranë mijëra gra dhe vajza.
Një formë e zhdukjes
së emrit të gadishullit Ilirik ishte ndryshimi i emrit n. Vitin 1808 që u quajt
gad.Ballkan.
Për gjenocidin serb që vazhdon pa ndërprerje, me faktin më të freskët,
vrasja e Afrim Bunjakut, si ai dhe ato mijëra jetë të humbura nuk kërkojnë
hakmarrje, duan vetëm drejtësi nga ndërkombëtarët.
Zotërinjë të BE, të
OSBE, të Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, Z.Lajçak në veçanti boll i ngopët
shqiptarët me lugën e zbrazët kur dhuna e gjenocidit vazhdon. Si mund të
vazhdoni me bisedime kur Serbia nuk e pranon Kosovën e pavarur, por i këlthet
Kosova është Serbi, z.Lajçek e etj?!
Zotërinj i bëni thirrje ndërgjegjes suaj, nëse u ka ngelur sadopak
humanizëm. Problemi zgjidhet jo me bashkëbisedime, por vetëm me gjyqin e Hagës,
ose duhet një gjyq Nuremberg -2-, ashtu siç u bë për krimet
naziste. Është fatalitet, ndërkohë që Serbia, shtet anëtar i Natos, i OSBE
dhe gati për anëtarësim në Be, vazhdon krimet monstruoze ndaj shqiptarëve të
Kosovës, ndaj shuarjes së popullsisë muslimane dhe gëzon përkrahjen e
ndërkombëtarëve?! Për ç’arsye mbrohet ky shtet sllavo-ortodoks kriminal?
Lexoni Edit Durham, që u nis drejt Ballkanit për serbët dhe përfundoi në një
mbrojtëse të flakët të të drejtave dhe lirisë së nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe
vaçanërisht ndaj shuarjes së muslimanëve shqiptarë. Thirrjet e kësaj zonje të
nderuar angleze,kanë paralajmëruar Evropën dhe Botën qysh në vitin 1913. Të
njëjtat thirrje për mbrojtjen e shqiptarëve i ka bërë dhe në vitin 1945. Të
gjitha faktet dhe dokumentet duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht,
jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë
dhe të ndëshkohet krimi. Në këtë mënyrë
ai nuk duhet të mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë
e hapur në trupin e kombit tim dhe si një urrejtje e vazhdueshme midis njerëzve
dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një
mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit evropian.në Kosovë.
Përshëndes qëndrimin rigoroz dhe atdhetarë të Qeverisë së Kosovës,
Kryeministrit Albin Kurti, Presidenetes Osmani dhe Ministrin e Punevë të
Jashtme që reflektojnë në
përputhje me statutin dhe klauzolat e B.E në marrëdhëniet ndërshtetërore të
fqinjësisë, për të mbrojtur dhe respektaur vetëm integritetin tokësor.
Se sa e njohur
është çështja e shqiptarëve të Kosovës, po perifrazoj paralajmërimin e
znj.Edit Durham.
*Edith Durham ka botuar në revistën ‘The Near East’, me 1 gusht të vitit
1913. Durham ka reaguar kundër akuzës, se gjatë punës bamirëse në Shqipëri, ku
ajo ndihmonte vetëm të krishterët. Përgjigja e saj : “...gjendja e
shqiptarëve myslimanë dhe katolikë ishte njësoj e rëndë dhe se erdhi si
rezultat i okupimit serbo-malazez në vitin 1912 kur filluan Luftërat
Ballkanike. ... ju lus që të më lejoni që ta shpreh qëndrimin e serbëve dhe
malazezëve të cilët kanë vendosur që ‘kur toka të bëhet e jona më nuk do të
ekzistojë çështja myslimane...egërsia e madhe serbo-malazese, për t’ua bërë të
pamundur qëndrimin popullsisë myslimane në fshatrat e tyre.” Më poshtë znj.Edit shprehet:
” Kur unë protestova
kundër njërës se fëmijët, rrobat e të cilëve po i vidhni, mund të vdesin nga të
ftohtit gjatë dimrit, ajo u përgjigj: ’Kështu edhe duhet, dashtë Zoti! Ata janë
myslimanë. Sa më shumë që vdesin, aq më mirë për ne.”
Edit Durham denoncon
dhunën ndaj shqiptarëve muslimanë:
“Refugjatët nga territori i Plavës dhe Gucisë, i okupuar së voni, i është
nënshtruar ‘konvertimit’ me dhunë nga myslimanë në ortodoksë. Mjetet bindëse
janë rrahja dhe kërcënimet me vdekje. Fëmijët janë marrë me dhunë dhe janë
dërguar në kishë për t’u pagëzuar pa lejen e prindërve. Edhe katolikët,
gjithashtu, janë ‘konvertuar’ në mënyrë të ngjashme.”
-Zotërinj kontinental dhe ndërkombëtarë, muk
duhet të toleroni dhe as të anashkaloni terrorizmin fetar ortodoks të Serbisë
sllave dheas oreksin dhe grykësinë e
Greqisë helenike, sespe nuk është as i ri dhe as i papritur. Është
problem madhor ideopolitik i njohur nga e gjithë Bota. Këtë qëndrim kanë
mbajtur që nga fiset semite të ashtuquajtur helenë, apo grekë dhe serbët qysh
nga dita e parë që ata shkelën në trojet e bekuara të Ilirisë.Ju kërkojmë
gjykim të paanshëm dhe drejtësi.
“Eh! Drejtësia është e barazvlertë e lirinë e shpirtit, të cilën e vendos vetëm i
virtytshmi!”
Po a e ekzistojnë
politikanë të tillë dhe kaq të virtytshëm vallë?!
Nderime për
sakrifikimn e jetës së Afrim Bunjakut në mbrojtje të trojeve kombëtare!
Vilhelme Vrana
Haxhiraj -shkrimtare,
Vlorë, 26.9.2023