Editorial
Florim Zeqa: Vjosa e ftohtë nuk e ngrohu dot zemrën e Fatlumit!
E marte, 26.09.2023, 07:55 PM
Vjosa e ftohtë nuk e ngrohu dot zemrën e Fatlumit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Lotët
janë ndjenjë e brendshme shpirtërore dhe reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk
janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme
shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë.
Kur qan zemra, lotët rrjedhin natyrshëm nga syri i njeriut!
Lum i gjatë fjalësh i
liderëve shtetërorë pa asnjë pikë loti
Vite
më parë, pas një sëmundje të rëndë ndërrojë jetë një bashkatdhetar i yni në
Itali. I ftuar nga familjarët e të ndjerit për pjesëmarrje në varrim dhe për
një fjalë lamtumirëse ishte një ndër momentet më prekëse në jetën time. Gjatë
fjalës lamtumirëse disa herë më thahej goja dhe më lagej fytyra nga lotët që më
rrjedhnin pa ndalë.
Kurse
gjatë mbledhjes komemorative dhe ceremonisë së varrimit të policit Afrim
Bunjaku, liderët shtetërorë prezantuan edhe nga dy herë me fjalët lamtumirëse
për heroin e kombit, por për habi asnjërit prej tyre nuk i rrodhi asnjë pikë
loti!
Në
gjuhën ironizuese kur fjalët nuk korespondojnë me gjendjen emocionale quhen
“Lot Krokodili”, të tilla ishin fjalimet e liderëve shtetërorë në ditën e
varrimit të dëshmorit Afrim Bunjaku.
Veprimet e parakohshme
të presidentes
Ndarja
e ngutshme dhe e parakohshme e dekorates dhe urdhërit më të lartë shtetërorë
‘Hero i Kosovës’ në ditën e varrimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani pa e
derdhur asnjë pikë loti për heroin, ishte i parakohshëm, i pasinqertë dhe i
mbështjellur me hipokrizi.
E
quajta të parakohshëm, pasi, zakonisht në ceremonitë mortore nuk ndahen
mirënjohje dhe dekorata, por vetëm shprehen ngushëllime të sinqerta për
familjarët.
Ngase
për dekorimin e heroit Afrim Bunjaku nuk do të bëhej vonë pas një jave, pas një
muaji dhe as pas një viti në 1 vjetorin e rënjes heroike.
Kjo
që e ceka më sipër u vërtetua katërçipërisht në momentin e dorëzimit të
dekoratës dy djemve të heroit, Fatlindit dhe Fatlumit. Presidentes përveqse i
munguan lotët, i mungoi edhe përqafimi për Fatlumin 10 vjeçar, për të cilin më
i vlefshëm do të ishte një përqafim i ngrohtë i presidentes sesa dekorata për
babain e tij, ngase përqafimi i ngrohtë i presidentes do të mbetej përjetësisht
i paharruar në kujtesën e tij.
Përderisa
të rriturit hipokrizojnë, të vegjëlit e ndjejnë dashurinë kur dikush atë ju
dhuron!
Vërtetë
ka pak vlerë dekorata për babain e tij, kur Fatlumit i mungoi përqafimi dhe
ngrohtësia e presidentes në ditën më të rëndë të jetës së tij!
Afrim
Bunjakun nuk e bën hero dekorata e presidentes dhe as “Lotët e Krokodilit” të
saj dhe tjerë liderëve shtetëror, por vepra e tij heroike në përballje me
forcat terroriste serbe!
Në
lamtumirën e fundit të policit Afrim Bunjaku, ju ranë maskat liderëve
shtetërorë!
Liderët
e shtetit ose janë mashtrues dhe hipokrit ose janë më keq se kaq, njerëz pa
ndjenja, ndryshe nuk ka si të arsyetohet vetpërmbajtja në momente të dhembjes
së madhe mbarëpopullore!
Kur qan zemra syri loton, kur nuk qan zemra syri mbetet i tharë si lumi pa ujë!