E marte, 18.06.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Fazli Maloku: Ndërroi jetë, Gruaja Qëndresë, z. Shukrije Bunjaku - Osmani

E diele, 20.08.2023, 08:00 PM


Ndërroi jetë, Gruaja Qëndresë, z. Shukrije Bunjaku - Osmani

Nga Fazli Maloku

Këto ditë ndërroi jetë, z. Shukrije Bunjaku - Osmani, bashkëshortja e atdhetarit, patriotit të përmasave kombëtare, drejtuesit për dekada të Ilegales shqiptare z. Kadri Osmani - Mani, i cili për këtë veprimtari atdhetare mori si "shpërblim"25 vite burg nga gjykatat serbo-sllave,nga të cilat i mbajti mbi 17 vite. Por, cili ishte roli i bashkëshortës së tijë z. Shukrije?

z. Shukrije, bijë fisnike nga dera e madhe e familjes së madhe Bunjaku, e njohur për atdhetari e patriotizëm, ishte një grua po ashtu e idealit, e brumosur me atdhetari e patriotizëm, i dha vedit detyrë që ti rrijë për krah burrit të saj, z. Mani, në rrugën e tij të shenjtë për çlirimin e trojeve shqiptare, të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nënlokën Shqipëri. Ajo jo vetëm i ndejti besnik bashkëshortësisë me z. Mani, por arriti të mbulojë me sukses mungesën e burrit në familje për plot 17 vite, duke ju përballuar sfidave të papërshkruara që ia sillte pushteti pushtues jugosllav përmes "udbashëve", "komitetlive" e sahanlëpirsve, puthadorëve fatkeqësisht shqiptarë! Këta sikur i kishin dhënë vedit për detyrë, duke e shfrytëzuar mungesën e Kadriut në shtëpi, ta shkatërronin deri në themel këtë strofull shqiponjash, në mënyrë që ta kenë më lehtë ta thenin qëndresën titanike të z. Mani përbrenda çelive të burgut, por edhe nëse Kadriu arrinë të dali ndonjëherë i gjallë nga këto çeli përbindshe, të mos ket ku të shkojë, familja nuk do ta pranojë si pjesëtarë i sajë! Në këto rrethana, në dukje të papërballueshme për racën njerëzore, do të shkëlqejë, z, Shukrije, si Grua Qëndresë, e cila me guximin zgalemian, nuk dorëzohet për as një çast, përkundrazi, ajo arriti ti rris, shkolloi të tre fëmijët: Rabitin, Hidajetën e Ylberin, të gjithë me arsimim të lartë, ti brumosi me atdhedashuri e patriotizëm, dëshmi për këtë është burgosja dhe dënimi me shumë vite burg të z. Hidajete, në moshën e saj të njomë, në "pranverën e madhe 81, në trupin e saj të njomë bashkë me qindra moshatarë të saj u derdh "udbëja"me gjithë arsenalin e saj për ta thyer e shtypur idealin e saj, por me kot.Nëse kësaj hataje i bashkangjitet edhe varëfërija e skajshme në familjen Osmani, duket e pabesueshme përballimi dhe mosnënshtrimi!

Ne shokët e z. Kadri, heraherës shkonim për vizitë në këtë çerdhe shqiponjash, po si nuk ndodhi vetëm njëherë të dëgjojmë:ankesa, rënkime apo edhe mallkime se kush na e solli e gjithë këtë katrahur?! Gjithmonë mbretëronte, dashuria, morali i lartë, karakteri i fortë, mikpritja e harmonia, dhe ishte vështirë t'ia gjeje burimin e kësaj force rrezistuese. Ne shokët e Kadriut shkonimim si lepuj në këtë strofull të ngrohtë shqiptarie, por dilnim si luajë, krenarë të brumosur për t'iu përballuar sfidave që na pritnin. Këtu e fitonim bindjen e gjërat e vështira mund të përballohen kur nuk mungon guximi, vullneti e ideali i lirisë. Shpeshherë ia kam shtruar mikut tim të shtrenjtë të idealit, z. Mani: Kush e pati më vështirë ta përballoi rrugën që e ndoqet ti edhe z. Shukrije?! Përgjigja ishte e shpejtë, "Pa fije dyshimi, Shukrija e pati më vështirë se unë"!

Por, unë them me bindje se po të mos ishte mishruar kjo bashkëshortësi z. Mani dhe z.Shukrije, me këtë fuqi në dukje magjike, e që në të vëretë ishte trashëgimi e krijuar me shekuj e dekada nën çizmën pushtuese. Brezi i ri sot dhe ai që do të vijë nesër do e gjejnë një rrugë të trasuar, të ndritur e shumë me vlerë se si duhet sakrifikuar, dashur e gadishmërinë për flijim, kur është në pyetje Liria dhe Atdheu. Por sa raste e shembuj të tillë kemi në historinë tënë të lavdishme për tu shkruar e për të mos u harruar, këto burrëresha, atdhetare e patriote të brumosura me idealin e Lirisë, çlirimit e të Bashkimit kombëtar si Nëna Ajshe, Nëna Shukrije...? Gjithë ata që e kanë zanatë të shkruajnë për këto pasuri kombëtare që i patëm.

Kujtimi e respekti do të mbetët i paharruar për z. Shukrije Bunjaku-Osmani.

Lavdi jetës e vepres të z. Sukrije!

Fazli Maloku, Prishtinë, 18 gusht 2023



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora