Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë
E diele, 04.06.2023, 07:45 PM
Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Gjithnjë e më shumë shtete theksojnë respektin për
"punët e tyre të brendshme". Ku janë kufijtë e sovranitetit të
shteteve sot?
***
Në politikën ndërkombëtare, shumica e koncepteve
kontestohen. “Sovraniteti” është një prej tyre. Çfarë do të thotë që një
shtet të jetë sovran dhe çfarë kufijsh vendos për veprimet e shteteve të tjera?
Sot, termi është i lidhur ngushtë me idetë nëse ndërhyrja në politikën e
shteteve të tjera mund të jetë e justifikueshme, dhe si rrjedhim cila mund dhe
duhet të jetë detyra e një "bashkësie ndërkombëtare". Në mënyra të
ndryshme, sovraniteti është thelbësor për shumë nga konfliktet e sotme
ndërkombëtare.
Çfarë nënkuptohet me një shtet sovran?
Një shtet, ose shteti, është autoriteti më i lartë që
sundon mbi një zonë ose territor gjeografik; mundësisht të quhet edhe një vend.
Prandaj, vetë një vend quhet gjithashtu "shtet", si "shteti i
Shqipërisë”, “shteti i Kosovës” ose "shteti i Gjermanisë”. Një vend që
vetëqeveriset në këtë mënyrë quhet edhe shtet sovran.
Por, a është një shtet sovran Shqipëria e kapur nga
krye-mafiozi i droguar që fle në shtrat me kryekriminelin serb (nuk më
interesojnë aspak marrëdhëniet homoseksuale mes tyre por dëmtojnë Kombin tim),
nudisti i stërzgjatur që i përkulet paturpësisht Serbisë fashiste, naziste,
terroriste, pan-sllaviste e cila gjatë shekujve, me ndihmën apo indiferencën e
të huajve “të civilizuar” ka kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve?!
A është shtet sovran Kosova që në këto çaste shumë
tragjike-dramatike për Kombin dhe Vendin, nuk mbrohet nga të gjithë shqiptarët
(bashkarisht, pa dallime partiake, ideologjike, fisnore, krahinore, fetare...),
përkundrazi, më tepër sulmohet nga bastardët analfabetë shqipfolës, qentë e
zgjebur të rrugëve (“opozitarët”) dhe shumë fundërrina tjera të vetëshpallur
“gazetarë” e “analistë” - se sa nga nazistët, terroristët, fashistët,
pan-sllavistët e egër ardhacak dhe pushtues që duan ta instalojnë një Serbi
tjetër në territorin e Dardanisë pellazge-ilire-shqiptare?!
Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare.
Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për
shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që të gjitha shtetet të jenë
sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen nga të tjerët
kundër vullnetit të tyre. Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës
ndërkombëtare.
Çfarë do të thotë parimi i sovranitetit dhe
mosndërhyrjes?
Parimi i mosndërhyrjes, i njohur edhe si parimi i
sovranitetit shtetëror, është një parim që të gjitha shtetet kanë të drejtë të
qeverisin veten pa ndërhyrje apo kërcënime nga jashtë (sidomos nga fqinjët
pushtues). Parimi e ka origjinën në Paqen e Vestfalisë në 1648, kur traktati i
paqes shpalli sovranitetin e shtetit dhe i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare.
Sqarim (plotësim): Më 25 tetor 1648,
marrëveshja e paqes u shpall nga bashkitë në dy qytetet e negociatave Osnabrück
dhe Münster në Westphalia. Marrëveshja i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare në
Gjermani dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare të Pavarësisë në Holandën e Bashkuar,
duke rezultuar në pavarësinë holandeze nga Spanja.
Çfarë do të thotë termi sovranitet?
Sovraniteti është një e drejtë ekskluzive për të sunduar
mbi një rajon gjeografik. Termi është qendror për shkencat politike dhe të
drejtën ndërkombëtare dhe është i lidhur ngushtë me idetë për shtetin,
qeverisjen dhe demokracinë.
Cili është ndryshimi midis sovranitetit të brendshëm dhe
të jashtëm?
Shpesh bëjmë dallimin midis sovranitetit të jashtëm dhe
të brendshëm: sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me kontrollin që shteti duhet të
ketë mbi kufijtë dhe burimet e vendit kundrejt botës së jashtme. Sovraniteti i
brendshëm do të thotë që shteti duhet të ketë kontroll dhe ndikim mbi atë që
ndodh brenda shoqërisë.
Cili është ndryshimi midis një kombi dhe një shteti?
Në fjalimin e përditshëm, fjalët "vend",
"komb" dhe "shtet" përdoren shpesh si sinonime, por si
terma të përcaktuar dallohen nga njëra-tjetra:
Një vend është një zonë gjeografike.
Një komb është një grup njerëzish që ndajnë një
sërë tiparesh kulturore.
Një shtet është një grup institucionesh qeverisëse
me sovranitet mbi një sipërfaqe të caktuar toke.
Çfarë duhet për t'u bërë shtet?
Që diçka të konsiderohet shtet në kuptimin e së drejtës
ndërkombëtare, duhet të plotësohen këto kushte:
Shteti duhet të ketë një territor mjaft të
caktuar.
Shteti duhet të ketë një popullsi të një madhësie të
caktuar.
Shteti duhet të ketë një formë të qeverisjes shtetërore
të centralizuar, e cila ruan një rend të caktuar juridik.
Sovraniteti - është një term i
së drejtës ndërkombëtare që autorizon të drejtën e pakufizuar të një shteti për
të udhëhequr territorin e tij pa ndërhyrje nga të tjerët. Një shtet nuk është i
detyruar nga marrëveshje të tjera përveç atyre që ai ka pranuar vetë.
Anëtarësimi në BE, për shembull, nënkupton një shkallë të caktuar të heqjes
dorë (vullnetare) të sovranitetit.
Sovraniteti - është një e
drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritet të vetëm mbi një rajon gjeografik
ose grup njerëzish, si një komb ose fis. Sovranitetin në kuptimin e së drejtës
ndërkombëtare e ka një shtet, por në një gjuhë tjetër thuhet gjithashtu se një
qeveri ose një individ mund të ketë sovranitet. Një monark që sundon mbi një
komb sovran nganjëherë quhet sovran i atij kombi.
Një diktator i shtetit amë Shqipërisë, ndryshe tradhtar,
servil e mercenar i armiqve të përjetshëm që ka kapur gjithë pushtetet, ka
vjedhur gjithçka dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë nga
shqiptarët autokton dhe zëvendësimi i tyre me të huaj nga i gjithë rruzulli
tokësor, nuk është gjë tjetër përveçse një termit i qelbur.
Termitet janë insekte me metamorfozë jo të plotë, në
ndryshim nga milingonat, të cilat kanë stade larvore me metamorfozë të plotë në
milingona të rritura.