Kulturë
Alma Papamihali : Kejsi Tola ne Eurovizionin 2009, ne Moske
E diele, 21.12.2008, 10:59 PM
KEJSI TOLA NE EUROVIZIONIN 2009, NE MOSKE
Kejsi Tola
Nga Alma Papamihali
Nata e gjate e festivalit ne mbremjen e 21 Dhjetorit, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, shenoi dhe kengen prezantuese me te cilen Shqiperia do te prezantohet ne festivalin Evropian te kenges, Eurovizion, qe ne maj te vitit 2009 do te zhvillohet ne Moske (Rusi). Eshte pikerisht kenga "Me merr ne enderr", e kompozitorit Edmond Zhulali, me tekst te Agim Doci, interpretuar nga kengetarja e re, e cila ka qene dhe fituese e spektaklit "Ethet"...Kejsi Tola, me 126 pike.Ne vendin e dyte kenga "Nje jete" e kompozitorit Shpetim Saraci, si dhe ne vend te trete, kenga "Jehone" nga grupi WSF.
Spektakli i prezantuar ne menyre te persosur per heren e dyte radhazi nga kengetarja Elsa Lila, pati ngjyra edhe te nje humori dhe show, realizuar nepermjet dy aktoreve (ish protagoniste te spektaklit "Portokalli") Julian Dedaj dhe Gentjan Zenelaj.
Urojme nga zemra qe Kejsi te kete nje interpretim sa me dinjitoz ne Moske, duke pasur padyshim mbeshtetjen e te gjithe bashkeatdhetareve tane, kudo qofshin shperndare neper bote.
URIME DHE SUKSESE TE METEJSHME KEJSI!
Shikoni kengen: