E enjte, 01.05.2025, 08:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Liridon Miftari: Letër Oqeanit

E enjte, 18.12.2008, 07:27 PM


Liridon Miftari
Liridon Miftari

 

LETËR OQEANIT

                                                                              Më: 34.13.0000

 

 I dashur Oqean

 

 Arsyeja pse të shkruaj ty është shumë e thjeshtë, askush sikur ti nuk më kupton, prandaj po të shkruaj. E kuptova se unë dhe ti jemi shumë të njëjtë. Edhe ti je i dashuruar, kemi edhe shumë pika të përbashkëta por do ti shpjegojë më vonë. Tani vetëm më lejo të të them se po të shkruaj vetëm pse e di se ti më kupton.

 Unë dhe ti, shoku Oqean jemi shumë shumë të njëjtë, mund të bëhemi edhe miq. Të jesh i dashuruar është një gjë që nuk mund të shpjegohet kurrë, kështu që as unë nuk do të përpiqem të të rrëfehem, vetëm dua që ta dish se si unë po vuaj, së paku këtë do ta kuptosh. Kam dëgjuar se edhe ti je i dashuruar prandaj dëgjoje rrëfimin tim.

 I dashur shoku Oqean, unë vuaj si letra kur digjet pamëshirshëm nga zjarri, vuaj si nata që me lotët e saj të quajtur vesë, i tregon mëngjesit vuajtjet e saja të zeza. Padyshim se me lotët që unë kam derdhur për të e vazhdoj të derdhi, do të mundja edhe ty. Mirëpo kanë një dallim sepse pikat e tua janë të njelmëta e pikat e mia janë pashije. Ti e dashuron Hënën dhe e sheh pothuaj përditë. Unë dashuroj një vashë dhe e shoh pothuaj përditë. Sikur Hëna që të ndriçon sa herë që e zeza natë të errëson,ashtu edhe vasha ime më ndriçon po për fat asnjë njeri s’e kupton. Shoku im, ti o Oqean, po të shikojnë me një sy ti dukesh aq i thjeshtë dhe harrojnë se sa e sa gjëra bart brenda vete. Ashtu jam edhe unë, po të më shikojnë me një sy, unë jam si një pupël në erë, por nga brenda unë barti sa e sa gjëra.

 E sheh se unë e ti jemi të njëjtë?! Unë vashën time sa herë që e shoh harroj kush jam, pse jam, si jam, çfarë jam, thjesht humbi i tëri. Bota më duket aq e vogël, dua të shpërthej por më dhimbsen tërë këto krijesa dhe prapë e kuptoj se bota është aq e madhe. Ka një bukuri si Hëna që ti e dashuron. Flokët e saja të gjata deri në bel e të drejta seç më bëjnë të harroj arsyen. Buzët e saja si qershitë më bëjnë që të vdes e të ringjallem 1000 herë në ditë. Bukuria e saj më ka pushtuar si një ushtri e madhe kur pushton një qytet të harruar nga koha, me gërmadha të stërlashta. Oqean, ti e di se sa e madhe është bukuria por vasha ime ka kapërcyer kufijtë e bukurisë. Ajo është një sirenë deti, por që ka vendosur të jetojë në tokë. Më ka vjedhë çdo mendim, më ka vjedhë çdo buzëqeshje, e si dëmshpërblim më dha dhimbjen. Më injoron si ty që të injoron Hëna edhe pse je aq i madh. O Oqean i dashur, atë e kam gjithçka, e kam ujë, ajër, bukë.

 Eh i dashur Oqean sa e sa herë jam përpjekur ta harroj, por vallë a harron të pish, marrësh frymë, e të ushqehesh? Hehe, padyshim pa ato kushte je i vdekur. I dashur Oqean unë vetëm dua ta puth buzën e saj, besomë se nëse nuk e bëj këtë unë do të vdes. Sikur mund të ndërronim diçka mes nesh, mendoj se do të ia arrinim suksesit. Unë do të merrja botën tënde të larmishme dhe madhështinë tënde e ti të merrje fjalët e mia. Më shkruaj edhe ti se si vuan, padyshim unë e di mirë por vetëm dua që ti të më tregosh, padyshim unë do të kuptoj.

 Shpresoj së Hëna do të kuptoj dhe shpresoj se pastaj edhe vasha ime do të më kuptoj. Të lutem kthema letrën sepse me të vërtet dua ta di sesi vuan i dashuri, Oqean. Ej, ej, ej, e si ta dërgoj letrën time?????????

 

P.S. E kam gjetur mënyrën se si ta dërgoj letrën vetëm pas tri ditësh kur vasha ime më dha një buzëqeshje...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx