E enjte, 01.05.2025, 09:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Mirdita: U themelua SHSHAF-i dhe teatri „Aleksandër Moisiu“

E merkure, 17.12.2008, 07:52 PM


Banush Hoxha, piktor, akademik
Banush Hoxha, piktor, akademik

SHTUTGART

U themelua SHSHAF-i dhe teatri „Aleksandër Moisiu“

Nga Dedë Mirdita

Në Gjermani, ndërkaq jeton dhe vepron një numër i kosiderueshëm piktorësh, aktorë dhe profilesh të tjera të artit dhe të kulturës nga Republika e Kosovës dhe vise e tjera etnike shqiptare të hapësirës së Evropës Juglindore.
Në mesin e gjithë popullatës shqiptare në Gjermani, disi si më të vetmuar, të themi kështu kushtimisht, pa ndonjë organizim të mirëfilltë institucionale, ishin pikërisht ata që merren me arte të ndryshme. Ishte kështu sepse puna e tyre është me shumë specifika, që në radhë të parë kërkon kushste, të cilat, kudo, jo lehtë sigurohen, e në vend të huaj,  për sigurimin e tyre është mjaft vështirë, dhe lypset vetëmohim, e herë-herë edhe sakrifica.
Banush Hoxha piktor akademik, Hanife Mullavda, dizajnere, Ramadan Zeneli, gazetar, si dhe disa veprimtarë të tjerë kulturorë, vendosën për themelimin e shoqatës dhe të teatrit të cilën po atë ditë e emërtuan “Shoqata Shqiptare e Arteve Figurative dhe teatri “Aleksandër Moisiu”. Kësisoj, një ide pak më e hershme, u bë një nismë e mirëfilltë. Fatlumnisht këtë nismë, që në fillim e përkrahën ndieshëm organet përkatëse gjermane në Shtutgart.
Krah të fuqishëm që nga fillmi dha piktori ynë i madh dhe i mirënjohur edhe në Gjermani, e gjetkë, Gjelosh Gjokaj, i cili tash sa vjet jeton dhee vepron në Ausburg të Gjermanisë. Ai madje pranoi të bëhet anëtar nderi dhe këshilltar i Shoqatës.
Në gjithë këtë rrejdhë gëzon fakti që organet kulturore të Shtutgartit, jo vetëm që janë shprehur pozitivisht, por njëkohësisht kanë shfaqur gatishmëri për të siguruar kushte të nevojshme për ta bërë realitet këtë nismë të shqiptarëve ql jetojnë dhe veprojnë në mesin e tyre. Ato menjëherë janë zotuar, që sa më shpejt të gjendet një lokal për veprimtaritë e Shoqatës, si për ekspozitata e galeri të përhershme e atele, ashtu edhe ër shfaqje teatrale dhe manifestime të tjera kulturore, që pa dyshim do të mirëpriten, jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga artdashësit gjermanë. Madje, mbase, për këta të dytët do të jenë me interes për t’i njohur nga afër vlerat e mirëfillta të arteve dhe të gjithë kulturës shqiptare në tërë vazhdmësinë e saj shumëshekullore. Kjo, pos të tjerash, do të jetë edhe një dëshmi për opinionin gjerman  e tjetër se shqiptarët kanë një kulturë të lashtë, aq sa është e lashtë gjeneza dhe qenia e tyre, e pasardhësve të ilirëve.
Gjithçka që parashihet në këtë plan, nëse realizohet, mund të shprersohet se do të ndikojë dhe ndihmojë në integrimin e shqiptarëve në këtë vend-mik të dëshmuar, këtu e më herët, të shqiptarëve dhe të atdheut të tyre. Prandaj, me plot gojë mund të thuhet se puna e “Shoqatës Shqiptare të Arteve Figurative dhe Teatrit “A. Moisiu” do të jetë me vlerë të madhe dhe të shumëfishtë për shqiptarët në këtë pjesë të mërgatës perëndimore.Me qëllim të realizimit më cilësor të synmeve të veta, shoqata mirëpret gjithë piktorët, aktorët, shkrimtarët dhe artistët tjerë, sepse, kjo është e vetdijshme se pa pjesëmarrjen e tyre aktive, mnd të ketë mangësi dhe puna tërësisht nuk mund të jetë cilësore. Padyshim, se shumë i mirëpritur është edhe interesimi i gjithë atyre që këtë shoqatë mund ta ndihmojnë materialisht, sidomos në fazën e formimit.

(FOKUSI, e enjte, 26 shkurt 1998)

Jeta

Aleksander Moisiu, 1906
ALEKSANDËR MOISIU
2.4.1879-22.3.1935

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor shqiptar.
Moisiu u lind Kavajë. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku ai me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”). 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx