E enjte, 24.07.2025, 09:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikel poetik nga Mazllum Saneja

E marte, 16.12.2008, 07:39 PM


ArsPoetica

 

/ dëshironi të jem i qartë /

 

   / Ewa Smietanskes /

 

 dëshironi të jem i qartë

të përshkruaj drejt realitetin

derisa mbi mua

rrota makinash sillen para syve

hapësirë e përhime struket në errësirë

nata shkëputet nga shtrati

 

ndiej qarkullimin e gjakut në damar

dhe sirenën e automobilit të shpejte

frika zmadhon bebëzën e syrit

thuajse ndalon frymëmarrjen

 

në vend të turmës së madhe të njerezve

që shkon para meje

dhe mban parulla

unë shoh

gruan e sëmurë

e cila me vështirësi zvarritet nëpër tokë

 

në vend të qytetëve të mëdha

rrokaqiejve ashensorëve

dhe shkallëve lëvizëse

unë shoh

kasollën e mjerë në fshat

dhe njeriun e çmendur nga dashuria për tokën

njeriun e moshuar

i cili nuk lëviz më

nga vendi

 

në botën time të  shqetësuar ka tronditje

ju lutem të mos i rregulloni fotografitë dhe rrangullat

 

Varshavë,

Tetor 1999

 

/ në mes  jetës  dhe artit /

  

     / Ali Podrimjes /

 

në mes jetës dhe artit

fluturon zogu magjik

 

atëbotë kur i afrohet jetës

jeta furishëm shkëlqen

 

atëbotë kur i afrohet artit

arti furishëm artësohet

 

asnjeri zogun nuk e kishte parë kurrë

pakkush vetëm di

se zogu ghithnjë rri në prehër të nuses

 

megjithatë gjithmonë gjendet dikush

që gjuan zogun

 

nëse ndodh ta qëlloj

njerëzit humbin sytë

 

bota pastaj kredhet në mugëtirë

arti bëhet mjegull

 

po jetë më nuk ka

 

Varshavë,

tetor 1999

 

/ në mes jetës dhe vdekjes /

   

          / Agim Bycit /

 

në mes jetës dhe vdekjes

sillet arti

 

atëbotë kur I afrohet jetës

jeta shndërohet në flakë

 

nga brendësia hidhen

vrasësit dhunuesit mashtruesit gënjeshtarët

njerezit e rremë profetët demaskuesit shpifësit lajkatarët

tradhëtarët frikacakët kriminelët

persona të dyshimt xhandarmë hiena

budallej gra budallaqe

 

dhe mesi I jetës

përmbushet me qartësi të madhe

 

ata që shikojnë

nga jashtë

çuditen

për të papritura

bien e ngrihen

 

dhe jeta rrjedh

përmbi ujera përmbi tokë

globi I ndritshëm

kometa

 

konstelacioni I humbur I pikëllimit

shpie kah perjetësia

 

atëbotë kur arti I afrohet vdekjes

nj2 hije e gjatë bie para nesh

 

kjo vdekje me ata jerëz të rremë aq furishëm zhduket

nën shikimin tënd

 

 Varshavë,

tetor 1999

 

/ në mes të jetës dhe artit /

  

     /  Ferhat Bicurrit  /

 

 

në mes të jetës dhe artit

sillet vdekja

 

dora e zezë e karpateve barbare

 

gjatë nuk I afrohet jetës

  fillim yjet

që të frymojnë me përjetesinë

me të bukuren  me llahtarinë

 

pastaj errësirën

që njeriu të mësohet me përulësinë

 

zogjtë

që të gjakojë për pafundësinë

 

hijet e botave të perënduara

që të  njoh pasigurinë e fatit

 

të vdekurit

që të jenë pasqyrim I fshehtësisë

 

pastaj hapësirën e paanë

që të caktoj kufijt e mendimeve

 

kohën

që të kumbojë me çelësa

portave të fundit të ëndrrave

 

pastaj të qeshurit

përqeshjen

talljen

dhe mosbesimin

 

zbrazëtirën

indiferencën

heshtjen

dhe më në fund

urtinë

 

 

atëbotë kur vdekja I afrohet  jetës

jeta kthehet së prapthi

 

e përmbusur me përbuzje

skepticizëm

me qeshje tallëse

shkon para vetvetes

me sy të mbyllur

sikur të njihte udhën

përmes pavdekësisë

 

atëbotë ku vdekja I afrohet artit

hapet humnera e kozmosit

 

dhe së andejmi

një bletë e vogël fluturon

 

Varshavë,

mars 2000

 

 / në mes të artit dhe vdekjes /

 

  /   Artur Kowalsit  /

 

 

në mes artit dhe vdekjes

sillet jeta

 

atëbotë kur I afrohet artit

arti përmbushet me dhembje

vetmi nostalgji

me absurd me mjegull

 

nga portrete vënë kokat

kelthitjet në shkretëtirë

duart e shtrira të fundosura në oqëeane

këmbët e përshkuara përmes flakës

 

nga një muzikë e rëndë

fëshfërin kozmosi

 

pastaj degjon zëra të vdekurish

dhe këngën  e zogjve në fluturim

 

nga  librat lindin

fantazma frika tmerre

ëndrra halucinacione ankthe

nët të varura në pritje në yje

pika të mëdha të djersës të gjakut

 

dhe një hidhërim I madh

përshkron hapësirën lartësitë

 

atëbotë kur jeta i afrohet vdekjes

gurët nuk rënkojnë në qetësi

pyjet nuk shkretërohen

qielli nuk ngurtësohet

fushat befas nuk thinjen

 

dhe nga arti  fluturon veçse ajo flutur e bardhë

dhe lundron përmes aortes së heshtur të botës

 

dhe vdekja hap gjerë e gjatë

buzët e përjetësisë

 

 

dhe në mes të njerezve

një vrimë

vendi për presje

në gramatiken e librit të gjinisë

 

atje madje nuk ka vend

as për pikëpyetje

 

Varshavë

mars 200

 

 

/ gjithnjë më pyesin… /

 

  / Stefan Starczewskit /

 

 

gjithnjë me pyesin

përse nuk shkruaj vjersha

përse nuk botoj libra

vitet shkojnë e ti asgjë

 

diku afër dëgjoj vërshëllimën e gjarprit

ky mjedis krijues vërshëllen nga gëzimi

zgjat qafën kah metafizika

 

unë hesht

sepse nuk kam asgjë askujt për t’i thënë

nganjëherë dëgjoj si me pushon zemra

si fashitet pulsi

nganjëherë mendoj mbi zotin që nuk është

 

nganjëherënë fanitje shoh gjakun e derdhur të njeriut

nganjëherë zogj të zez

nganjëherë foshnjen duke klithur

nganjëherë të verbërin

 

tulatem pas murit

nuk mund të fle

nuk mund të marr frymë

asgjë nuk dua

asgjë nuk ëndërroj

vështroj errësirën

 

askush nuk troket te porrta

në këtë shtëpi nuk ka dyer

 

 

 

Varshavë,

prill 2000     



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx