Kulturë
Ismet Tahiraj: Cikël poetik
E enjte, 18.12.2008, 07:16 PM
F I T A
Ismet Tahiraj
Numrat e telefonit t’ i kemi të përbashkët
T’ flasim nëpër kohë të lashtë
Se një udhë s’ na hedh udhës
Shurdhmemec do i kthehemi kullës
Numrat e telefonit t’ i kemi të përbashkët
Fëmija lind memec e hiç i shkathët.
2.
udha na shpje udhës
gjenealogji e shurrës….
3.
fëmijës patjetër i duhet ushtrimi
ngërç i bie kërdhokulla
e huq shpëtimi…
II.
Fjalët derdhën si barrë
Hark i Dubravës, bie mbi dardhë…
RRETHI I ZHVESHUR
Ëmë e bijë, të bardha
Me shtat selvi ,oh ç’ bukuri?
Rrëshqasin duarve , si ngjala , taverneve
Oh ,ç’ rreth mavi , mbi gji?
Zana përrallore, ç’ fantazi?
Ai hundshkabë, korpulent që s’ di me u ngi
Po, po mami ai picirraku
Si pleshtpularie, kudo më lëpi
Dhe s’ ka ndot , as mëri.
2.
grua apo fantazmë
a krua për të gjithë
etja vije me etjën
tinëzisht….
N’ RROGOZ TË BUTË
Rrogoz i shtruar butë
Për dhjamosurin kurnac
Kishte parë ëndërr llahtari
Që minjtë i grimconin paratë
Hovshëm u ngrit n’ mesnatë.
2.
n’ arkë i kishte paratë
pale , pale ,kishte vënë dhjamë
siklet i tmerrshëm , o xhan
duar dridhës
kur pinte kafe me filxhan….
Dikush paratë ia kishte përlarë
Falso, i kishte dhënë më parë.
I dhjamosuri kur deshi t’ blejë
I tha shitësi: këto para më s’ vlejnë……
TYMNAJË VDEKJE
Dera erë tymi dendurisht bie
Kokë me kokë nëpër tavolina
Përshpërisin gotat cakërrohën.
Jasmina bëhet flutur pranvere
Zotërinjtë në buzëqeshjet e saj ngatërrohen.
Dhoma erë alkooli bie
Fjalët kutërbojnë jargitje.
2.
dikush futurës t’ ia thithë gjinjtë dëshiron
tjetri më xhentilesë-spektrin
dhoma mbanë erë vdekjeje ngjyrash
L E M Z O J
Lemzoj, në guvën e gjoksit tim ka mëri
Pahiri duart i kisha shtjer n’ xhepa
Fërshëlleja trotuarit
E shoqja e Xhemkos n’ aneksin e kujtimeve
Si bimë hithi me doli
E bujshme, harvallinë.
2.
pahiri duart kishin ngel’ n’ xhepa
për inat dielli i qershorit , sos
qerosi Xhemko hingrizët
pelë e tij i rri mbi kokë
3.
pranova dhe pelat tjera
pas hamshorëve
godasin me shqelma
krifë e frizurës s’ tyre
farfurin fort….
pahiri unë vështroja
kraharorin shkëmb
Xhemkoja e çonte
Prej toke , n’ qiell
Prej qiellit në tokë…
4.
shkriheshin ai dhe pelë e tij
gaz e lot….
PA SKLEROZË
( Ibër, Mitrovicë 2007 e tutje)
Ikë mbase më tha vetja , tutje ikë
S’ ka për ty aty derë , as mik.
Mos i merr gjërat shumë serioz
Aty ka më tëpër leprozë
Syve mos u lë
Sklerozë…..
2.
ikë me tha vetja tutje ikë
dro te pret një heshtje
e një thikë…
Ismet Tahiraj: Cikël poetik
DY DËRRASA EKSIK
Barkqitjet na hanë
Këmbkërcure
Nëpër hi,
E gishtat kalanicave.
Herbarium memec i lashtësive
Dy dërrasa eksik
M`i dhanë
Shoqatat humanitare.
II.
Ec e dil , e ec
Fjalëthërrave
Sa shumë gojëve
U qelbet era…
MË VAJË N’ BUZË
Unë s’ pashë as një njeri
As një t ‘ tillë n’ panagjyr
Unë pashë një kërthi
Më vajë n’ buzë , e syshqyer.
2.
turma ecte avash , avash
kujdes vëlla , kujdes
po e shtypni këtë kërthi
mëkat!
3.
se ai nga zori, doli këtu
këtu lyp e qanë hallin,
ndoshta ju s`e dini
shtëpi e prindër
lufta ia kalli…
4.
kujdes vëlla , kujdes
ai rritet
e koha shket…
A C A R
(9.12. 2006 )
Në të madh acar
Tëpër ngrohëtsirë.
Udhëve u qesin
Bar pleshtash.
2.
klounet
klonojnë kuq!
3.
deomos puritanije
e Ditës.
RRËKESË SË IBRIT
Ujë rrëkesë së Ibrit
nuk pi ,
më pelegrinazhet
Si krahosh rreth qafe
Kurthohem tani.
2.
E zë , erë e tmerrshme po fryn
Po heq çatitë,
Pelegrinazhet e Ibrit
Më sytë vetetimë
3.
Se kush atje , nuk ka tretur
As, ikur kush, as zemrat nuk kanë
Rrëkesë së Ibrit , dot nuk pi
Vdekjet e haretë, më lidhin, gjerdan.
Kush ikën , kush atje shkon
Etjën ta shuajë , të përndezur,
Një magjepse me trazon
E fjalët e tjerrura, na i trodhën.
4.
Rrëkesë së Ibrit , më nuk pi
Ato që veç pelegrinazhet
na hedhin në fytyrë.
Shtëpive ende të ngrehura
Era tmerrshëm po fryn