E enjte, 01.05.2025, 03:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kujtim Malli

E shtune, 20.12.2008, 08:05 PM


Demir Krasniqi
Demir Krasniqi
Demir KRASNIQI

 

KUJTIM MALLI

 

Sa e ëmbël është kënga e shqiptarit,

Sa i përmallshëm është zëri i mërgimtarit!

Sa i ëmbël është zëri i bilbilit,

Aq më i ëmbël është zëri i Agimit!

 

Të mbajë mend kur :”More rrugën për në det “,

Dhe në vend të kripës – na solle  sherbet !

“Lulet” të dëgjonin dhe “ çelnin në dritare”,

Ato hidhnin valle në dasmat  shqiptare!

 

I mbaj mend dasmorët në pajtime gjakesh ,

Kur  sharkia jote , kumbonte n’ ballë  oxhakësh !...

Por nuk e di oxhaku yt ,  ku do të qet tim ,

O, vëlla i gjakut – miku im Agim?!

 

Agim Gashi
Ndoshta mërgimtarët , koha do t’i  tres,

Por kënga e bilbilit,  kurrë nuk do të vdes!

Ajo do t’ jehojë fuqishëm dhe krenare -

Edhe atëherë kur rrënohen oxhaqet shqiptare!...

 

Kush s’ ia ngrehë bilbilit, një çati mbi kokë –

Do ta mallkojë djepi , do ta mallkojë kjo tokë !

Se çerdhja e bilbilit s’ peshohet me ari –

Ai, do t’ vdes aty, ku ka lind së pari !

 

Këto vargje nga shpirti  - nuk  dolën  pahiri –

Për ty, vëlla Agim, i shkroi Demiri !

Se zëri yt ,  gjithmonë n’ vesh  m’ tingëllon

Dhe zemra ime, kurrë nuk të harron !

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx