| E shtune, 20.12.2008, 08:05 PM |
Demir KRASNIQI
Demir Krasniqi
KUJTIM MALLI
Sa e ëmbël është kënga e shqiptarit,
Sa i përmallshëm është zëri i mërgimtarit!
Sa i ëmbël është zëri i bilbilit,
Aq më i ëmbël është zëri i Agimit!
Të mbajë mend kur :”More rrugën për në det “,
Dhe në vend të kripës – na solle sherbet !
“Lulet” të dëgjonin dhe “ çelnin në dritare”,
Ato hidhnin valle në dasmat shqiptare!
I mbaj mend dasmorët në pajtime gjakesh ,
Kur sharkia jote , kumbonte n’ ballë oxhakësh !...
Por nuk e di oxhaku yt , ku do të qet tim ,
O, vëlla i gjakut – miku im Agim?!
Ndoshta mërgimtarët , koha do t’i tres,
Agim Gashi
Por kënga e bilbilit, kurrë nuk do të vdes!
Ajo do t’ jehojë fuqishëm dhe krenare -
Edhe atëherë kur rrënohen oxhaqet shqiptare!...
Kush s’ ia ngrehë bilbilit, një çati mbi kokë –
Do ta mallkojë djepi , do ta mallkojë kjo tokë !
Se çerdhja e bilbilit s’ peshohet me ari –
Ai, do t’ vdes aty, ku ka lind së pari !
Këto vargje nga shpirti - nuk dolën pahiri –
Për ty, vëlla Agim, i shkroi Demiri !
Se zëri yt , gjithmonë n’ vesh m’ tingëllon
Dhe zemra ime, kurrë nuk të harron !