Kulturë
Agim Gashi: Me zogj t´malit bisedoj
E premte, 19.12.2008, 07:16 PM
Agim Gashi
Me zogj t´malit bisedoj
Kam dalë herët majë Monchaut
E jam ulë pak me pushu,
I kam lutë zogjët e malit
Me mu pak me bisedu.
O Ju zogj që fluturoni
Pashë natyrën që e gzoni,
Merrni kto fjalë të mia t´ngrohta
E n´Kosovë ju të mi qoni.
Atje ashtë vendlindja ime
Që për te unë jam shkrumu,
Atje kam dhe nanën time
Që sa shumë jam përmallu.
Nanën time unë shumë e du
Pash n´jat Zot t´fala me i qu,
M´ka marrë malli sa ma ska
Rudhat n´ballë me ia pa.
Sa e shkreta ashtë shkrumu
Që sa vite tue m´pasë mall´ ,
Po i shkon jeta pa ndrru llafe
Pa u knaqë me t´madhin djalë.
Zogjt e malit janë betue
Edhe fjalët mi kanë marrë,
Fluturimin e kanë nisë
Me i qu n´Kosovë k´to fjalë.
Që sa vite po kalojnë
Zogj´t haberin sma kanë pru,
A mos m´qoj noj kush të fala
Mos ka pyet ndokush për mu?
Pas shumë vitesh n´dritaren time
Disa zogj po më trokasin,
Kem nji lajm për ty Agim
Si në kor nisën t´bërtasin.
Tanë Kosovën e kem kalue
Në çdo cep t´falat tue i lanë,
Askush për ty nuk na ka pyet
Përveq njaj plake që i thue nanë.
Jemi ndalë n´gërmadha t´shpisë
Se çetnikët e kishin kallë,
Tue i pa librat e djeguna
Edhe ne jemi përmallë.
N´dash me shku ndoj herë n´Kosovë
Me e pa nanën sa ashtë gjallë,
Kish dy molla po ti ruente
Me i ngranë me t´madhin djalë.
Qorap leshi t´kish marue
Po ti ruente me gjelozi,
Pos Agimit djalit t´madh
Askush n´kambë ska me i shti.
Shumë do rrudha iu kan shtu
As me sy spo pake mirë,
Ishte krrusë shkonte me krroqe
Por e kishte zemrën e dlirë.
Përmallimi sa m´kaploi
Lotët po m´shkonin rrëke,
Sa e randë jeta e kurbetqarit
Ma mirë ish´ mos me pas le.
N´mëngjez herët posa ngrihem
E puth flamurin kuq e zi,
E puth hartën e Arbnisë
Tanë atdheun e fus në gji.
O ju zogj të vetmit miq
Po ua la nji amanet,
Mu te vorri t´më ligjëroni
Kur të ndahem nga kjo jetë.
Përmbi vorr timin t´ma shkrueni
JU o zogj njo epitaf,
Ktu pushon zemërthyemi
Kurbetqari i pa fat!
10.05.1998
Düren