Mendime
Enver Bytyçi: U festua me shume bam-bame!
E diele, 31.07.2022, 06:45 PM
Enver Bytyçi:
U
festua me shume bam-bame ajo qe u konsiderua 100 vjetori i lidhjeve diplomatike
midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes!
Po
te isha une organizator i kesaj feste, do te beja dicka te thjeshte, pa shume
vemendje. Kjo per disa arsye:
1.
Se pari, vertet 28 korriku ishte 100 vjetori i lidhjeve diplomatike, por jane
vetem 49 vite marredhenie diplomatike. Ne vitet e pushtimit nazi-fashist dhe te
diktatures SHBA-te nuk kishin marredhenie diplomatike me Shqiperine. Kjo kap
nje periudhe prej 51 vitesh. Prandaj dhe eshte e diskutueshme nese duhet te
konsiderohet 100 vjetor apo 49 vjet lidhje te perbashketa midis te dy vendeve.
2.
Lidhjet diplomatike midis Shqiperise dhe SHBA-ve u relizuan ne vitin 1922, kur
kryeminister dhe arkitekti ketyre lidhjeve ishte Ahmet Zogu. Ne vitet e Mbretit
Zog I keto marredhenie ishin te shkelqyera. Por asnje aktivitet perkujtimor i
ketyre diteve, aq me pak ne takimin e kryeministrit dhe miting-koncertin e
dates 28 korrik, nuk promovoi kete fakt! Gjithcka u fokusua te kulti i Edi
Rames! E nese edhe ditelindja e babes tim do t'i sherbente kultit te Rames, ose
dikujt tjeter, nuk do isha dakord te festohej! U duk sikur i gjithe organizimi
i festes(ave) po i sherbente pushtetit te pakufizuar te kryeministrit shqiptar!
Madje edhe fotot u shiten si te tilla!
3.
Nese festohej 100 apo 49 vjetori i lidhjeve diplomatike midis SHBA-ve dhe
Shqiperise, atehere duhej shenuar pa frike e verteta historike se vizita e
George W. Bush ne Tirane me 10 qershor 2007 eshte pika kulmore e ketyre
marredhenieve. Po ashtu vizitat ne Shtepine e Bardhe te presidenteve dhe
kryeministrave shqiptare. Apo akti i pranimit ne NATO te Shqiperise. Nuk ka
event tjeter te ketyre permasave ne marredheniet miidis te dy vendeve. Por keto
ngjarje u fshine nga kujtesa perkujtimore per arsye te politikes ditore.
Nje
ngjarje perkujtimore qe nuk i permbahet te vertetes eshte demagogji! Te tilla
shqiptaret kane festuar me qindra gjate 50 viteve diktature. Me retushim te
aktoreve dhe personazheve historike. E njejta gje ndodhi ne rastin e
perkujtimit te dites kur u vendosen per here te pare marredheniet diplomatike
me Ameriken.
Pa
asnje dyshim, edhe nese kjo date festohet cdo vit, ajo i ben mire kujteses
historike te shqiptareve. Por kur humbet objektiviteti dhe e verteta fshihet
pas vendimeve "non-grata", atehere nje feste e tille kthehet ne te
kunderten e efektit te saj, per te cilin eshte nisur te zhvillohet! Historia
eshte e pameshirshme, nuk fal as me te fuqishmin! Prandaj dhe diplomacia duhet
te jete me fleksibel!